Këtë muaj e filluam me Hënën e Re në shenjën e Akrepit. Do keni ndryshime dhe mundësi të papritura në gjërat që i keni të përbashkëta me partnerin, në punët që kërkojnë analizë. Do gjeni liri financiare dhe do bëni çfarë të jetë e mundur për t’i ofruar veten autonomi dhe pavarësi financiare, ndoshta dhe ide apo rrugë që s’i keni konsideruar më parë. Çdo gjë që ju ka lënë pas në këtë drejtim, do ju lirojë vendin ku keni dashur të uleni prej kohësh. Mund të merrni një vendim të rëndësishëm lidhur me fëmijën tuaj ose të zhvilloni një bisedë shumë të rëndësishme mes jush dhe një të njohuri të ri ndaj të cilit mund të keni tërheqje romantike.
Në qoftë se jeni beqarë, mund t’ia kaloni shumë mirë në njohje të mira.
Pritet një ndryshim shumë i madh lidhur me shtëpinë tuaj, në një mënyrë ose në një tjetër. Ka shembuj të ndryshëm që mund t’ju jap dhe opsioni më i mundshëm lidhet me transferimin, me ndryshimin e shtëpisë, ndryshim vendi, mund të edukoheni dhe të merrni më shumë vëmendje prej njerëzve më të rëndësishëm në këtë moment për ju, mund të zotëroni më shumë mjete që ju japin lehtësira në jetë si makina, mjete të tjera me të cilat lëvizni, pajisje të ndryshme elektronike dhe në përgjithësi, jeni të favorizuar për të jetuar një fundviti me një paqe më të madhe mendore. Mund të merrni lajme shumë të mira lidhur me pronat, mundet që të përmirësoni një marrëdhënie familjare, mund të merrni lajme të mira lidhur me rritjen e familjes së një të afërmi ose familja juaj mund të rritet. Nëse nuk jeni të kënaqur me personin me të cilin ndani dhomën, ndoshta personi do largohet, ose nëse nuk doni që të jetoni në një ambjent me qera më vete, do gjeni personin e duhur për ta ndarë shtëpinë apo dhomën tuaj.
Në datën 15 Nëntor do ndodhë një hënë e plotë në shenjën e Demit e cila tregon për ju një finalizim në një çeshtje karriere, ndoshta do emocionoheni shumë mbi një punë, ndoshta disa prej jush do kenë një përfundim në një punë e cila nuk nxjerr më të mirën tuaj, ose do finalizoni një projekt të rëndësishëm pune.
Në datën 19 Nëntor Plutoni do kalojë njëherë e mirë në shenjën e Ujorit dhe nëse deri në këtë datë financat nuk iu janë dukur mirë, kjo pjesë do përmirësohet dukshëm pas kësaj date. Do keni mundësi për të krijuar pak më shumë kursime. Mërkuri është i drejtë tani në shenjën e Shigjetarit duke ju dhënë shumë nxitje dhe ritëm në punët që lidhen me gjërat e shtëpisë (gjërat që kam listuar më lart) por pas datës 26, Mërkuri do zmbrapset dhe do ju shtyjë që t’i rishikoni dhe të merreni dhe njëherë me rregullimin e një gjëje që s’e keni bërë mirë, gjë që mund të përfshijë dhe marrëdhënien me një të afërm, një marrëdhënie që do rregulluar ose sqaruar.
Është muaj kur ju realizohen shumë dëshira, ndoshta më shumë seç keni menduar që mund të realizohen në një kohë të shkurtër.
Qiell të mbarë.
Shënim: Shkoni tek Harta Astrologjike për të bërë porosinë me parashikimin tuaj astrologjik.