Dhjetori ju fton të përdorni logjikën dhe arsyen në çdo situatë. Ruajtja e ekuilibrit personal do jetë më e rëndësishme se sa përpjekja për t’i treguar dikujt se nuk e keni më në mendje. Përqendrohuni në qetësinë tuaj të brendshme dhe mos e kërkoni atë në reagimet apo qëndrimet e të tjerëve. Nëse keni vendosur të distancoheni nga dikush, bëjeni këtë për veten tuaj dhe mos prisni miratime apo justifikime.
Financat: Ky muaj sjell një përmirësim të ndjeshëm në situatën tuaj financiare. Do keni mundësinë të rikuperoni një humbje të mëparshme, qoftë në para apo në një pozicion pune. Kjo periudhë do jetë e favorshme për të eksploruar burime të reja të ardhurash dhe për të krijuar stabilitet më të madh ekonomik.
Karriera: Në punë, edhe pse mund të mos e pëlqeni mënyrën e veprimit të dikujt, mos e shmangni këtë person, pasi mund të ketë diçka që ju nevojitet. Tregohuni të kujdesshëm, por praktikë.
Shoqëria: Në marrëdhëniet sociale, mund të ndodheni përballë një situate ku duhet të vendosni se kush meriton të mbetet pranë jush dhe kujt t’i thoni lamtumirë. Nëse dikush është zhytur në kaos dhe kërkon ndihmën tuaj, mendoni me kujdes nëse është e nevojshme të përfshiheni apo nëse më mirë të mos ndërhyni. Në disa raste, është më mirë t’i lini të përballen vetë me pasojat e zgjedhjeve të tyre.
Dashuria: Për ata që janë në një marrëdhënie, partneri do tregojë mbështetje të madhe dhe do ju qëndrojë pranë, sidomos në momente të ndjeshme. Për beqarët, dikush mund të përpiqet të fitojë zemrën tuaj duke kaluar kufijtë e zakonshëm, por ju vendosni nëse kjo përpjekje është e përshtatshme apo jo. Nëse jeni të interesuar për dikë, tregojeni qartë. Nëse jo, komunikojeni po aq hapur për të shmangur keqkuptimet.
Këshillë për muajin: Kufizoni numrin e njerëzve që kanë qasje në energjinë tuaj. Vendosni prioritete dhe përkushtojuni vetëm atyre që e meritojnë kohën dhe vëmendjen tuaj.
Qiell të mbarë!