Gjatë këtij muaji do të ndiheni shpesh në pozicionin e mbrojtësit të njerëzve të tjerë. Do ju duhet të vendosni kufij të qartë, pasi disa persona mund të mos respektojnë hapësirën tuaj siç respektoni ju të tyren. Kini kurajën të kërkoni respekt për nevojat dhe pritshmëritë tuaja, si ndaj vetes ashtu edhe ndaj të tjerëve.
Karriera: Për ata që janë në kërkim të një pune të re, ky muaj sjell mundësi të favorshme. Mund të merrni një telefonatë për intervistë ose të fitoni një pozicion që keni kërkuar prej kohësh. Nëse punoni në një ekip, dikush mund t’ju shprehë pakënaqësitë e tij, duke ndier se nuk është trajtuar si duhet. Do jetë detyra juaj të balanconi situatën dhe të vendosni drejtësi, por pa lejuar që kjo t’ju tërheqë nga objektivat tuaja personale.
Ritmi dhe energjia: Do të përballeni me shumë angazhime dhe ftesa. Sfida juaj do jetë të ruani një ritëm të qëndrueshëm. Mos lejoni që humori i momentit të ndikojë te vendimet tuaja. Ndjenjat e përkohshme nuk duhet të diktojnë të ardhmen tuaj: një moment i keq nuk është arsye për të sabotuar një plan të mirë, ashtu si një moment entuziazmi nuk duhet t’ju shtyjë të merrni vendime të nxituara.
Dashuria: Për ata që ndihen të pakënaqur në një marrëdhënie, ky është muaji i duhur për të reflektuar mbi atë që meritoni. Shumë prej jush mund të vendosin të lënë pas një lidhje që nuk ju përmbush dhe të hapen ndaj një dashurie më të mirë. Për ata që janë në çift, ky muaj sjell mundësinë për të marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen, qoftë një ndryshim në marrëdhënie apo një lëvizje që do t’ju sjellë më afër qëllimeve tuaja të përbashkëta.
Këshillë për muajin: Ruani balancën midis angazhimeve dhe dëshirës për të ndihmuar të tjerët. Jo çdo situatë kërkon ndërhyrjen tuaj, ndaj përcaktoni prioritetet me kujdes dhe përkushtohuni vetëm aty ku është vërtet e nevojshme.
Qiell të mbarë!