Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Tetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshqit, Hënën në shenjën e Peshqve, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshqve. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore në momentin tuaj të lindjes, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♓︎ Mësoni të thoni jo e të mos ndjeheni në faj mbi këtë. Ndoshta këtë muaj silleni shumë mirë me dikë ose disa vetë ndërkohë që nuk keni pse ta bëni këtë gjë. po jepni shumë prej vetes dhe ndërkohë ndjeheni të lidhur me një zinxhir faji dhe kjo ndjenja e fajit është arsyeja pse i jepni shumë energji dhe kohë njerëzve që nuk e meritojnë këtë prej jush. Sa herë që doni që të çliroheni prej diçkaje dhe të shikoni veten tuaj, ju ngacmon ndjenja e fajit dhe ia jepni veten njerëzve që nuk ju kthejnë mbrapsht të njejtën energji, prandaj duhet të mësoni të thoni jo. Në momentin që e bëni këtë gjë, i jepni vetes leje për të shijuar jetën më shumë dhe për tu ndjerë më të fortë. Mos u merrni me askënd që ju jep përshtypjen se nuk është për ju. nëse ndjeheni të palumtur mbi dikë apo me diçka, mos e fshini këtë ndjesi e ta mbani për vete. ka ardhur momenti që ta lini shpirtin tuaj të evolojë e të lini pas çfarëdo apo këdo që më shumë ju rëndon se sa ju jep kënaqësi. Në momentin që i lejoni vetes “luksin” e kohës për veten apo “luksin” e egoizmin, edhe përreth jush mund të shikoni se si krijohet më shumë bollëk dhe kënaqësi. Është një muaj gjatë të cilit mund të ndjeheni të shqetësuar mbi aspektin tuaj financiar por do jetë shqetësim i përkohshëm. Ndoshta edhe ju vetë në nënvetëdije e ndjeni se kjo është një periudhë e përkohshme e që do ia dilni ta mbështesni veten. Filloni të bëni plane mbi lëvizjen tuaj të rradhës.
Më datë 6 Tetor ora 13:05, do kemi Hënën e Re në shenjën e Peshores. Do ndjeni se ka ardhur koha për tu larguar prej diçkaje që e dini që nuk ju takon apo nuk ju përket. Do ndjeni se mund të lidheni më shumë me intuitën tuaj dhe se herët a vonë, ndihma që keni dhënë do ju shpërblehet. Duhet të bëheni më aktivë fizikisht, të kaloni pak më shumë kohë vetëm por jo duke bërë punë kësaj rradhe por duke medituar apo reflektuar në mënyrë që ta ndihmoni veten duke u bërë më të fokusuar e të qartë. Do lidheni më shumë me njerëz që janë të mirë për ju, me njerëz që mund t’ju japin një perspektivë shumë të mirë mbi veten dhe mbi situatën që keni në mendje.
Më datë 18 tetor Mërkuri do fillojë të drejtohet. Do vijë një mundësi e madhe për tu rritur e për të gjetur liri. Do ju duhet të merrni një vendim në dashuri ose në lidhje me një raport tjetër të rëndësishëm që mund të jetë një njeri që e keni njohur së fundmi ose një njeri që e njihni prej që më parë. Dëshirat që mendoni më shumë mund të manifestohen apo të kthehen shumë shpejt në realitet, më shpejt seç e prisni.
Më datë 19 tetor, Marsi do jetë shumë në harmoni me Jupiterin. Do keni një mundësi të madhe për të fituar diçka për të cilën po punoni fort. Do mësoni se mund të fitoni shumë kur fokusoheni shumë dhe do ndjeheni mjaftueshëm të fortë sa për të investuar e për të punuar shumë me veten. Do planfikoni diçka të madhe apo të rëndësishme për veten. Do ndjeheni shumë të motivuar dhe do bëni një zgjedhje të mençur.
Më datë 20 tetor ora 16:56, do kemi Hënën e plotë në shenjën e Dashit. Mund të arrini në një plan për rritjen tuaj financiare dhe për t’i siguruar vetes një qëndrueshmëri për tu patur zili. Do ju duhet që të sakrifikoni shumë, të ndjeheni të izoluar apo të vetmuar, por ky nuk është ndëshkim apo tregues që po bëni mëkat se pse doni që të arrini atë që ju thotë zemra. Sakrifica është sakrificë dhë për të arritur atë që duam shumë, nuk mund të pranojmë përtacinë apo mungesën e disiplinës nga vetja.
Më datë 23 tetor ora 06:51, Dielli do futet në shenjën e Akrepit. Do jetë një sezon gjatë të cilit nëse keni patur ndjesinë se keni marrë vendimin apo keni bërë zgjedhjen e gabuar, do ju bëhet më e qartë se keni shumë mundësi dhe se çdo ditë është një ditë e re. do ndjeheni shumë optimistë. Mund të ndjeheni shumë të shqetësuar mbi financat tuaja, shumë të pasigurt financiarisht por gjithë këtyre shqetësimeve do i gjeni përgjigje në momentin e duhur brenda periudhës së Akrepit (brenda datës 22 nëntor).
Më datë 28 tetor, Afërdita do jetë shumë mirë me Jupiterin. Do jetë shumë e rëndësishme që të keni besim tek vetja, të ndjeheni të bukur brenda dhe jashtë, në mënyrë që të ecni në një rrugë të re që do ju hapet së shpejti. Në fund të muajit do ndjeni shumë dashuri, brenda vetes dhe prej të tjerëve.
Më datë 30 Tetor, Marsi do hyjë në shenjën e Akrepit dhe do jetë një periudhë gjatë të cilës do jeni shumë aktivë duke bërë disa nga gjërat që keni më shumë pasion. Mund të keni ndryshime në peshën fizike gjithashtu.
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik klikoni në: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Për të porositur Librin: Ajlen – Libri roman