Shigjetari, parashikimi i Muajit Tetor 2021

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Tetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Shigjetar, Hënën në shenjën e Shigjetarit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Shigjetarit. Për të gjetur shenjat e këtyre pozicioneve qielloretë momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator


♐︎ Ky është një muaj gjatë të cilit do ndjeheni më të izoluar se zakonisht. Tetori mund tt’ju bëjë të ndjeheni më të pasigurt; të paqartë apo të pasigurt mbi atë çfarë doni. do ju duhet të tregoni më shumë kurajo për të ecur përpara. Gjërat nuk do jenë të lehta por do ju duhet që të përballeni me frikët tuaja pa të ecni para dhe të rriteni. Keni një energji shumë të madhe brenda vetes të cilën doni ta shprehni por ende nuk keni gjetur momenti ne duhur. Mund të dalloni njerëz që nuk kanë interesin tuaj, njerëz që duan t’ju kundërshtojnë, që mund të duan t’ju ulin poshtë. Për të kapërcyer emocionet dhe mendimet që ju rëndojnë prej disa kohësh, duhet të tregoni besimin se pengesa që keni aktualisht, është e përkohshme dhe se nuk i ka mbetur dhe shumë kohë. Disa prej jush mund të ndjejnë më shumë padurim, nervozizëm e ndoshta dhe dëshpërim prandaj duhet të fokusheni tek mendja juaj në mënyrë që të qetësoheni e të ecni të sigurt drejt rrugës suaj duke i besuar intuitës. Këtë muaj do kuptoni se keni shumë pushtet dhe ndikim mbi të tjerët dhe sigurisht mbi veten.

Më datë 4 tetor, Mërkuri do jetë në harmoni me Jupiterin. Do jetë një mundësi për tu çliruar shumë prej kufizimeve të cilat ju kanë lënë mbrapa. Do ndjeheni shumë gati dhe të vendosur për të nisur një aventurë të re. Nëse dalloni sfida, nuk do i druheni sfidave por përkundrazi, do ecni para dhe do e shtyni veten edhe më fort për të ecur para.

Më datë 6 Tetor ora 13:05, do kemi Hënën e Re në shenjën e Peshores. Hëna do ju sjellë një fillim të ri dhe një mundësi për tu rritur, për të ecur përpara duke rrezikuar që ju të përfshiheni në një gjë të re. Do testoni aftësitë tuaja dhe do fitoni aftësi të reja gjithashtu. Mund ta habisni veten me progresin tuaj profesional.

Më datë 7 Tetor Afërdita do hyjë në shenjën e Shigjetarit. Periudha deri më datën 2 nëntor do jetë një mundësi e mrekullueshme për të bërë gjërat që keni më shumë dëshirë; për pasione, hobe, dashuri, udhëtime, për të njohur njerëz, kultura dhe filozofi të reja. Do jetë periudhë shumë e mirë për beqarët; për të njohur dikë që ju prezanton me një eksperiencë të re.  

Më datë 11 tetor Saturni do drejtohet në shenjën e Ujorit. Do e keni më të lehtë që të ndani prioritetet tuaja, të ecni shpejt në diçka të vetme të rëndësishme. Do e keni më të lehtë të shikoni se ku keni patur vështirësi dhe se çfarë të bëni për ta zgjidhur sa më shpejt këtë situatë.  

Më datë 15 tetor, Dielli do jetë në harmoni me Jupiterin. Mund të zbuloni se çfarë ju rëndon apo çfarë ju mungon më shumë në shpirt dhe të kuptoni çfarë duhet të bëni për t’i sjellë ekuilibër dhe ndryshimin e duhur jetës suaj.

Më datë 18 tetor, do drejtohet Jupiteri i cili ndodhet në shenjën e Ujorit. Nëse mendoni se njerëzit përreth jush duhet të marrin një vendim të caktuar, përpiquni që të mendoheni dy herë para se të flisni sepse këshilla juaj mund të mos merret mirë ose të mos kuptohet shpejt. Do keni dëshirë të ndryshoni dhe rregulloni shumë në jetën tuaj dhe në jetën e njerëzve pranë jush por rishikoni mënyrën se si shpreheni para se ta bëni.

Më datë 18 tetor Mërkuri do fillojë të drejtohet. Gjërat do fillojnë të ecin më lehtë me më pak mundim por efekti do shikohet rreth 2-3 javë pas kësaj date, megjithatë juve do ju rritet kurioziteti për gjërat përreth jush. Do magjepseni më kollaj me çfarëdo që shikoni, do rizgjohet fëmija brenda vetes suaj dhe çdo gjë mund t’ju duket si muzikë e si mundësi për tu zbavitur.

Më datë 19 tetor, Marsi do jetë shumë në harmoni me Jupiterin. Mund të takoheni me dikë; me një njeri me të cilin keni një raport romantik, një njeri me të cilin keni patur kontakt ose një njeri i ri por ky takim do jetë një mundësi për të mbështetur që të dy ju njëri-tjetrin. Ndoshta thjesht do forcohet lidhja juaj me dikë që keni shumë të përafërt por kjo do jetë shumë e rëndësishme për ju që të dy.

Më datë 20 tetor ora 16:56, do kemi Hënën e plotë në shenjën e Dashit. Mund të keni një takim shumë fatlum me dikë; dikë që mund t’ju ndihmojë për të ecur përpara e për të shkuar aty ku doni.

Më datë 23 tetor ora 06:51, Dielli do futet në shenjën e Akrepit. Do fillojë një sezon ku do ndjeheni shumë të fortë. Nuk do jetë e lehtë sepse do ju duhet që të lini pas një cilësi të vetes që s’e doni më, një cilësi me të cilën doni të punoni dhe transformimi nuk është i lehtë por është eksperienca më e vazhdueshme dhe më shpërblyese e jetës sonë kështu që duhet pranuar që diçka duhet ndryshuar, që diçka nuk funksionon dhe kështu të arrijmë progres.

Më datë 28 tetor, Afërdita do jetë shumë mirë me planetin tuaj drejtues; Jupiterin. Mund të ndjeni shumë emocione sepse do ndjeheni më në fund mjaftueshëm rehat sa për të lënë pas dyshime të caktuara dhe për të rigjetur besimin në dashuri apo në raport me njerëzit e afërt.

Më datë 30 Tetor, Marsi do hyjë në shenjën e Akrepit. Marsi do ju ndihmojë që të jgeni energji për tu marrë me aktivitete që ju qetësojnë; të gjeni dëshirën për meditim, ndoshta për të praktikuar yoga, për tu kujdesur për një gjumë të mirë, për tu kujdesur për trupin, ushqimin dhe çdo gjëje që është thelbësore por që shpesh anashkalohet. Marsi do ju japë vullnetin për të bërë ndryshime shumë të rëndësishme në stilin tuaj të jetës. Kujdesi për veten s’do jetë më event por rutinë.

Qiell të Mbarë.

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman  

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping