Gaforrja, parashikimi i muajit Tetor 2021

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Tetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në GaforreHënën në shenjën e Gaforres, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Gaforres. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj,mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator


♋︎ Ky do jetë një muaj që do ju mësojë të keni durim sepse do ndjeni më shumë besim se gjërat do shkojnë ashtu siç mund të dëshironi. Do lini pas dyshimet dhe do shikoni se çdo gjë po vjen në vendin e duhur. Di jeni më të qartë mbi çfarë ka qënë vërtetë në dorën tuaj dhe çfarë nuk mund ta mbani vetë përsipër si përgjegjësi sepse nuk ka qënë në dorën tuaj. Tetori është një periudhë që ju jep mundësinë të shikoni me qartësi situata dhe njerëz të së shkuarës e të së ardhmes. Nuk do ndjeni më faj dhe do bindeni mbi këtë shumë shpejt nëse kjo gjë s’ka ndodhur ende. Duhet të mësoni që të fokusoheni tek energjia juaj dhe të gjeni forcën dhe durimin për të ecur para me diçka. Forca nuk do ju mungojë. Nuk do jetë e vështirë që të ecni para drejt diçkaje që e keni me pasion. Mund të merreni me dikë për të cilin keni shumë interes romantik. Këtë muaj nëse ndjeni nevojën për të falur dikë (në mënyrë të nënvetëdijshme ose jo), do ju jepet mundësia për ta bërë këtë gjë. ndosta personi që doni të falni është vetja për faktin që jeni munduar që të sforconi një situatë ku ju keni dashur diçka më shumë se personi tjetër ndërkohë që personi tjetër jo. Ndoshta dikush do kthehet dhe do kërkojë për faljen tuaj por ekziston mundësia që më mirë që kjo gjë nuk ka ecur para sepse raporti mund të ishte tepër toksik dhe i pashëndetshëm për ju, kështu që refuzimi i dikujt në fakt ka qënë mundësi për ju që të mos zhgënjeheshit më shumë.

Më datë 6 Tetor ora 13:05, do kemi Hënën e Re në shenjën e Peshores. Mund të keni një fillim të ri përsa i përket shtëpisë suaj. Do fitoni shumë vetëbesim dhe qartësi mbi veten, se çfarë doni e se ku po shkoni. Ndoshta takoni dikë që është i tillë por në vend që të ndjeni zili, duhet të ndjeni frymëzim dhe mund të ndjeni vërtetë shumë frymëzim.

Më datë 6 Tetor, do drejtohet Plutoni i cili ndodhet në shenjën e Bricjapit. Ndoshta dikush do që ju të bëni diçka në punë me të cilën nuk jeni rehat dhe ta keni të vështirë të dalloni kush është në krahun tuaj dhe kush nuk është.

Më datë 11 tetor Saturni do drejtohet në shenjën e Ujorit. Kjo është një periudhë gjatë të cilës do përjetoni një ndryshim shumë të madh e shumë të rëndësishëm. Tetori ka shumë momente ku planete të mëdhenj kalojnë nga lëvizja e zmbrapsur në lëvizje të drejtë. Do i përkushtoheni diçkaje që është shumë e rëndësishme për ju.

Më datë 11 tetor Afërdita do jetë në kundërshti me Polin Verior të Hënës. Ka shumë mundësi që të takoni një figurë femërore (një grua që mund të jetë e afërme e juaja ose jo) e cila do ju rikujtojë se çfarë prioritetesh dhe dëshirash keni patur më parë. Kështu që ju mund të shikoni se sa rrugë para keni bërë, sa shumë keni ndryshuar dhe sa nuk keni ndryshuar. Çfarë është ende e rëndësishme për ju si atëhere kur keni qënë fëmijë.  

Më datë 18 tetor, do drejtohet Jupiteri i cili ndodhet në shenjën e Ujorit. Do fillojë një periudhë gjatë të cilës mund të mësoni më shumë mbi veten, të shikoni se çfarë duhet të ndryshoni nga perspektiva juaj.  

Gjithashtu data 18 tetor do jetë e bukur sepse Mërkuri do jetë në një lidhje pozitive me Lilithin (që ndryshe quhet Hëna e errët), dhe gjithashtu Mërkuri do fillojë të drejtohet.

Më datë 20 tetor ora 16:56, do kemi Hënën e plotë në shenjën e Dashit. Do finalizoni një vendim apo një plan të rëndësishëm mbi të ardhmen tuaj profesionale. Do tregoni kurajo dhe vullnet shumë të madh për të ecur para.

Më datë 23 tetor ora 06:51, Dielli do futet në shenjën e Akrepit. Sezoni i Akrepit jetë një periudhë shumë romantike për ju; mund të takoni më shumë fëmijë, të bëni progres në raportin me fëmijët tuaj, në raport me njerëzit që doni më shumë dhe për të gjëtur një ekuilibër mes detyrave dhe pasioneve tuaja më të mëdha. Gjithashtu mund të ecni shumë mirë në shkollë apo në mësimin e një aftësie që do ju duhet për karrierën tuaj.

Qiell të Mbarë.

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman  

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping