Binjakët, parashikimi i muajit Tetor 2021

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Tetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në Binjakët, Hënën në shenjën e Binjakëve, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Binjakëve. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator


♊︎ Ky është një muaj gjatë të cilit nuk keni pse të prisni që dhe njerëzit e tjerë të binden mbi ju dhe t’ju ndjekin aty ku doni të shkoni, apo të binden mbi idenë tuaj. Keni shumë pasion brenda vetes dhe nuk keni më pengesa brenda vetes. Sezoni i Peshores njihet si sezon ku njerëzit bëhen të pavendosur por në fakt ju do e thyeni stereotipin e energjisë së Peshores duke marrë vendime pa patur shumë dilema mbi to dhe gjithashtu shumë të rëndësishme. Kreativiteti brenda jush po rritet dhe tani është shumë e rëndësishme që të tregoheni të vendosur e të mos lini krenarinë t’ju pengojë në rrugën mes jush dhe asaj apo atij personi që doni. Duhet ta dedikoni energjinë tuaj tek dikush që doni. Sezoni i Peshores ju jep më shumë vetëbesi dhe ju jep ndjenjën se e meritoni suksesin që shpresoni të keni.

Më datë 4 tetor, Mërkuri; planeti juaj drejtues, do jetë në harmoni me Jupiterin. Kjo është dita e parë e rëndësishme (në mënyrët ë theksuar) për muajin tetor për ju. Do ndjeheni të pozicionuar shumë mirë dhe me shumë fakt. Do keni një qëllim profesional, financiar dhe romantik shumë të qartë. Mund të pozicionoheni në mënyrë perfekte për të marrë atë që doni.

Më datë 6 Tetor ora 13:05, do kemi Hënën e Re në shenjën e Peshores. Edhe nëse nuk keni atë që doni, nëse besoni se do ju vijë shpejt apo nëse mendoni se është thjesht çeshtje kohe dhe nuk ndjeheni të paduruar, një mundësi shumë e mirë do ju vijë për të marrë atë që doni. Do bëheni më të qartë mbi faktin që jeni subjektivë në gjykimin tuaj, se nuk i keni të gjitha faktet, se nuk i shikoni të gjitha këndet e dikujt apo të një situate. Kjo do ju ndihmojë të bëheni më empatikë dhe më modestë në sjelljen tuaj. Kjo do ju mësojë edhe që të jeni më pak të ashpër me veten, më të mirëkuptueshëm ndaj vetes suaj. Është shumë e rëndësishme që të gjeni bujarinë dhe mirëkuptimin për veten tuaj. Kjo do ju ndihmojë që të jeni më të sinqertë me veten dhe të tjerët.

Më datë 6 Tetor, do drejtohet Plutoni. Do jeni të gatshëm për tu hapur para dikujt dhe tani krenaria nuk do jetë më element aq prezent mes jush dhe një personi tjetër.  

Më datë 7 Tetor Afërdita do hyjë në shenjën e Shigjetarit. Do jetë një periudhë shumë e mirë (deri në fillim të nëntorit) për të njohur disa mundësi romantike për veten tuaj. Mund të planifikoni ose të bëni një transferim, një udhëtim (do jetë periudhë e mirë për këtë parë nga aspekti i Afërditës) dhe mund të njihni dikë të cilit do ia vlejë t’ia ruani numrin.

Më datë 9 tetor, Mërkuri do lidhet me Marsin. Nëse njihni dikë që nuk është në një ritëm me ju ose që nuk e mban dot rimtin tuaj, edhe ju nuk do vononi shumë për t’i kthyer kurrizin e për ta lënë pas. Nëse shikoni se dikush ka cilësi të mira por ndjeni se ka diçka që nuk është për ju, ndiqeni intuitën tuaj dhe mos pranoni të shurdhoni veten kur ndërkohë intuita po ju thotë se ky person më mirë të mbahet larg se sa afër.  

Më datë 11 tetor Saturni do drejtohet në shenjën e Ujorit. Saturni do ju rikujtojë se duhet të mbani premtimin që i keni bërë vetes për të ecur përpara me një qëllim që e keni shumë të rëndësishëm. Saturni do ju ndihmojë që të mos hezitoni për të bërë ndryshimin që doni.

Më datë 17 tetor, do jetë një ditë shumë e bukur për Mërkurin dhe Afërditën kështu që mund të jetë një ditë shumë e bukur për ju në raport me dikë që keni pranë; me partnerin apo dikë që po njihni.

Më datë 18 tetor Mërkuri do fillojë të drejtohet. Planeti juaj drejtues është planeti i katërt që drejtohet këtë muaj dhe kjo është një ngjarje astrologjike shumë e rëndësishme. Do kuptoni se e vetmja arsye pse nuk keni atë që doni është se i kushtoni më shumë rëndësi gjërave që nuk duhet të kenë atë pozicion me rëndësi në mendjen tuaj. Mund të bëni një tranzicion shumë të rëndësishëm dhe të kaloni nga një gjendje në një tjetër, nga një nivel aftësie në një nivel të ri aftësie. Mund të mësoni se si të merrni atë që doni prej jetës këtë muaj.

Qiell të Mbarë.

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman  

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping