Parashikimi i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Dhjetorvlen për njerëzit që kanë Diellin në Ujor, Hënën në shenjën e Ujorit, dhe sidomos për ata që kanë Ashendenten në shenjën e Ujorit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneveqielloretë momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♒︎ Fokusi kryesor i muajit tuaj është arritja e zgjidhjeve shumë të rëndësishme, të cilat do ndikojnë dhe në statusin tuaj. Do ketë shumë ngjarje të cilat prekin jetën tuaj profesionale dhe personale. Dhjetori është muaj gjatë të cilit do jeni shumë aktiv. Do takoni shumë më shumë njerëz, onlinë ose ballë për ballë. Do krijoni kontakte me njerëz me të cilët keni dëshiruar të krijoni kontakte, njerëz të cilët do jenë pjesë e jetës suaj për më gjatë se muaji dhjetor.
Sa i përket aspektit financiar, do ziheni shumë me punë të cilat do ndikojnë tek të ardhurat tuaja. Mund ta gjeni veten në një kryqëzim për shkak se do jeni mes dy qëllimeve të cilat shkojnë në drejtime të kundërta. Gjërat do shkojnë shumë mirë dhe mund të arrini të bëni shumë gjëra por kujdes mos mbingarkoheni edhe nëse jeni të bindur se mund t’i bëni të gjitha këto gjëra. Nga ana tjetër, do ju vijë në majë të hundës me situata që kanë të bëjnë me një aspekt të punës suaj; ndoshta me shefin, me kolegët ose me klientët. Në çdo rast, do përfitoni nga një situatë e pazakonshme siç mund të jetë tërheqja e një konkurrenti prej garës suaj. Do tregoheni pak më konkurrues këtë muaj, gati për të fituar e për të dalë i pari.
Do sqarohet diçka mes jush dhe një shoku të vjetër, ose mes jush dhe një të afërmi, një situatë që ka lënë një shenjë tek ju. Ndoshta nuk do bëheni miq të ngushtë ose pajtimi nuk do jetë i tillë që harrojmë gjithçka dhe fillojmë diçka të re, por diçka që e keni patur në mendje do e sqaroni. Do keni një ndryshim në raport me dikë dhe ky ndryshim do shërbejë si dritë jeshile për ju që të kërkoni ndihmën që keni menduar (ky mund të jetë person tjetër prej këtij të parit).
Sfida e këtij muaji për Ujorin është kryesisht tek përmirësimi i kujdesit ndaj vetes në aspektin fizik, në aspektin edukativ dhe çdo gjë që kërkon disiplinë. Duhet të tregoni shumë disiplinë në mënyrë që të organizoheni në mënyrën e duhur. Shumë prej jush mund të zbulojnë se keni nevojë për të zgjedhur diçka që është më e pasigurt por që është pjesë e pasionit tuaj dhe këtu do gjeni ndihmë prej njerëzve përreth vetes. Do kuptoni se dikush është në fakt më pak i aftë në atë gjë për të cilën ju keni menduar apo idealizuar se është dhe kjo mund t’ju ndihmojë që të gjeni forcën për të dhënë më shumë e për ta sprovuar veten.
Diçka që nuk e keni ditur se mund ta bëni për shtëpinë, për njerëzit e dashur ose mbi veten, do mësoni që ta bëni gjatë këtij muaji. Njerëzit më pranë do mundihen shumë që ju të lëvizni më shpejt drejt asaj që doni.
Kush është beqar apo i hapur për të njohur dikë, mund të njihni dikë që ka një kulturë apo rritje shumë të ndryshme prej tuajës, gjë e cila mund t’ju intrigojë dhe t’ju emocionojë shumë.
Për ata prej jush të cilët janë në lidhje, mund të dalloni se partneri juaj po e transformon apo ngren veten në një nivel të ri i cili do ju bëjë edhe ju të ndjeheni më të sigurt mbi zgjedhjen që keni bërë mbi këtë partner.
https://www.youtube.com/watch?v=KCZqguEKdBc Kjo këngë më vjen në mendje për ju
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman