Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet qëtëgjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Dhjetorvlen për njerëzit qëkanë Diellin në Bricjap, Hënën në shenjën e Bricjapit, dhe Sidomos për ata që kanë Ashendenten në shenjën e Bricjapit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneveqiellore të momentit të lindjes suaj, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♑︎ Këtë muaj ka pak konflikte, argumente dhe beteja të cilat mund të mos jenë të duhurat për ju, ose të paktën këto janë opsione që ju serviren dhe ju duhet të zgjidhni, si në një banket, se cilat janë të duhurat për ju, dhe cilat janë të panevojshme apo humbje kohe. Kjo është shumë e rëndësishme në mënyrë që të fokusoni energjinë tuaj në diçka të re, të rëndësishme e që do ju japë fryte. Jo çdo gjë është e rëndësishme për ne që të përfshihemi.
Sa i përket financave dhe çdo gjëje materiale, këtë muaj mund të lehtësoheni prej një peshe që ka qënë e rëndë për ju; mund të ketë qënë një pengesë që nuk ju ka lejuar të përfshiheni në gjëra të cilat janë të rëndësishme apo me vlerë për ju. Ndoshta gjeni një punë të re e që ju shtyn të hiqni dorë prej punës që keni, mund të ndryshoni lagje, qytet, për shkak se gjeni diçka më të mirë për veten dhe familjen. Do ndryshojë shumë prej punës suaj, prej jetës suaj profesionale. Ndoshta muaji dhjetor do sjellë një strukturë të re të jetës suaj profesionale, një mundësi për të flakur tutje gjërat e vjetra dhe për tu marrë vetem me gjërat të cilat janë me më shumë rëndësi për ju. Do jetë një periudhë pak e vështirë përsa i përket komunikimit me komunitetin tuaj apo me grupin e të njohurve. Nëse dikush ka bërë një lëmsh, mos u përzini. Nëse dalloni se keni dëshirën për të nisur një lloj drame apo lëmshi, mos e bëni sepse jeta mund të jetë shumë më e mirë nëse vendosim të mos e bëjmë ndryshme.
Mund t’ju duhet të përballeni me dikë ose me disa njerëz të cilët përfshihen tepër në jetën tuaj. Ndoshta dikush që do t’ju kopjojë, mendon se ju bën qejfin por në fakt nuk është kështu. Sfda juaj më e madhe për këtë muaj është ta gjeni veten në një mendje apo në të njejtin kapitull me njerëzit, edhe nëse nuk janë njerëz me të cilët nuk jeni marrë shumë apo prej të cilëve nuk e prisnit se nuk do arrinin t’ju kuptonit. Pra është muaj ku mund të keni keqkuptime të cilat mund të sqarohen, por nëse nuk sqarohen, mund të kthehen në telashe.
Mund të keni një fiksim me një pasion të caktuar, me një ambicie dhe mund të duket si gjë e mirë sepse mund të jetë një ndjenjë që ju shtyn të bëni më shumë para por gjithashtu mund të mos jetë kështu, madje të jetë diçka që ju bën të humbisni para në vend që të fitoni, kështu që përpiquni që të bëni zgjedhje të sigurta.
Sa i përket dashurisë, mund të realizohet një dëshirë e rëndësishme e juaja sepse mund të jeni pranë dikujt që ka të njejtin qëllim me ju, një njeri që do të arrijë në të njejtin destinacion me ju. Mund të jetë personi që keni pranë ose një njeri i ri me të cilin e ndjeni veten të sigurt.
https://www.youtube.com/watch?v=Q7NjUxGMv7Y Kjo këngë më vjen në mendje për ju.
Qiell të Mbarë.