Luani, parashikimi i muajit Dhjetor 2021

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Dhjetor vlen për njerëzit që kanë Diellin në LuanHënën në shenjën e Luanit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Luanit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, plotësoni të dhënat në këtë program online: Birth Chart Calculator


♌︎ Ky është një muaj që ka avantazhe por gjithashtu do ketë shumë momente të vështira, do hasni në rezistencë për të bërë ato ndryshimet e mëdha që jeni përpjekur të arrini apo të materializoni gjatë kësaj periudhe. Do keni një impakt shumë të madh në grupin tuaj shoqëror apo në çdo komunitet ku keni influencë. Do rriteni në një nivel të caktuar pushteti por gjithashtu do mësoni se duhet t’i bëni gjërat në mënyrën e duhur ose në mënyrën që është e mira juaj, dhe në fund do dilni fitimtar. 

Sa i përket financave tuaja dhe punës apo karrierës në përgjithësi, do jetë një muaj shumë stresues. Jo sepse do keni humbje por për shkak të volumit të madh të punës dhe një teprice në ngarkesën tuaj. Diçka, një projekt, një publikim, një komunikim me një klient ao me një epror, mund të shkojë keq. Mundet që këtë muaj të mos ju pëlqejnë njerëzit që hasni dhe të mos ndjeheni të kënaqur me punën që ju duhet të bëni. Shumë prej jush do çlirohen prej gjërave që ju kanë kufizuar e që ju kanë bërë të rrotulloheni si qeni pas bishtit të vet. Tani keni mundësinë për të ecur në një rrugë të re, të qartë, një mundësi për tu nisur diku; një vend më i shëndetshëm, më i balancuar dhe më shpërblyes. Ky është një muaj që duhet ta merrni seriozisht sepse gjërat më të vogla mund të bëjnë diferencën. 

Sa i përket shoqërisë apo komunitet tuaj këtë muaj; mund të merrni një lajm se një shok ose i afërm nuk mund ta bëjë diçka vetëm dhe do kërkojë ndihmën tuaj por kjo gjithashtu do vijë me një shpërblim të madh. Do keni një ndryshim shumë të madh dhe do jetë një fitore e ndërsjelljtë, edhe për ju, edhe për palën tjetër. 

Sfida më e madhe e këtij muaji mund të jetë që t’i thjeshtoni gjërat. Mund të dilni nga vetja për t’i bërë gjërat pak më ndryshe dhe më mirë. Mund të hasni rezistencë prej njerëzve të cilët nuk bien dot dakort me ju dhe edhe ju mund t’ju duhet të hiqni dorë. Mos iu përkushtoni gjësë së gabuar. Nëse doni të fokusoheni në diçka, duhet të jetë diçka e qartë. Mund të shkëputeni prej dikujt ose prej një grupi njerzish të cilët nuk janë për ju, edhe pse mund të mos duan që ju të shkëputeni prej tyre, por ndoshta s’e pranojnë që ju jeni në një nivel tjetër ose që keni një fokus tjetër dhe është e drejta juaj që të merreni me atë gjë. 

Sa i përket marrëdhënieve apo raporteve me njerëzit e tjerë, mund t’ju jepet mundësia për të njohur dikë por nuk është diçka e madhe ose diçka që mund t’ia vlejë për tu marrë parasysh në afatgjatë. Nëse jeni të lidhur, ju dhe partneri mund të arrini në një mirëkuptim të ri që do ju rizgjojë kuriozitetin dhe pasionin për njëri-tjetrin. do arrini që ta kuptoni veten dhe partnerin shumë më mirë. 

https://www.youtube.com/watch?v=u0PrLVWDU4M Kjo është kënga që do ju sugjeroja të dëgjonit këtë muaj. 

Qiell të mbarë. 

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram@hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman 

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping