Dashi, parashikimi i muajit Prill 2022

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në Dash, Hënën në shenjën e Dashit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Dashit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator


♈︎ Jemi në sezonin tuaj; periiudha e ditëlindjeve të njerëzve nën shenjën e Dashit dhe gjithashtu ende është fillimi i vitit astrologjik. Keni punuar fort gjatë vitit që lamë pas (duke patur parasysh Saturnin dhe shenjën ku ka qënë gjatë kësaj periudhe). Jeni në një periudhë ku pyesni veten se çfarë mund të bëni më shumë me kohën tuaj, me paratë tuaja, me punën tuaj, me njerëzit që keni afër. Prilli mund të jetë muaji më i mirë i vitit dhe do arrini të dilni jashtë prej një energjie shqetësuese apo të vështirë në të cilën jeni zhytyr prej disa kohësh, në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme. Saturni veçanërisht do kujdeset që koha që i keni kushtuar një pune të caktuar, të marrë vëmendjen dhe vlerësimin e duhur. Mund të keni sakrifikuar diçka; kohën për të pushuar apo kohën pranë familjes për të arritur një gjë të caktuar dhe tani gjërat do fillojnë të gjallërohen, do fillojnë të vijnë në vend. Jeni duke u ndjerë veçanërisht shumë mirënjohës për çdo gjë, duke u larguar prej gjërave që nuk doni të keni në mendje apo në jetën tuaj në përgjithësi.

Prilli është një muaj ku gjërat do ndodhin shpejt por njëkohësisht do e shijoni. Nuk do ndjeheni të paduruar. Sezoni i mëparshëm (periudha e Peshqve që është pak a shumë periudha 20 shkurt – 20 mars), ka qënë një periudhë gjatë të cilës keni shëruar shumë plagë emocionale, dhe tani mund të ndjeheni më të përmbushur. Tani kemi Afërditën në shenjën ku ndjehet më mirë se kudo; dhe na ndihmon që të gjejmë ekuilibër, paqe, kënaqësi dhe gëzim. Tani do ju fillojë një kapitull i ri. Nuk i keni më duart e lidhura me diçka; ndjeheni vërtetë të lidhur me kozmosin dhe me veten. Jeni duke u shkëputur prej disa mendimeve dhe ideve që ju kanë bërë të ndjeheni të burgosur së brendshmi sepse ky muaj dhe në përgjithësi ky vit, është viti i Afërditës në kuptimin që; Afërdita vetëm 1 herë në 2 vjet vjen në shenjën e saj të preferuar (Peshqit) dhe ju ndihmon që të shëroheni në një nivel më të thellë se zakonisht. Është e garantuar që do arrini qëllimin që keni dhe që do e shijoni dhe procesin deri aty. Mund të arrini një sukses financiar, mund të arrini në një diplomim të shumë-dëshiruar, dhë në përgjithësi do ndjeheni dhe do arrini sukses. Marsi do bashkohet me Jupiterin më vonë dhe për dy muaj do i afroheni një ekuilibri dhe suksesi të cilin do e shijoni e që do zgjasë për gjatë.

Saturni po ju ndihmon që të veproni në mënyrë të mençur; keni marrë mësime shumë të rëndësishme dhe tashmë shumë gjëra i keni ngulitur mirë në kokë. Nuk shqetësoheni më aq shumë për gjërat. Jeni duke imagjinuar shumë dhe edhe imagjinata do ju ndihmojë shumë që t’i afroheni qëllimit apo rolit tuaj të vërtetë në jetë. Diçka që s’e keni menduar se mund të funksionojë për ju, do bëhet e kapshme dhe do arini të ndërtoni një bazë shumë të mirë për të ardhmen e afërt.

Qiell të Mbarë.

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman  

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping