Luani, parashikimi i muajit Prill 2022

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në LuanHënën në shenjën e Luanit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Luanit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, plotësoni të dhënat në këtë program online: Birth Chart Calculator


♌︎ Jemi në fazën e bukur të fillimit të vitit astrologjik. Do gjeni një liri të re, vërtetë të bukur që vjen prej lirimit tuaj prej disa këndvështrimeve tuaja të vjetra, këndvështrimeve që nuk ju ndihmojnë më; në asnjë lloj forme. Prandaj mund të ndjeni një lloj inati brenda vetes dhe një dëshirë për të ecur para me shpejtësi sepse nuk doni të kaloni asnjë ditë më shumë në atë vend që mendoni se nuk është për ju; mund të jetë një karrierë, mund të jetë një raport romantik, mund të jetë një perspektivë. Do ndikoheni prej njerëzve dhe rrethanave që do ju ndihmojnë që të bëni këto ndryshime të rëndësishme. Luani nuk e luan shpesh rolin e viktimës; dhe ky muaj nuk do jetë ndryshe, prandaj nëse diçka nuk ka shkuar mirë, do ecni me fisnikëri drejt asaj që doni, drejt ndryshimit për të cilin keni nevojë. Jo gjithmonë është e mundur që të bëjmë një ndryshim të tillë të madh, por këtë muaj ku Dielli, ylli që ju drejton, është në shenjën e Dashit (shenja ku ndjehet më mirë se kudo), ndjeheni gati për të treguar kreativitetin dhe inteligjencën tuaj në një mënyrë komplet të re. Saturni në Ujor ju prek shumë në fushën e raporteve dhe do ju ndihmojë që të arrini në fundin e një faze të rëndësishme për veten tuaj.

Shumë gjëra do varen tek ju dhe tek vendimet që do merrni në muajin prill. Është shumë e rëndësishme që të jeni të përgatitur për zgjedhjet që do bëni; në ludhje me karrierën, me familjen. Bota është e strukturuar në mënyrë të tillë që të ndjejmë shumë frikë, të ndjehemi të vëgjël dhe ta kemi të vështirë për të ndjerë të drejtën për të bërë dhe për të marrë çdo gjë që duam. Universi është duke u përgatitur që t’ju japë atë që doni, të tregojë se jeni gati për tu lëvizur drejt diçkaje më të mirë dhe më të denjë për veten tuaj. Duhet të merrni vendimet që kërkojnë kurajo.

Do arrini të kuptoni shumë prej vetes suaj gjatë kësaj periudhe. Jemi në sezonin e Dashit që për ju përfaqëson energjinë e filozofisë dhe udhëtimeve. Jeni dëgjues më i mirë gjatë kësaj periudhe, megjithatë ndërkohë ndjeheni si qendra e universit (në kuptimin më të mirë të mundshëm). Tani duhet të jeni shumë të ngarkuar me çeshtje pune, projektesh, karriere. Jeni shumë gati për të çuar çdo gjë përpara dhe e bëni këtë gjë me një qetësi të brendshme sepse e dini që ju ka ardhur momenti dhe nuk mund të bëni ndryshe veçse të jepni maksimumin tuaj. Jeni plot energji dhe energjinë tuaj, shumica prej jush, do e përqafoni, nuk do e injoroni, nuk do e shtypni veten. Kjo është një periudhë ku e pranoni veten më shumë se kurrë dhe ja pse shumë gjëra të mira vijnë dhe ndodhin shumë shpejt. Kur të kalojë dhe pak kohë dhe t’i shikoni gjërat në retrospektivë, do ju duket se çdo gjë kaloi jashtëzakonisht shumë shpejt.

Sa më të vetëdijshëm të jeni, aq më të mençur do tregoheni në veprimet tuaja. Gjatë muajit Prill nuk do tregoheni kokëfortë por përkundrazi, jeni shumë të hapur për të mësuar; për t’i kuptuar gjërat më mirë nga aspekti intelektual dhe nga aspekti emocional. Ndoshta do ketë një ballafaqim mes jush dhe dikujt tjetër por që do e menaxhoni në formën më harmonike të mundshme. Kjo sepse kur ndryshoni brenda vetes, edhe bota përreth jush ndryshon; edhe bota fillon t’i përgjigjet njeriut të ri që jeni. Sidomos Luanët që e kanë patur Saturnin kundër në fushën e raporteve prej më shumë se një viti, dhe keni mësuar SHUMË në aspektin e marrëdhënieve; me familjen, me miqtë, me kolegët dhe me lidhjen/lidhjet romantike. Tani e dini se kush jeni, më mirë se më parë sepse keni patur shumë mundësi për ta mësuar këtë gjë nëpërmjet eksperiencave me të tjerët dhe reflektimit individual, dhe gjithashtu e dini më mirë se kurrë më parë se ku doni të shkoni. Ndjeni mbështetje prej njerëzve por gjithashtu ka një mbrojtje ëngjëllore, ndoshta mbrojtje prej paraardhësve tuaj të cilët ju qëndrojnë në kokë më shumë se zakonisht sepse kemi më shumë nevojë për këtë gjë tani, dhe sepse njerëzit janë ndarë më shumë; kemi njerëzit që kanë zgjedhur të rriten dhe të piqen emocionalisht dhe emocionalisht, dhe njerëzit që qëndrojnë në një vibrim më të ulët energjik, që kanë më shumë punë për të bërë me veten. Jo të gjithë zgjedhin të bëjnë dhe të jenë e mira e vetes dhe e njerëzve të tjerë (njëkohësisht). Nuk është e pamundur që të jesh të dyja këto gjëra njëherazi.

Për momentin mund të keni kaos por çdo gjë do vijë në vendin e duhur, çdo gjë do arrijë në pikën e saj të ekuilibrit së shpejti.

Qiell të mbarë.

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman  

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping