Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në Shigjetar, Hënën në shenjën e Shigjetarit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Shigjetarit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qielloretë momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♐︎ Jeni në botën tuaj këtë muaj. Jo se s’po bëni gjërat që keni për detyrë, po jetoni jetën tuaj dhe po përpiqeni ndoshta me maksimumin që mund të bëni për momentin, por tani shumë pak njerëz e dinë se ku jeni emocionalisht me veten tuaj. I keni vënë disa kufinj mes vetes dhe të tjerëve; pra edhe pse mund t’i ndihmoni njerëzit nëse j’u kërkojnë ndihmë, e dini se çfarë ju takon ju dhe çfarë nuk ju takon. Pra, këtë muaj do tregoheni më individualistë se zakonisht dhe në një mënyrë shumë të shëndetshme. Mund të merreni me një njeri ose me një organizatë të rëndësishme, ose me një gjë që në përgjithësi është e rëndësishme për ju, edhe pse nuk kërkon shumë prej jush, ndërkohë që ka nevojë për shumë. Pra dikush ose diçka nuk mund të marrë prej jush më shumë se ajo që jeni të gatshëm të jepni. Nëse dikush do që të ngrihet në këmbë dhe ju jeni afër, ju nuk do thyeni shpinën tuaj që tjetri tëngrihet. Do thoni atë që mund të thoni, dhe do i lejoni tjetrit të mbajë përsipër përgjegjësinë që ka, nuk do e merrni ju përsipër.
Këtë muaj do ndjeheni shumë më empatikë se zakonisht dhe gjithashtu nuk do lejoni që dikush të manipulojë emocionet tuaja. Nuk do lejoni aagjë tjetër veç paqes që të hyjë brenda jush. Frika nuk ka vend këtë muaj në mendjen tuaj. Prilli është mundësia juaj për të filluar një jetë të re që nuk ndikohet prej gjërave që ndodhin jashtë jush. E gjithë jeta ndodh brenda jush; mendimet, emocionet, gjendja juaj është e brendshme, dhe tani doni ta qartësoni mirë këtë gjë duke bërë zgjedhje që ju japin harmoni. Mënyra se si menaxhoni tensionin që mund të krijohet mes jush dhe të tjerëve, ose tensionin që mund të krijohet mes dy zgjedhjeve, do jetë më e mirë se kurrë më parë. Nuk do ndjeni konfuzion këtë muaj, përkundrazi, do ndjeni siguri në vetvete dhe forcë. Ndoshta do e gjeni veten në një moment ku duhet të pyesni për një lloj guide apo informacioni dhe pas kësaj do ju duhet të tregoni veten, të tregoni se kush jeni.
Prilli ka energji kontradiktore sepse duket sikur ndodhin shumë gjëra dhe njëkohësisht, ritmi është i ngadaltë, ndërkohë që vraponi për të bërë gjëra të ndryshme, keni një paqe brenda vetes. Këtë muaj do rriteni shumë nga aspekti energjik dhe për pasojë do keni ide, projekte dhe inicitiva të reja. Në fakt në sa më shumë gjëra të përfshiheni, aq më shumë foksuoheni, dhe aq më pak kohë keni për tu marrë me gjëra të panevojshme.
Në aspektin e dashurisë mund të ndjeni pak konfuzion sepse ndoshta e dini cila është e vërteta, por bëni veprime që duket se nuk lexojnë vërtetë mendjen apo zemrën tuaj. Nëse dikush nuk arrin që të vijë në nivelin tuaj të kuptimit të diçkaje, atëhëre edhe pse mund të zhgënjeheni, e dini se çfarë duhet të bëni në këtë rast. Pra, në muajin Prill mund të shikoni se çfarë nuk funksionion dhe do afroheni më shumë me njeriun që jeni vërtetë. Prilli ju jep mundësinë të vini më afër njeriut që doni të jeni dhe ky është një udhëtim që e keni për zemër, një udhëtim që ndodh brenda jush dhe jashtë jush, e që ju pëlqen.
Nëse në ndonjë moment e keni të vështirë që të fokusoheni për shkak të larmishmërisë së ngjarjeve dhe gjërave që ndodhin gjatë muajit prill, ju sugjeroj të mos shqetësoheni shumë. Marsi që kalon nga Ujori në shenjën e Peshqve do ju japë mundësinë që të shijoni kontrastin mes të komunikuarit me shumë njerëz dhe të qënurit vetëm; duke pushuar; duke marrë frymë. Do përfitoni prej Marsit dhe Afërditës në shenjën e Peshqve edhe nga aspekti shpirtëror, dhe për pasojë edhe njerëzit do duan t’ju afrohen sepse energjia juaj do jetë shumë tërheqëse. Mund të tërhiqni njerëz që duan t’ju mbështesin, njerëz që duan t’ju paguajnë më shumë, njerëz që ju vlerësojnë e që mund ta tregojnë në mënyrë të tillë që vërtetë sjell një ndryshim tek ju.
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman