Peshqit, parashikimi i muajit Mars 2024

Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshqit, Hënën në shenjën e Peshqve, dhe sidomos për ata që kanë Ashendenten në shenjën e Peshqve. Për të gjetur shenjat e këtyre pozicioneve qiellore në momentin tuaj të lindjes, përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator


Ky është muaji juaj duke e ditur se shumë prej jush kanë ditëlindjen këtë muaj dhe nga pikëpamja astrologjike ky është fundviti sepse jemi në periudhën e shenjës së fundit të horoskopit e cila shënon fundin e kalendarit astrologjik. Ao që njerëzit presin të përfundojnë dhe të ndjejnë në muajin Dhjetor, energjikisht ndjehet tani. Është muaj jashtëzakonisht i fuqishëm për ju. Ky është një nga muajt më të rëndësishëm të 2024-ës për ju. Duhet të bëni një ndryshim të rëndësishëm këtë muaj.


Në javën e parë do keni paqartësi. Bëni masazh, vrap, fiskulturë etj. Më e mira që mund të bëni është të kënaqeni me të tashmen, jo të bëni plane. Vështirë të merrni përgjigje të qartë mbi një çeshtje edhe pse doni të hulumtoni. Mos tentoni të zgjidhni çdo problem.
Në javën e dytë do dalë prap dëshira për të gërmuar dhe për të zbuluar të vërtetën. Keni dyshime se dikush do të përfitojë prej jush. Univesi j’ua bën këtë që ta kuptoni se nuk duhet të lodheni shumë që të zbuloni gjëra sepse ndoshta njerëzit nuk kanë aq shumë qëllime të fshehura. Nga ana shpirtërore do rriteni shumë, mund të hapet një derë e re në botëkuptimin tuaj dhe ky është vetëm fillimi.
Në javën e tretë mund të ndjeheni të bllokuar. Është periudha kur ndodh ekuinoksi i pranverës dhe fillon periudha e Dashit që për ju është shumë energji e mirë financiare, ndërsa nga ana e brendshme është perudhë e rëndësishme për të dalluar njerëzit që abuzojnë me energjinë tuaj dhe që marrin shumë më shumë se sa ju japin. Nëse izoloheni javën e tretë të muajit, bëjeni me qëllim, që ta kuptoni më shumë veten dhe të tjerët.


Në javën e katërt do ju pëlqejë vetja pak më shumë. Siç është ajo shprehja që në anglisht e njohim të gjithë; gjërat që ndodhin në Las Vegas, mbeten në Las Vegas – edhe për ju, gjërat që do ndodhin në muajin Mars, lijini në muajin Mars. Asnjeri nuk ju kupton më mirë se vetja, kështu që kaloni pak kohë vetëm. Nëse nuk ju pëlqen marrëdhënia juaj me dikë të së shkuarës apo të së ardhmes, vijini një tjetër emër apo përkufizim asaj lidhjeje dhe distancohuni. Ndiqni intuitën tuaj. Përgatituni që gjërat që merrni në muajin Mars, t’i përdorni si bazë për një realitet të ri, shumë më të pëlqyeshëm.


Qiell të mbarë!

Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike

Kontakt në Instagram: @hartastrologjike

Libri im: Ajlen – Libri roman  

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping