Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në Virgjëreshë, Hënën në shenjën e Virgjëreshës, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Virgjëreshës. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♍︎ Të dashur/a Virgjëresha, muaji Mars është një mundësi për të gjetur se pse nuk keni realizuar disa nga qëllimet tuaja.
Në javën e parë të muajit do transformoni mënyrën se si menaxhoni me konfliktet tuaja të brendshme. Jeni kritikues të vetvetes dhe një pjesë e arsyes së mungesës së paqes që keni me veten tuaj, është mos-ballafaqimi me njerëz të caktuar. Ndoshta vrisni mendjen se si do zhvillohej biseda, se si do ecte lidhja apo marrëdhënia juaj me dikë. Megjithatë brenda fundit të muajit do mësoni më shumë dhe do ju kthehen shumë përgjigje që do ju lehtësojnë.
Java e dytë e muajit do ju gjejë menjë fitore emocionale. Duhet të përpiqeni që të jeni rehat me veten në mënyrë që ta gjeni veten rehat me të tjerët, sepse kështu do tërhiqni tek vetja shumë njerëz të cilët mund të jenë shumë të dashur për ju dhe do qëndrojnë gjatë me ju.
Në javën e tretë të muajit mund të ndjeheni pak të lodhur prej këtyre ndryshimeve të dy javëve të para. Ka mundësi që të bëni disa miq të rinj të cilët mund të kenë ajër, zjarr ose tokë në hartën e tyre… ose thjesht jo ujë. Shumë njerëz do duan që t’ju afrohen sepse dallojnë diçka tek ju e cila i bën të ndjehen rehat me veten. Ndoshta janë njerëz të cilët ju duan vetëm për atë që ju mund t’i jepni kështu që, pak me kujdes me besimin tuaj tek të tjerët.
Në javën e katërt të muajit mund të dalloni shumë ulje-ngritje. Duke qënë se jeni pjesë e shenjave të ndryshueshme, fleksibiliteti apo ndryshueshmëria nuk është diçka që ju depresionon, (siç depresionin shenjat fikse pra Demin, Luanin, Ujorin dhe Akrepin) dhe keni një mundësi për t’i treguar vetes se sa të mira i keni aftësitë për të drejtuar. Nëse ju keni besim në diçka, edhe të tjerët do e besojnë. Bëni kujdes se mos i injoroni njerëzit kur i keni pranë… mos u mendoni shumë thellë ose mos e gërryeni shumë sipërfaqen e gjërave tani sepse ky nuk është muaj i qartësisë, është muaj i mjegullës. Nëse do i jepnin emër tjetër, duhet të ishte “mjegulla”. Pra, merrini gjërat lehtë dhe nëse nuk doni të flisni me shumë njerëz, në rregull por mos refuzoni shoqërimin me njerëz të tjerë, sepse dhe shumë thellë nuk duhet ta zhysni veten tani. Tregohuni bashkëpunues.
Qiell të mbarë!
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman
Kopjimi i materialit nuk është i lejuar.