Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Prill vlen për njerëzit që kanë Diellin në Dash, Hënën në shenjën e Dashit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Dashit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♈︎ Këtë muaj do ballafaqoheni shumë me veten. Është periudhë kur gjërat përfundojnë, jemi nën energjinë e fundvitit astrologjik e cila është energji ideale për tu shplodhur, para se të vijë periudha e ditëlindjeve tuaja (më datë 20 mars) dhe të fillojë viti i ri astrologjik. Do ju rritet vetëbesimi dhe pavarësia. Kjo do ju japë një harmoni dhe qetësi më të thellë se ajo kur vareni tek dikush tjetër. Gjithashtu do ndjeheni më të aftë për tu bërë mbështetje tek ata që mbështeten shumë tek ju. Këtë muaj do zbuloni çfarë duhet bërë për të shkëlqyer më vonë.
Në javën e parë të muajit do gjeni se ku doni të investoni të ardhurat. Është shumë e rëndësishme që në javën e parë të planifikoni më mirë. Tregohuni të kujdesshëm me shëndetin tuaj, tregojini vëmendje asaj që konsumoni dhe orarit të ngrënies gjithashtu.
Në javën e dytë duhet të dalloni pak se kush do të marrë vetëm pak prej jush dhe të mos përgjigjet kur ia keni nevojën. Largohuni prej njerëzve që presin që ju t’i jepni prioritet pa dhënë gjë në këmbim.
Në javën e tretë do ndjeni të drejtën tuaj për pushtet, për të patur vëmendje dhe vlerësim. Do merrni kontrollin e imazhit tuaj. Ka shumë mundësi që të filloni diçka të re dhe do doni që ta filloni duke organizuar njëherë rrëmujën. Njerëzit e tjerë mund të duan t’ju kontrollojnë por a doni ta kontrolloni ju jetën tuaj apo t’ju kontrollojë ajo ju?
Në javën e katërt do fitoni shumë nëse jeni treguar të organizuar dhe të strukturuar më parë. Brenda javës së katërt mund të bëni një investim të ri prej të cilit të fitoni në muajt pasardhës.
Në përgjithësi këtë muaj duhet të mësoni se kush po ju merr dhe kush po ju jep, sa kompromis po bëni dhe a po e merrni kontrollin në dorë siç dhe duhet ta bëni. Këtë muaj mund të fitoni shumë dhe në një masë që s’e kemi parë prej jush prej shumë kohësh tashmë. Mos u ndjeni viktimë e suksesit tuaj apo e ambicies suaj, nëse e keni ndjerë këtë gjë. Fitorja është e juaja nëse plotësoni kushtin që të tregoheni të sinqertë me veten dhe të sinqertë me të tjerët.
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik: Harta Astrologjike
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike
Libri im: Ajlen – Libri roman