Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky parashikim vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshqit, Hënën në shenjën e Peshqve, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshqve. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentin tuaj të lindjes, mund të përdorni këtë programin online: Birth Chart Calculator
Mund të ketë një gjemb të vogël në rrugën tuaj këtë periudhë dhe do ju duhet të merreni me këtë gjë. Megjithatë e dini edhe vetë që keni arritur kaq larg dhe kaq lart në zhvillimin tuaj personal, profesional dhe shpirtëror, sa nuk ka asgjë që vërtetë t’ju trembë apo t’ju lëkundë. Asgjë nuk mund t’ju ulë poshtë.
Është shumë e rëndësishme që të lidheni me miq dhe familjen tuaj këto kohë, sepse do ju ofrojnë dashurinë dhe mbështetjen që ju duhet për të mbushur veten me harmoni, me qetësi.
Është shumë e rëndësishme që të ruani me fanatizëm pozicionin tuaj, që të tregoheni të fortë pasi dikush mund të dojë që të tregohet agresiv me ju, dhe kjo do funksionojë vetëm pozitivisht për ju në fund të ditës.
Energjia e këtij muaji është shumë e lidhur me financën, më paratë, me mundësi për të kursyer ose për të shpenzuar për të investuar në një pronë të patundshme për shembull. Do ndjeheni shumë me këmbët në tokë, energjia do jetë e tokës, po gjithsesi mos shpenzoni për gjëra elektronike gjatë tre javëve të fundit sepse Mërkuri është i zmbrapsur deri më datë 24 Prill, ndërkohë që efekti i zgjat edhe dhjetë ditë më pas. Nëse e shikoni se mund të përfshiheni në një debat që nuk ju intereson, që nuk ju shërben për asgjë, mos u kushtoni rëndësi apo energji. Ndani prioritetet tuaja, tregohuni të kujdesshëm, të sinqertë. Mbrojeni veten sepse të tjerët mund të duan që të shfryjnë tensionet e veta (sic ndodh gjithmonë) dhe të duan që t’ua transmetojnë juve atë energji.
Ka shumë mundësi që të arrini në atë pikë që doni por këtë gjë mund ta bëni duke e rrethuar veten me shoqëerinë e duhur, mund ta përdorni rrjetin tuaj, familjen dhe atë që keni ndërtuar, në shërbim të vetes.
Mund të mos ndjeni boshllëqe brenda vetes por të keni disa keqinformime apo komunikime që përfundojnë në mosmarrëveshje me dikë, mbi një situatë të caktuar. Kjo situatë mund të ndodhë në cdo fushë, në punë, në romancë, në shoqëri. Ndoshta këtë muaj është më e rëndësishme që të largoheni pak, sepse duhet të shprehni disa gjëra që keni brenda fillimisht. Ndoshta është e rëndësishme për ju që të mos mbani më brenda atë që mbani brenda, dhe janë më shumë fjalë që tregojnë se dikush ju ka lënduar, edhe pse e keni parasysh se që të gjithë jemi qënie të ndjeshme dhe deri diku, secili sheh arsye se pse të thotë edhe veprojë në mënyrë të caktuar. Megjithatë ju sugjeroj të mos e pengoni shumë veten sepse herët a vonë, do shpreheni edhe ju.
Nuk ka ndonjë gjë shumë dramatike ky muaj për ju, përvec vonesave, përvec faktit që ju kërkohet durim përpara se të vendosni për marrëveshje me dikë.
Qielli këtë muaj është i fokusuar tek suksesi juaj i pavarur, dhe është muaj i mirë për të mësuar se sa të fortë jeni, se sat ë gatshëm jeni vetëm për gjëra dhe njerëz realë, të vërtetë, të sinqertë dhe të përgjegjshëm.
A do ishte më e lehtë sikur jeta të ishte më e lehtë dhe të mos na kërkonte kaq shumë përpjekje, kontroll, forcë? Po por s’do ishte jeta që jetojmë të gjithë, kështu që të jeni të sigurt se për aq kohë sa e provoni forcën tuaj, do ndjeheni shumë të kënaqur, të lumtur madje mund të them. Keni shumë arsye për tu lumturuar. Ka shumë mundësi që të dëgjoni shumë muzikë, e të kërceni shumë për të mbushur shpirtin me zbavitje.
Nëse mendoni se po merreni me një person i cili ju bën të kujtoheni për dikë të së shkuarës, për një person të vështirë të së shkuarës, shmangeni dhe veproni duke mos e injoruar intuitën, atë cka ju thotë zemra. Për aq kohë sa ndiqni intuitën tuaj të zhvilluar, do përfundoni të kënaqur. Ju uroj vetëm më të mirën.
Qiell të mbarë!