Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky parashikim vlen për njerëzit që kanë Diellin në Ujor, Hënën në shenjën e Ujorit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Ujorit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
Duhet ta përdorni energjinë e zjarrtë të këtij muaji për të thënë atë që doni të thoni. Këtë muaj jeni jashtëzakonisht shumë të ngarkuar me gjëra për të bërë. Jeni të ngarkuar me punë, me takime romantike, me dalje me shoqërinë, etj. Më në fund po dilni nga turbullirat ku e keni gjetur veten. Udhëtimi është një prej mundësive tuaja më të mëdha këtë muaj gjithashtu.
Ndoshta është një gjë prej të shkuarës prej të cilës ende nuk po hiqni dorë. Cfarë është? Cfarë nuk po kapërceni dot dhe s’po e lini dot ende në të shkuarën? Në qoftë se nuk gjeni një zgjidhje mbi këtë situatë të shkuar, mund të jetë shumë e vështirë që të ecni përpara pasi situata do ju dalë përpara derisa ta keni zgjidhur. Thoni atë që keni për të thënë dhe clirojeni veten. Kjo është e përgjithshmja mbi ju në këtë moment.
Këtë muaj ndjeheni shumë pasionantë, shumë gati për ta kapur jetën nga brirët dhe për të marrë kontrollin e gjërave. Ndoshta në rrugën tuaj këtë muaj do vijë një gjë e re, një rrugë e re, një pasion i ri për tu ndjekur. Jeni vërtetë të favorizuar këtë muaj për tu marrë me udhëtim. Nga ana tjetër jeni në pritje të dickaje apo të dikujt, por nuk duhet ta lini veten në pritje. Nëse një gjë është për tu bërë, do bëhet.
Ndoshta nuk jeni të qartë se cfarë ju shtyn që të ruani pozcionin që keni tani, nuk e dini nëse është intuita, dëshira, guximi, frika, egoja ndoshta… gjithsesi jeni duke ecur në një drejtim për të cilin ndoshta nuk jeni shumë të qartë apo të bindur.
Duke qënë se jeni të foksuar tek pyetja se si ta bëni jetën tuaj gjithmonë e më të mirë, jeni pak më të distancuar prej të tjerëve, t’i zhdukeni prej syve disa njerëzve pranë dhe t’i lini në mëdyshje mbi atë se me cfarë po merreni. Në qoftë se jeni pranë dikutj i cili po ia del mirë, dijeni se ka shumë mundësi që ky person të jetë gjithashtu shumë krenar për ju. E di që keni një pasion të madh për jetën, që doni më të mirën, dhe nuk duan që t’ju ndalojnë apo pengojnë, në asnjë lloj mënyre. Jeni me shumë fat që keni mundësinë për të krijuar atë që doni në jetën tuaj. Këtë muaj keni mundësinë për tu treguar shumë produktivë.
Megjithatë pavarësisht mundësive të mira, mundet që ende ndjeni një lloj inati dhe pendese, dhe këto ndjenja i zhvilloni atëhere kur bini në qetësi, ndërkohë që ajo që duhet të bëni është të motivoheni dhe të ecni përpara. Këtë energji mund ta ndani dhe me të tjerët dhe t’i bëni të ndjehen të sigurt kur ju kanë pranë, sepse në shumicën e kohës jeni shumë të zënë me punë. Gjithsesi nuk duhet ta zhysni veten me punë që të zgjidhni atë lëmsh emocional që ende mund të keni brenda vetes. Duhet t’i dilni përballë. Universit nuk i pëlqen situata e paekuilibruar, dhe gjithmonë lëviz në mënyrë të tillë që jeta e dikujt të ekuilibrohet, me dëshirë apo pa dëshirë, dhe ju duhet të përpiqeni që të merreni që tani që më vonë të mos ju shtohet ngarkesa.
Pavarësisht se ju mund të mos jeni shumë prezentë, personat afër do vazhdojnë t;ju rrinë afër, t’ju mbështesin, por duhet të keni parasysh se po ju presin dhe personi që po ju pret është njeri me shumë vlerë, që nuk ka nevojë për ju por që e do dikë dhe ju do ju. Mund të jetë një njeri i cili ka shenja ajri në hartën e vet (Binjakët, Peshorja, Ujori). Megjithatë nëse jeni të shqetësuar, duhet të bëni diçka, sepse personi tjetër mund të jetë tepër krenar për ta pranuar para jush se si ndjehet në të vërtetë, sepse edhe e kupton nevojën për pavarësi, por edhe do donte që ju t’i qëndronit më afër.
Gjithsesi nuk është gjë e keqe që doni të mbroni qëllimet dhe ëndrrat tuaja, dhe kjo është ajo ku në përgjithësi doni të përqëndroheni këtë muaj, por mos harroni se ndonjëherë kur arrin në majë, ndjehesh vetëm, dhe ndoshta duhet të mendoni se duhet të merrni dikë me vete rrugës; një njeri të vjetër, ose një njeri të ri që mund ta njihni këtë muaj.
Qiell të mbarë!