Shigjetari & ashendentja Shigjetar, parashikimi i muajit Prill 2024

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky parashikim vlen për njerëzit që kanë Diellin në Shigjetar, Hënën në shenjën e Shigjetarit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Shigjetarit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator

Këtë muaj duhet të ndiqni shumë intuitën, atë që ndjeni. Bëni atë që keni për të bërë dhe mbi ata që nuk ju  ndjekin dot, lijini pas.

Tani jeni më shumë në një udhëtim shpirtëror, në një udhëtim për të zbuluar kuptimin e jetës. Ky është një udhëtim në të cilin nuk mund të merrni dikë tjetër me vete. Ka mundësi që t’ju duhet të refuzoni dikë. Megjithatë mund të mos ndjeheni gati. Gjërat sipërfaqësore të jetës suaj janë shumë të pamjaftueshme për ju tani. Jeni në një moment ku duhet të bëni një zgjedhje dhe e dini shumë mirë se ku doni të shkoni dhe cfarë duhet të bëni. Këtë muaj ju drejton Hëna në njëfarë mënyre, ju drejton emocionaliteti.

Ndoshta do analizoni thellë situatën tuaj fiannciare, lidhjet tuaja me njerëzit, dhe prej kësaj të keni arritur në një ndjenjë pakënaqësie. Ndoshta keni frikë se mos ndoshta nuk e gjeni qëllimin tuaj, se mos ndoshta nuk jetoni në shërbim të qëllimit tuaj. Kjo është një periudhë goxha “Shigjetariane” për ju, sepse është moment filozofik. Ndoshta po ktheheni në gurunë tuaj shpirtëror dalë-ngadalë. Është e rëndësishme të mos i ktheni shpinën gjërave që keni mësuar, të mos harroni. E keni prekur një pjesë të thellë të qënies suaj. Ju keni Akepin si drejtues të fushës së dymbëdhjete astrologjike, fusha e fundit që lidhet me dimensionin shpirtëror, dhe keni shumë shtresa si person, jeni shumë të thellë.

Ndoshta ndjeni nevojën për t’i sherbyer komunitetit tuaj, për t’i shërbyer familjes ose shoqërisë suaj. E kuptoni rrjedhën e përgjithshme të gjërave, që nëse jepni, do merrni. Nëse krijoni hapësirën për t’i dhënë të tjerëve, do i krijoni vetes hapësirën për të marrë mbrapsht gjithashtu. Kjo mund të jetë një gjë e vogël, ose mund të jetë një gjë e madhe. Mund të jetë lidhur me një lidhje romantike, ose me diçka tjetër.

Ndoshta pas këtij muaji të mbushur me dyshime, do përqafoni një mënyrë tjetër të të menduarit, një mënyrë e cila ju jep më shumë optimizëm, më shumë motivim. Pas këtij momenti do jetë shumë më e lehtë që të merrni drejtimin që doni në jetë, që fati të kthehet në anën tuaj. Ka mundësi që të keni pranë njerëz të cilët nuk janë shumë të sinqertë, njerëz që nuk thonë përballë atë që ndjejnë dhe ndoshta brenda këtij muaji, do distancohen nga ju gjithashtu.

Ndryshe nga shenjat e tjera, energjia e muajit tuaj nuk është aq agresive, aq e drejtpërdrejtë por më e butë. Do gjeni shumë arsye për t’i dhënë të tjerëve, por mund ta bëni këtë gjë pa shumë lodhje, pa ndonjë sakrificë të madhe. Ndoshta do hasni më shumë vonesa në punë, vonesa pak më të theksuara se ato të të tjerëve, por nuk do jetë problem. Në muajin Maj do ketë më shumë dinamikë në jetën tuaj, ndërsa tani energjia është pak më e përgjumur.

Ka mundësi që të ketë një bllokim mes jush dhe partnerit tuaj, dhe pse partneri është shumë pozitiv dhe shumë i dëshirueshëm si partner, por ndoshta duhet të kalojë ende kohë që gjërat të lulëzojnë. Edhe nëse s’është partner romantik, mund të jetë bashkëpunëtor në punë.

Nëse pëlqeni dikë dhe gjërat nuk kanë ecur mirë, kini besim se gjërat do kthehen në favorin tuaj, pra se është çeshtje kohe, por dhe duhet të keni besim.

Mos e sabotoni veten, mos bëni diçka për qejfin e dikujt tjetër, mos e fokusoni veten tek frika juaj sepse nuk keni nevojë. Ky është muaj i mirë për të ndjekur rrymën dhe për të mos punuar shumë. Mos u fokusoni tek pyetjet ekzistenciale sepse ato janë tunele të errëta dhe të pashëndetshme në fakt. Mund të jeni duke dyshuar mbi shumë njerëz dhe ta ngushtoni filtrin e tolerancës mbi sjelljen e njerëzve, dhe s’ka problem, por mos ia ktheni kurrizin njerëzve që iu bëjnë të ndjeheni mirë dhe vetes. Të gjitha shqetësimet e këtij muaji janë iluzione dhe nuk lidhen tamam as me jetën tuaj dashurore, as me punën.

Ju uroj vetëm më të mirën. Gjërat janë në rregull, ankthi është i panevojshëm (sigurisht) dhe mbi të gjitha, pa asnjë arsye. Lëreni muajin të rrjedhë.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping