Peshorja & Ashendentja Peshore, Parashikimi i muajit Prill 2024

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky parashikim vlen për njerëzit që kanë Diellin në Peshore, Hënën në shenjën e Peshores, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Peshores. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator

Do e ndjeni shumë të nvevojshme këtë periudhë që të shprehni atë që ndjeni, të bëni ato që doni, dhe mund që të ndjeheni të rraskapitur me personin tjetër i cili mund t’ju japë shumë, por në vend të kësaj ju jep vetëm një grimcë të asaj që meritoni. Nëse doni dikë, ka shumë mudnësi që ta gjeni një person i cili është shumë i përshtatshëm për ju, por përpara kësaj, duhet t’i thoni universit se nuk toleroni më pak se ajo që ndjeni që meritoni. Dielli në shenjën e Dashit e bën pjesën më të madhe të Prillit, të fokusuar tek lidhja juaj me të tjerët këtë muaj, duke qënë se Dashi aktivizon fushën e shattë astroligjike të jetës për ju, fushë të cilën ju e drejtoni vetë duke qënë se jeni shenja e shtatë.

Këtë muaj po filloni që të shikoni ndryshimet në jetën tuaj, të shikoni se si kur ju ndryshoni mënyrën e të menduarit, ndryshon dhe jeta juaj. Pra po vërtetoni se ndryshimi fillon nga brenda. Them se po e vërtetoni që tani sepse këto ndikime kanë filluar që prej muajit të shkuar. Shumë lidhje tuajat me njerëz të ndryshëm përfshirë njeriun e zemrës, do ndryshojnë, do transformohen, do thellohen. Jeni më skeptikë dhe mosbesues këtë periudhë, sepse ka patur shumë konfuzion dhe paqartësi. Megjithatë mund të jeni në një pozicion shumë të sigurt, pa arsye për të patur frikë.

Nëse dikush prej jush e ka patur të vështirë që ta shtyjë partnerin që t’i përkushtohet, por kjo gjë nuk ka ndodhur, dhe keni sugjeruar një moment shkëputjeje apo distancimi, mund të jeni distancuar dhe secili ta ketë mendjen shumë të përkushtuar tek karriera apo tek paratë. Kjo s’do të thotë edhe që ai apo ajo të jetë shkëputur plotësisht emocionalisht me ju, por këtë muaj mund të vendosni që të mos sakrifikoni aq shumë prej pritshmërive tuaja. Ky është muaj me shumë dinamikë romantike dhe që ju jep shumë mudnësi për tu përmirësuar në këtë fushë. Ose njeriu tjetër ka shumë mundësi apo opsione prej të cilave të zgjedhë, ose ju. Ka mundësi që të mos doni të investoni më tek ky njeri dhe të mos silleni në mënyrë të varur prej njëri-tjetrit por përkundrazi, shumë të pavarur. Nëse dikush nuk do që t’ju pranojë dhe vlerësojë maksimalisht për atë që keni për të ofruar do e lini pas, sepse vetë-vlerësimi dhe dashuria për veten tuaj këto kohë, janë rritur në përgjithësi. Ndjeni lumturi dhe entuziasëm mbi jetën tuaj dhe nuk e keni problem nëse rrugët tuaja me dikë shkëputen, për ca kohë ose për më shumë se aq.

Keni punuar shumë fort dhe tani doni vetëm që t’i jepni mundësinë vetes për të shijuar jetën pak më shumë. E ndjeni se nuk është përgjegjësia juaj që t’i mbushni mendjen dikujt se ju vleni. Ndoshta do kuptoni se secili ka rrugën e vet dhe nëse është e shkruar për tu bërë, do bëhet. Nëse duhet ta mbyllni një derë, do e mbyllni pa pendesa, pa trishtim. Ndryshe nga energjia e Gaforres për këtë muaj për shembull, ju ndjeheni shumë në kontroll të jetës suaj, të drejtimit që doni të merrni. Këtë muaj ju drejton një energji e mirë, dhe pavarësisht faktit që Mërkuri është i zmbrapsur, keni shumë gjëra për të bërë. Keni për të udhëtuar, për të krijuar, për tu zbavitur…

Ndoshta brenda muajit do takoni dikë të ri. Duke qënë se intuita juaj do jetë shumë e lartë, do e dini apo kuptoni që në fillim se cfarë do ky person prej jush, ky person i ri apo ai i vjetri, dhe nuk do kërkoni ndjesë nëse largoheni, gjë që mund të jetë e mencur dhe mund të jetë sjellje sipërfaqësore, varet. Nëse dikush do që t’ju kërkojë falje por do të vazhdojë njësoj me të njëjtin avaz, do e shikoni qartë që kërkesa për falje nuk ka asnjë peshë. Do rrotulloni sytë dhe do shikoni tjetër kund. Në përgjithësi këtë muaj gjërat do lëvizin në favorin tuaj.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping