Virgjëresha & Ashendentja Virgjëreshë, parashikimi i muajit Prill 2024

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky parashikim vlen për njerëzit që kanë Diellin në Virgjëreshë, Hënën në shenjën e Virgjëreshës, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Virgjëreshës. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator

Prilli është muaj që kryesisht “drejtohet” nga Dashi  duke qënë se Dielli është në shenjën e Dashit, dhe për Virgjëreshën, shenja e Dashit aktivizon fushën e tetë astrologjike të jetës, fushën e sekreteve, gërmimeve, botës së okultit, dhe është fushë shumë shpirtërore dhe emocionale e cila drejtohet prej shenjës së Akrepit. Dashi, ashtu si Akrepi, drejtohet prej Marsit, dhe ka shumë planete në shenjën e Dashit, prandaj ky muaj është shumë intensive. Këtë muaj mund të merreni me një person i cili nga njëra anë është shumë perfekt për ju, nga ana tjetër nuk është i duhuri, dhe jo domosdoshmërisht bëhet fjalë për bashkëpunimet romantike mes jush dhe një personi tjetër, por edhe për bashkëpunimet profesionale ose lidhjet miqësore. Kjo nuk është e shëndetshme, pavarësisht se mund t’ju duket shumë tërheqëse, pavarësisht se mund të dalloni shumë potencial. Prilli do ju pastrojë shumë energjikisht sepse është planeti juaj drejtues Mërkuri ai që është i zmbrapsur tani e deri në datën 15 Prill. Mund të këndoni, shkruani, flisni shumë me fmëijët tuaj, dhe të dalloni një kënaqësi të madhe në tu shprehur.

Zmbrapsja e Mërkurit do nxjerrë jashtë çdo ndjenjë që duhet të nxirret jashtë, cdo emocion që duhet të shprehet. Mundet që dikush që nuk ka patur interes për ju, të shprehë interes për ju gjatë kësaj periudhe të Mërkurit të zmbrapsur, gjë që mund të mos jetë e para herë që ndodh. Jo të gjithë Virgjëreshat janë shumë të organizuar, të disiplinuar e të rregullt, por tani jeni në një moment kur vërtetë duhet të tregoheni të tillë për t’i kursyer vetes shumë kohë. Ndoshta dikush do kërkojë ndihmën tuaj në një projekt, në një projekt që për ju është surprizë. Mërkuri dhe Marsi do janë në një situatë të parehtshme bashkë dhe njerëzit do përpiqen që t’ju ngacmojnë, do ju tundojnë që të lëkundni qëndrimet tuaja, t’ju nxjerrin jashtë prej rolit shpirtëror që ju keni, ose prej paqes suaj të brendshme, edhe nëse s’e kuptojnë që kjo është ajo që po bëjnë, prandaj është shumë e rëndësishme që të ruani individualitetin dhe besimet tuaja. Duhet të përpiqeni që të tregoheni të prerë. Ka mundësi që shumë njerëz të vijnë tek ju për të kërkuar ndihmë, këshilla. Atëhere kur në jetët e të tjerëve ndodhin gjëra “të çuditshme”, njerëzit vijnë tek ju sepse ju keni shumë eksperiencë për të ndarë dhe shumë për të dhënë gjithashtu.

E di që çdo Virgjëreshë është ndryshe, dhe ka detaje të ndryshme në jetën e secilit prej jush por shumë prej jush janë në një gjendje shumë të lartë reflektuese dhe shpirtërore, dhe prej kësaj mund të ndjeheni të distancuar prej “realitetit” të botës i cili në këtë pikë, në këtë moment, mund t’ju duket qesharak. Ndoshta e dini se cfarë ka rëndësi dhe cfarë nuk ka. Ndoshta shumë prej jush këto kohë e ndjejnë se cfarë nuk shkon dhe mund të ndjeheni disi të mërzitur apo të bezdisur sepse jo që të gjithë janë në atë nivel.

Nëse nuk doni të merrni pjesë në dicka, mos merrni pjesë. Nëse doni që të ndikoni të tjerët me mendimet tuaja, mund të mos priten mirë dhe të ndikoni në shoqëritë tuaja. Këtë muaj më mirë zmbrapsuni dhe tregohuni më të kujdesshëm me fjalët. Nëse s’keni dicka të mirë për të thënë, mos thënë asgjë. Gjithsesi këtë muaj jeni përgjithësisht më të heshtur.

Për shumë prej jush romanca do jetë fokus, prioritet. Dashuritë këtë muaj do jenë pasionante. Ky muaj nga ana tjetër ka shumë distancë, gjërat nuk konsolidohen tani, megjithatë është e përkohshme. Mund t’ju vijnë lajme apo fjalë prej dikujt më vonë por ndoshta nuk do jetë tamam sic e prisni sepse ndoshta s’jeni në të njëjtin kapitull. Do ju sugjeroja që të mos merrnit iniciativën për të nisur një bisedë të zjarrtjë, sidomos gjatë tre javëve që vijnë, sepse ka shumë tension planetar. Situata është shumë “tërhiq e mos e këput” këtë muaj. Gjithsesi nuk është se do zhvilloni biseda me përmbajtje këtë muaj. Pra ky muaj mund të jetë pak rraskapitës sepse e di që nuk doni që të mos ketë produktivitet në jetën tuaj dhe kjo gjendje ju bezdis.

Mundet që njerëzit të vijnë drejt jush për të ndarë me ju telashet e veta sentimentale, por ju të mos përfshiheni. Jeni më shumë si personi që i sheh të gjithë nga maja e kullës dhe sheh se cfarë bëjnë njerëzit, por nuk përfshihet shumë, prandaj mund të ndjeheni goxha nën kontroll këtë muaj. Do keni më shumë ngarkesë në punë se sa në ceshtje emocionale gjatë këtyre dy muajve të ardhshëm në fakt.

Ka mundësi që së fundmi të keni jetuar një moment zhgënjimi dhe prandaj nuk doni të merreni me telashet e njerëzve sepse keni ato tuajat, por jeni në një moment shërimi, dhe prandaj keni gjëra për të thënë, keni këshilla me vlerë për të ndarë. Në cfarëdo gjëje që të jeni zhgënjyer, e dini që s’është gjë e madhe dhe me siguri nuk është, prandaj thjesht po prisni të ecni përpara. Pak a shumë si shenja e Luanit në disa gjëra këtë muaj. Gjithsesi këtë muaj ju do dëgjoni thirrje të ndryshme prej njerëzve. Mund të merreni shumë më shkrim, me lexim, mund të jeni duke krijuar art. Ndjeheni të frymëzuar këto kohë dhe ky frymëzim ju ndihmon që të ttregoheni produktivë dhe ta ngrini jetën tuaj në një nivel tjetër, të mbushur me më shumë pasion dhe kënaqësi. Gjërat me të cilat do merreni këtë muaj, do jenë gjëra të cilat do ju ndihmojnë që të lidheni me veten. Ndoshta do hidhni sytë ga universi jo vetëm për përgjigje, por edhe për kënaqësi, sepse e shikoni se më shumë rëndësi ka që të bëni atë që ju shijon, se sa të vraponi si të tjerët, se sa të bëni atë që bëjnë 99% e botës.

Problemi me ju është se doni t’i vërtetoni vetes dhe botës se ju mjafton vetja për të realizuar dhe përfunduar punët tuaja, por nuk duhet që ta lini veten përjetësisht në shërbim të të tjerëve, përjetësisht në kontroll të detyrave tuaja, por edhe të kërkoni për ndihmë, për mbështetje, sepse edhe ju jeni të kufijshëm dhe e meritoni të ndihmoheni. Kijeni parasysh këtë gjë.

Qiell të mbarë!

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping