Binjakët & Ashendentja Binjakët, parashikimi i muajit Prill 2024

Parashikimi i muajit, ashtu si edhe parashikimi ditor, është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky parashikim vlen për njerëzit që kanë Diellin në Binjakët, Hënën në shenjën e Binjakëve, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Binjakëve. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator

Muajin e shkuar keni qënë shumë të zënë, nga shenjat reliaht më të zëna. Këtë muaj ka më shumë përballje tuajat me të tjerët, sepse Mërkuri, planeti juaj drejtues, ashtu si Dielli dhe Poli Verior i Hënës, ndodhet në shenjën e Dashit, energji e cila ju bën shumë të nxituar dhe impulsive, dhe gjithashtu është i zmbrapsur, gjë e cila e vë pak në gjumë pjesën logjike të mendjes suaj. Doni shumë që të fokusoheni në punë, tek paratë, tek karriera, dhe Hëna e plotë në shenjën e Peshores që ndodhi më datë 25 Mars, ju fokuson tek romanca dhe pasionet tuaja. Mërkuri i zmbrapsur na lejon që t’i nxjerrim sikletet jashtë, dhe t’i shprehim për tu qartësuar. Kjo është periudhë kur të gjithë e kemi të paqartë mbi se kush jemi, se cilat janë qëndrimet tona mbi gjëra të ndryshme dhe se cfarë pozicioni duam të mbajmë.

Gjërat muajin e shkuar ju ecën shumë mirë dhe njerëzit kanë dashur shumë që t’ju afrohen. Kjo mund t’ju ketë bezdisur edhe pse askush s’ka patur qëllime të këqija. Duhet të përpiqeni që të fokusoheni tek qëllimet tuaja, qëllime tek të cilat jeni përqëndruar që në muajin e shkuar. Edhe pse jeni shumë të zënë, mendjen do e mbani të kthjellët. Edhe pse periudha e turbullt dhe e mjegullt e shenjës së Peshqëve, (e cila nisi më datën 19 Shkurt dhe përfundoi më datë 20 Mars) nuk është më prezente, ende jeni duke e marrë veten dhe duke u përpjekur që të ruani qetësinë e përgjithshme. Për ata prej jush që kanë mundësi, për këtë periudhë e cila është e përkohshme sigurisht, mund të fokusoheni më shumë tek puna dhe më pak tek lidhja juaj me të tjerët. Në përgjithësi ata që janë të lidhur, do e kenë të vështirë që të menaxhaojnë kohën e vet, dhe partneri apo partnerja juaj, mund të ndjejë rraskapitje prej mungesës suaj gjithashtu. Përpiquni që të mos e merrni me vete në shtëpi punën tuaj.

Mos u shqetësoni shumë mbi gjërat që nuk përfundoni dot. Një nga gjërat më të mira tuajat është fakti që nuk i lejoni njerëzit që t’ju nëpërkëmbin dhe gjithashtu nuk jeni natyrë që shtyni shumë, nuk jeni imponues. Megjithatë këtë muaj do ju duhet që të merreni me shumë punë.

Në përgjithësi këtë muaj jeni në rregull, të përqëndruar tek puna juaj. Mund të përpiqeni që të përfshiheni me njerëzit por sërisht do ruani një pozicion mbrojtës ndaj rritjes shpirtërore që keni përjetuar gjatë viteve të fundit. Sigurisht që ka një gjë që ju shpërqëndron, dhe mund të jetë një gjë shumë e mirë gjithashtu. Po ta shikoni jetën tuaj, edhe nëse gjërat nuk janë fiks si do donit, mund të kuptoni se jeni me shumë fat që jeni aty ku jeni.

Ka mundësi që të merreni me një njeri të vështirë, që j’ua vështirëson shumë përpjekjet tuaja për të bërë dicka të mirë bashkë, por më mirë që të mënjanoheni tani, të ftoheni pak për të mirën e të dyve. Ky nuk është moment i mirë për të marrë vendime të rëndësishme, por dikush mund të dojë që ta bëjë këtë gjë me ty. Për këtë arsye problemet e atij personi mund të bëhen dhe problemet e juaja. Do ju duhet shumë që të tregoheni të vendosur mbi qëndrimin tuaj.  njeriu tjetër mund të jetë shumë rebel, shumë i paparashikuar, i pakontrollueshëm, agresiv, pram und të vibrojë shumë me energjinë që Mërkuri juaj ka tani, me energjinë me tipike të Dashit. Ka mundësi që ky person të ketë përpara një udhëtim të vetin shpirtëror dhe mendor që e distancon prej jush, dhe edhe nëse komunikimi mes jush ftohet shumë, kjo nuk do të thotë se kështu do jetë deri në fund, thjesht ka nevojë për kohën dhe hapësirën e vet.

Vetëm duke kërkuar brenda vetes do gjeni mënyrën se si ta ktheni situatën në favorin tuaj, ose të gjeni mënyrën për të dalë nga situata nëse nuk doni që të merreni me këtë situatë. Ndoshta po merreni me njerëz të cilët nuk e kuptojnë procesin e zhvillimin personal dhe/ose nuk duan që të ndryshojnë. Mund të jetë një njeri i shenjës së Demit ose që ka energji të Demit si person. Gjërat për ju janë shumë të qarta, edhe pse emocionalisht jeni të mjegullt. Ndoshta ata janë shumë të paqartë, ndërsa për ju situata është e qartë. Ndoshta mund ta keni të qartë që kjo situatë e ka një fund, nuk është situatë premtuese për të ardhmen. Gjithsesi brenda muajit do ketë shumë sinqeritet mes jush në fund, do e hapni zemrën, që të dyja palët.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping