Peshqit & Ashendentja Peshqit, Parashikimi i muajit Maj 2024

Këtë muaj Peshqit ndjehen shumë të ekuilibruar, të aftë për ta shprehur veten pa dramë, pa trazira. Ndjeheni shumë të qetë dhe të ekuilibruar me emocionalitetin tuaj. Shëndeti është i favorizuar ashtu si dhe harmonia mendore, një mungesë stresi dhe një mundësi për të jetuar momente shumë të bukura, shumë festive. 
Kur përfshij dashurinë në parashikimin mujor, e shikoj duke patur parasysh ato çifte që nuk janë tamam të konsoliduar, çifte që nuk i janë përkushtuar ende vërtetë lidhjes së tyre dhe ndoshta janë ende duke analizuar mundësinë që kanë për të patur një pozicion të qëndrueshëm në jetën e personit që i intereson. Dashuria është pak sfiduese për shenjën e Peshqëve, megjithëse duket shumë magjike, duket si Aladini dhe Jasmin që fluturonin mbi tapet nëpër qytet natën. Ka mundësi që të keni të bëni me një njeri që ka shenja toke në hartën e vet (Bricjap, Virgjëreshë, Dem) dhe ka mundësi që të keni një varësi ndaj tij ose ai/ajo ndaj jush, dhe kjo mund t’ju shtrydhë apo lodhë shumë. Ndoshta tani Peshqit do dallojnë se sa e lodhshme është të qënurit i fiksuar me dikë, më shumë se sa i dashuruar. Personi mund të ketë edhe shenjën e Luanit në hartën e vet, ose një tjetër shenjë zjarri, pra Dash ose Shigjetar. Ndoshta keni kaluar një moment që ju ka bërë shumë konfuzë, për shembull keni kaluar një natë shumë të mirë me dikë, dhe papritmas ndjeheni të zënë në kurth nga pasioni dhe kënaqësia që ndjeni kur jeni pranë tij. Megjithatë duhet të përpiqeni që ta mbroni veten orej energjisë obsesive e cila ju ç’ekuilibron. Nëse i jepni energjinë tuaj dikujt dhe ndjeheni të shteruar, dhe ai apo ajo nuk tregon më interes për ju por ju doni që të vazhdoni t’ia jepni, mos bini në kurthin e obsesionit por ktheni kokën pas. Ndoshta që të dy ju jeni shumë të varur prej njëri-tjetrit, dhe e keni ë vështirë që t’i rezistoni njëri-tjetrit, por kjo nuk është gjë e mirë kur bëhet varësi, kur ndjeheni të konsumuar dhe doni ta takoni prap për tu konsumuar prap, dhe jo për tu relaksuar dhe fituar më shumë energji. Ne (të gjithë njerëzit) duhet ta lartësojmë njëri-tjetrin, jo ta shterojmë, por kur krijojmë varësi prej faktit që konsumohemi, duhet të mësojmë të dalim jashtë prej asaj situate e cila na rrit nëse e kuptojmë siç duhet. Duhet të lidheni me shpirtin e dikujt ashtu siç dini ju, dhe të mos fokusoheni vetëm tek pasioni apo kënaqësia. Mos e teproni me elementët se është si të shpenzosh të gjithë paratë që ke brenda ditës, ndërkohë që shpenzimet duhen bërë në mënyrë të ekuilibruar duke patur parasysh kufijtë që kemi.  
Java e parë e muajit është një javë gjatë të cilës e gjeni veten në kërkim të një ekuilibri, mes punës dhe jetës sociale, mes kohës që i kushtoni vetes për tu marrë me fizikun, me shëndetin, me ushqimin, dhe kohës që i kushtoni partnerit. Disa prej jush mund të kërkojnë mënyra popullore për tu marrë me një çeshtje shëndetësore, çeshtje e cila mund të jetë e juaja ose e një të afërmi. Ata prej jush që janë në një moment reflektimi dhe zbulimi shpirtëror, mund të gjeni një ekuilibër mes egos dhe njeriut që jeni në të vërtetë. Diçka do ekuilibrohet në javën e parë dhe është javë shumë e mirë.
Në javën e dytë të muajit do ketë më shumë lodhje dhe do e kuptoni këtë gjë, që po punoni fort për të mbajtur vendin ku jeni apo për të arritur aty ku doni të shkoni. Suksesi juaj është i shumë merituar por duket se duhet të bëni dhe një përpjekje tjetër, ndoshta të fundit, për ta shijuar dhe për ta bërë të dukshëm edhe për të tjerët. Rraskapitja është prezente në javën e dytë dhe ndoshta mund t’ju duket se keni pritur një kohë tepër të gjatë për të korrur të mbjellurat tuaja. Gjithsesi një lloj ndjenjë vetë-realizimi, e keni në javën e dytë. Sfida e kësaj jave do jetë thjesht lëvizja apo faza e fundit përpara se të vazhdoni përpara në një moment suksesi.
Java e tretë është javë tepër e bukur. Pas asaj përpjekjes së javës së dytë, në javën e tretë të muajit do ndjeheni shumë të lumtur dhe të suksesshëm financiarisht, të suksesshëm pas disa përpjekjeve për të përfunduar një projekt të caktuar. Shumë prej jush do shpërblehen financiarisht në javën e tretë të muajit, dhe për ata që nuk do shpërblehen në mënyrë të drejtpërdrejtë, do hedhin hapat drejt kësaj rruge suksesi. Keni vërtetë arsye për tu lumturuar.
Java e katërt e muajit është gjithashtu javë e ëmbël. Është sheqer ky muaj. Do fitoni një sjellje shumë të pjekur lidhur me paratë, ose do merrni një vendim lidhur me financat tuaja i cili është hsumë i pjekur, shumë i mirë-menduar. Nuk do tregoheni impulsivë dhe kjo gjë do ju shpërblehet. E dini se çfarë duhet të bëni për të arritur aty ku doni në karrierën apo në qëllimet tuaja financiare. Për të siguruar qëndrueshmërinë financiare që doni të fitoni, do nxirrni në pah liderin që jeni dhe muajin do e përfundoni në mënyrë fantastike.
Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping