Ujori & Ashendentja Ujor, Parashikimi i muajit Maj 2024

Në këtë muaj nuk jeni në më të mirën tuaj në fakt, sepse jeni ose ndjeheni më të “zakonshëm” seç doni që të jeni dhe jeni më të prirur për tu marrë me gjëra që ju largojnë prej gjërave që në fakt e karakterizojnë shpirtin tuaj. Gjërat që po ju largojnë prej personit që jeni në të vërtetë, janë varësitë, obsesionet me njerëz apo me informacione të caktuara, frikërat, pasiguritë… nuk ka asgjë të keqe sepse të gjithë jemi njerëz dhe kemi momente më “të larta” apo më të mira se të tjerët, por thjesht mos e zgjasni këtë moment. Nëse po ushqeheni tepër, po pini më shumë seç mundeni, po dini me më shumë njerëz seç ju shërbejnë apo seç duhet, hidhni një hap mbrapa dhe merrni kontrollin e vetes.

Ujori do tregohet shumë kurajoz në dashur këtë muaj. Sigurisht që kur flas për dashurinë, ashtu siç e kam shkruar në pjesën e parë të parashikimit, nuk e kam fjalën për që të gjithë, por për ata prej jush që janë në kërkim ose në ujëra të trazuar me personin që kanë pranë. Jeni shumë në kontroll të vetes ndërkohë që ngacmoheni nga situata të ndryshme, situata që ju vbëjnë në lëvizje. Tani jeni në një moment ku korrni atë që keni mbjellur dhe në dashuri, ndjenja e dashurisë është pjesa e fillimit dhe pastaj është më shumë çeshtje durimi. Durimi që keni treguar do ju shpërblehet. Mos e ngusni një gjë sepse do bëhet. Është si të kesh mbjellë një pemë dhe të presësh që të rritet, dhe nuk mund ta shtysh këtë gjë që të ndodhë më shpejt seç duhet të ndodhë. Mund të jeni duke u marrë ose në jetën tuaj do vijë një njeri i shenjës së Luanit, Dashit, ose një Dem, dhe këto shenja mund të mos i ketë vetëm si shenja Dielli por edhe si shenjë Hëne, ashendente ose Afërdite, meqë po flasim për dashurinë. Mund të komunikoni shumë me këtë person, të shkëmbeni selfie, t’i tregoni se sa jeni përmirësuar apo se sa keni arritur, e kështu me rradhë. Do kaloni kohë bashkë por ndoshta jo shumë shpesh, megjithatë do tregoheni të vëmendshëm ndaj këtij personi dhe ai ndaj ju, edhe pse mund të jeni shumë të ngarkuar ndërkohë. Nuk keni pse të mundoheni shumë për të rritur apo pjekur këtë lidhje, vetëm prisni.  

Java e parë e muajit fillon shumë mirë, me një energji shumë të mirë. të gjithë kemi energji femërore dhe mashkullore brenda vetes, dhe java e parë është energji femërore. Do jeni më krijues dhe më intuitivë. Do ndjeheni të frymëzuar për të filluar një gjë të re, për të shfrytëzuar një ide origjinale që keni. Java e parë do rrjedhë në mënyrë shumë të bukur. Mund të mësoni se dikush është shtatzanë, mund të ngeleni ju ose partnerja juaj shtatzanë, ose të merreni me fëmijët e një të afërmi ose të një miku apo mikeshe.

 Java e dytë është java kur daloheni për pak mungesë durimi dhe rraskapitje sepse do dalloni se nuk po realizohen pritshmëritë tuaja, jo ende. Thjesht do ju duhet që të prisni që gjërat të rrjedhin në mënyrën e tyre të natyrshme, që universi të sjellë atë që ka për ta sjellë në fund të fundit, në jetën tuaj.

Në javën e tretë do rrethoheni me më shumë njerëz, do bashkëpunoni me shumë vetë dhe do kërkoni për më shumë këshilla prej të tjerëve. Nuk do doni që t’i bëni gjërat vetëm, në mënyrë të pavarur siç bëni gjithmonë por do dalloni një lloj nevojë për të shfrytëzuar ndihmën e të tjerëve. Ndoshta ata prej jush që kanë një ves, do kërkojnë për këshilla se si ta lejnë pas.

Në javën e katërt të muajit do ndjeni nevojën për vlerësim prej të tjerëve, vlerësim mbi punën dhe përpjekt tuaja, por nuk do e shikoni këtë gjë. Në fakt mjafton të bëni edhe një përpjekje të fundit, dhe do e fitoni atë që doni. Është moment si ajo fotoja e atij personit që po ta provojë edhe njëherë të gërmojë, do e gjejë thesarin që kërkon. Kështu që, sigurisht që duhet ta shtyni veten për të bërë edhe një përpjekje të fundit, për të bërë 1001 përpjekje, edhe pse 1000 janë gjithashtu shumë por më shumë rëndësi ka që të përpiqeni mjaftueshëm. Edhe nëj sfidë të fundit, edhe më në fund do arrini në suksesin dhe fitoren e ëndërruar. Në përgjithësi është muaj shumë interesant ky Maj për ju dhe shpresoj që t’ju shijojë.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping