Ky është muaj shumë i fuqishëm për ju. Sigurisht që kjo ndodh sepse jemi në muajin e Demit, një shenjë toke si ju, por kam vendosur që këtë muaj të mos ndalem tek poziconimet planetare gjatë shpjegimit të situatës së këtij muaji, por tek efektet. Aftësia juaj për të tërhequr atë që doni në jetën tuaj, është e theksuar këtë muaj. Pra, nëse i keni vënë qëllim vetes që të fitoni një gjë të caktuar, do e fitoni. Nëse keni vendosur që të qeshni më shumë dhe të tërhiqni pozitivitet në jetën tuaj, do e tërhiqni dhe do e shijoni. Është ndjesi shumë e fuqishme kjo që të jesh i ndërgjegjshëm mbi pushtetin që ke në jetën tënde, mbi ndikimin transformues që kanë mendimet në kokën tuaj mbi jetën tuaj. përpiquni që ta ruani fokusin dhe të tërhiqni gjërat e mira dhe pozitive që doni të keni pranë. Mendoni për gjërat e mira që mund t’ju ndodhin dhe jo për gjërat që do donit të kishit por që nuk i keni.
Ata prej jush që janë në ujëra të trazuar në dashuri, janë beqarë ose duke dalë me dikë, kanë pritur shumë por po prisni sepse keni një arsye, ka një qëllim shpirtëror për ju. Qëllimi është që ju të zhvilloheni, të bëheni më të mirë (jo se ka diçka që nuk shkon tek ju, por jemi qenie në ndryshim dhe kemi momente ku fokusi është tek rritja). Nuk keni pse të ndjeheni si të bllokuar por ta përqafoni këtë moment si një mundësi për tu zhvilluar. Ndoshta personi që ju intereson është shumë ëndërrimtar, mund të jetë një njeri që ka shenja uji në hartën e vet, pra Gaforre, Akrep ose Peshqit. Mundet që ky person të jetë dke ju menduar por të mos ju shkruajë, ta lejë, shumë pasive jetën tuaj dashurore për momentin, të paktën në pamje të parë. Ndoshta jeni që të dy të mahnitur prej njëri-tjetrit në njëfarë mënyre, por vetëm mendoni dhe nuk veproni, kështu që mbeteni të varur prej mendimeve tuaja. Ndoshta duhet të mendoheni në mënyrë që të kuptoni se çfarë duhet të prisni prej këtij personi, se çfarë lidhjeje doni. Ndoshta universi po ju jep që të dyve kohën për të ndryshuar mendimin që keni për lidhjet, të ndryshoni mënyrën se si prisni të ndikoheni nga një marrëdhënie… mendojeni njëherë.
Në javën e parë të muajit mund të dalloni se sa mirë që po ia dilni në karrierën tuaj. Do ndjeheni shumë të kënaqur me veten, do ia dilni më mirë financiarisht dhe do ndjeheni shumë të suksesshëm. Gjërat do i bëni në ritmin tuaj të ngadaltë por të planifikuar. Gjatë kësaj jave do ju duhet që të gjeni një lloj ekuilibri mes kohës që ju kërkon puna dhe kohës që ju kërkon familja.
Në javën e dytë do keni edhe më shumë mundësi për të shfrytëzuar paratë që keni, por edhe pse do keni shpenzime apo mund të bëni transferta parash për të mbështetur dikë ose për të paguar dikë, prap gjendja financiare do ruhet e ekuilibruar.
Në javën e tretë të muajit nuk do ketë shumë aksion, nuk do veproni në mënyrë aktive por do planifikoni. Kjo është java që duhet shfrytëzuar për të planifikuar dhe për të shkruar at objektivat që keni, dëshirat gjithashtu, që ligjin e tërheqjes ta shfrytëzoni maksimalisht. Do vrisni mendjen mbi hapin tjetër që doni të hidhni dhe mbi mënyrën se si duhet ta hidhni këtë hap.
Në javën e katërt të muajit, ditët do jenë shumë aktive ashtu si në javën e parë të muajit, por thjesht do keni disa ballafaqime me njerëzit. Ndoshta do ju duhet që të ngirni zërin në lidhjen tuaj, në punë, në familje… të shoprehni mendimin tuaj për të mbrojtur veten. përpiquni që ta kaloni këtë sfidë duke respektuar kufinjtë që i vendosni njerëzve. Mund të jetë pak javë e bezdisshme, mund të merreni me një klient të lodhshëm për shembull, por do ia dilni më së miri sepse ndjenja e kontrollit në jetën tuaj është shumë e lartë këtë muaj, dhe motivimi është shumë prezent gjithashtu.
Qiell të mbarë.