Luani & Ashendentja Luan, Parashikimi i muajit Maj 2024

Energjia e përgjithshme e këtij muaji është harmonike për Luanin. Ky mund të jetë një prej muajve më fantastikë të vitit për ju. Do ndjeheni mirë, disa prej jush do shijojnë një lidhje të kënaqshme dhe të gëzueshme, disa të tjerë mund të njohin dikë të ri. Do ndjeheni shumë të lidhur me të tjerët, bashkëpunimet do shkojnë shumë mirë. Komunikimi juaj me njerëzit do ju relaksojë dhe ato marrëdhënie që më parë kanë patur fërkime, do përmirësohen. Bisedat me të tjerët do jenë shumë të kënaqshme. Karriera juaj do marrë një hov të jashtëzakonshëm, një hov që mund t’ju ndryshojë jetën. Do vlerësoheni shumë financiarisht këtë muaj. Urani dhe Marsi këtë muaj mund t’ju bëjnë shumë impulsivë, por edhe shumë dinamikë, dhe shumë sfidues në punë. Do shpërbleheni këtë muaj, do e shijoni suksesin e shumë merituar. 

Përsa i përket dashurisë në përgjithësi në këtë muaj, për ata prej jush që janë duke dalë me dikë, ose janë beqarë, nëse keni patur përshtypjen se dikush ju ka bërë keq, do vihet drejtësi dhe do merrni atë që meritonit apo atë që dëshironit. Gabimin apo borxhin do j’ua shlyejnë brenda mesit të parë të muajit. Ndoshta dikush ju bën rezistencë dhe vazhdon të ju lëjë në pritje. E keni pritur dhe keni dashur që të veproni, por keni preferuar që të ndjeheni në kontroll duke u treguar të zmbrapsur, por dhe personi tjetër mund të largohet, t’ju lëjë jashtë në të ftohtë. Ose mund të jeni ju ai që e bën këtë gjë, pra dikush t’ju ketë pritur dhe ju ta lini të kuptojë se ju ka pritur kot. Sido që të jetë, njëri prej jush nuk i thotë cdo gjë tjetrit. Ndoshta ai që do të largohet e ndjen se kjo lidhje është e mirë dhe se keni ndjenja për njëri-tjetrin, por prap frikësohet dhe largohet prej kësaj lidhjeje. Ose mund të jeni ju ai që është dashuruar me dikë i cili do që të largohet prej lidhjes që ka me dikë tjetër dhe të vijë drejt jush ose jeni të dashuruar me dikë i cili po i bën rezistencë marrëdhënies suaj, mundësisë suaj për tu lidhur. Gjithsesi në fund të ditës e vërteta do dalë në shesh. Njëri prej jush mund të dojë që të zhduket dhe tjetri i cili ndjehet zemërthyer, mund të dojë që të shkruajë. Gjithsesi nuk ekzsiton asnjëherë një situatë ku njeri partner është i lumtur dhe tjetri ndjehet përtokë. Gjithmonë ndjehet dhimbja e partnerit, dhe askush nuk mund të jetë i lumtur nëse partneri yt është i lënduar, prandaj ose personi tjetër e di këtë gjë për ju, ose ju e dini këtë gjë mbi personin tjetër. Njëri prej jush mund të largohet sepse tjetri (i cili mund të jeni ju), është përpjekur shumë për ta mbajtur situatën nën kontroll. Nëse njëri gëzon dhe tjetri vuan, herët a vonë do vihet një lloj ekuilibri, do vihet drejtësi. Mund të jetë thyer zemra e njeriut tjetër, ndoshta sepse ju nuk e ndjeni njësoj, dhe do ua shprehin këtë gjë, që kjo gjë nuk funksionon për të dhe se do largohet. Ajo që do ju lehtësojë që të dyve është e vërteta, është një rrëfim. Shpresoj që të keni kurajon ta bëni ose ta dëgjoni dhe të merrni një vendim të mirë për të dyja palët. Mund të refuzoni shumë oferta këtë muaj, dhe pjesërisht sepse keni shumë frikë, duke patur parasysh të shkuarën tuaj, e cila që prej verës së vitit 2017, me atë eklipsin e famshëm të Diellit në shenjën tuaj, mund t’ju ketë trazuar shumë në dashuri. Megjithatë nëse jeni ose ju ofron dashurinë e vet dikush i cili nuk ju ka bërë keq dhe ju jep energji të mirë, merreni njëherë në konsideratë. Nëse ju bën ofertë dikush duke thënë që ka shumë halle të tjera në kokë dhe nuk ju përkushtohet dot, do e refuzoni, pastaj do ju vijë pas dhe mund t’ju duhet ta analizoni njëherë si mundësi përpara se të merrni një vendim. Njëra prej ofertave që ju bëhet këtë muaj, mund të jetë një ofertë prej dikujt të cilin duhet ta mendoni njëherë mirë, sepse këto justifikimet mund të jenë vetëm justifikime, dhe një përpjekje për tu manipuluar meqënëse ju ka qejf. Pra, keni vendime dhe zgjedhje për të bërë këtë muaj në dashuri.

Javën e parë të muajit e filloni me shumë punë, me një ngarkesë shumë të madhe. Mund të punoni më shumë orë se zakonisht, ose do punoni jashtë orarit. Mund t’ju duhet që të vrisni mendjen se si do gjeni vijën e mesme mes kohës që ju kërkon puna dhe vëmendjes që ju kërkojnë njerëzit e afërt. Mund t’ju duket se keni jashtëzakonisht shumë gjëra për të bërë dhe se është e vështire që t’i përfundoni në kohë këto punë apo projekte. Kjo është një gjë që mund të ketë filluar tashmë prej kohësh prej shumë prej jush, pra të jeni duke u marrë me shumë gjëra në të njëjtën kohë, dhe java e parë e Majit j’ua vështirëson pak gjetjen e kohës për veten. Mund të pyesni veten nëse kjo situatë do zgjasë gjatë, por në fakt tani do arrini në një kulmim të një suksesi të caktuar, dhe jeni në fund të kësaj rruge, pasi Dielli tani po shnëdrrin fort mbi fushën e karrierës suaj dhe do që t’ju vijë shpejt në ndihmë. Punoni fart gjatë javës së parë që të mirëprisni një energji më të qetë dhe romantike (edhe nëse nuk jeni të lidhur, sepse ndoshta jo vetëm lidhja dashurore ka romanticizëm) të javës së dytë.

Në javën e dytë të muajit dita do ketë një ritëm më të ngadaltë. Do ju jepet mundësia që të shikoni dhe kërkoni më shumë brenda vetes. Mund të ndodhë ose të ketë ndodhur tashmë diçka e cila ju lejon që të mos e vrisni shumë mendjen mbi punët apo detyrat e përditshme. Java e dytë e muajit është shumë shpirtërore apo më reflektive. Ndoshta prej një suksesi të caktuar, do gjeni hapësirën për të zbuluar më shumë mbi veten dhe mbi botën. Mund të zbuloni që personaliteti juaj është kaq i fuqishëm dhe shkëlqyes, si shenja që drejtohet prej Diellit, sa zakonisht njerëzve mund t’ju duhet të vendosin syze kur ju shohin sepse shkëlqimi juaj është shumë prezent. Nëpërmjet kësaj energjie që ju karakterizon, arrini të reflektoni si një pasqyrë karakterin e vërtetë të të tjerëve, pra njerëzit e kuptojnë më mirë se kush janë kur qëndrojnë pranë jush. Mund të jetë e vështirë për Luanin që të kuptojë se kush është vetë, pavarësisht se vlerat dhe dëshirat e veta i ka të qarta, por ndoshta mund të gjeni një përcaktim më të thellë mbi veten duke kuptuar ndikimin që keni tek njerëzit. Ndoshta do pyesni veten se çfarë doni nga jeta, se çfarë ju lumturon vërtetë dhe nëse qëllimet që keni vendosur prej kohësh, ju shërbejnë vërtetë ende apo ka ardhur koha për t’i rishikuar dhe përshtatur me njeriun e ri që po njihni brenda vetes.

Në javën e tretë të muajit do ketë një finalizim për ju, një fund. Ndoshta është fundi i një situate të dhimbshme ose finalizim i një projekti shumë të rëndësishëm. Sido që të jetë, është një javë gjatë të cilës do ndjeni një peshë të rëndë të lehtësohet prej gjoksit tuaj. Gjërat që ju kanë sfiduar, ju kanë bërë më të fortë dhe tani thjesht do përfundojnë. Maji më shumë sjell përfundime dhe jo fillime të reja, por përfundime në sensin e përfundimit të një projekti apo fundit të një situate apo gjendjeje të vështirë, gjë që është shumë e mirë gjithashtu. Do mbyllni shumë kapituj këtë muaj, dhe këtë gjë do e ndjeni në javën e tretë. Ndoshta nuk do e kuptoni ndërkohë por në fund të muajit, do e dalloni se java e tretë ishte java e konkludimeve, një konkludim të cilin mund edhe ta keni planifikuar tashmë.

Java e katërt e muajit është java e cila ju kërkon që të përqafoni një ndryshim. Ndoshta do lëvizni në një qytet tjetër, ndoshta do ndryshoni punë, por sido që të jetë, sepse shembujt janë të shumtë dhe është pothuajse rastësi që të jap shëmbullin që ju përket në mënyrë konkrete, por ideja është që ambjenti juaj përreth do ndryshojë shumë. Do ndryshojë mënyra se si njerëzit ju shohin. Nëse do ketë situata konfliktuale, do i shmangni. Ka mundësi që në javën e katërt të dalloni se një gjë e cila mund të kishte shpërthyer, nuk shpërtheu dhe në vend të konfliktit, do fitoni më shumë qartësi mbi situatën. Nëse komunikoni me dikë me të cilin keni patur fërkime siç e shkruajta më lart, do flisni në mënyrë të kontrolluar, të drejtpërdrejtë, do e sqaroni njëri-tjetrin dhe do ndjeheni më mirë. Duhet të përpiqeni që të dëgjoni atë që ka tjetri për të thënë, apo dy palët që kanë qënë në kundërshti me nëjra-tjetrin, në mënyrë që të merrni vendimin tuaj dhe të bëni paqe.

Qiell të mbarë!

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping