Energjia e përgjithshme e këtij muaji për Bricjapin është e fokusuar tek një nevojë për ndryshim. Ndoshta disa njerëz që keni pranë, që mendonit se do i kishit gjithmonë pranë, janë duke u nisur për tu transferuar diku tjetër këtë muaj. Ndoshta partneri juaj në punë ose në jetën tuaj romantike, mund të niset për në një vend tjetër këtë muaj. Sa më i rritur të jesh, aq më të vështirë e ke që të përshtatesh me ndryshimet në jetë, por ky është muaj ndryshimesh të mëdha. Mos u përpiqni që të kapeni fort me gjërat e vjetra por lini energjitë e reja që të hyjnë në jetën tuaj. Nuk është muaj i mirë për të luajtur me para, për të provuar fatin.
Në javën e parë të muajit nuk keni fare pushim, jeni shumë të shpërndarë dhe keni shumë punë për të bërë sepse keni vendosur që të jetë kështu. E keni shumë të vështirë në javën e parë që t’i merrni gjërat shtruar. Kujdes mos bëni një kompromis me shëndetin tuaj fizik për hir të punës apo detyrave të shumta që i vini vetes. Mund të bëni gabime prej pakujdesisë dhe nxitimit. Gjithashtu mund t’ju lajmërojnë se dikush është jo fort mirë me shëndet. Tregohuni të kudjesshëm se mos qëndroni pranë njerëzve që kanë ndonjë virozë tani sepse mund t’ua ngjisin, sidomos në javën e parë.
Në javën e dytë të muajit duhet të përpiqeni që të tregoheni pak të kujdesshëm me gjuhën tuaj. Mos e përdorni logjikën në mënyrë të gabuar. Mund të merreni më shumë me fjalë, me lajme të tipit thashetheme, dhe do e keni pak të vështirë që të menaxhoni egon në javën e dytë. Gjëja më e mirë që mund të bëni gjatë kësaj jave kur gjykimi juaj mund të mos jetë shumë i mirë, është ta kuptoni këtë gjë. Mund t’ju duhet që të mbani mendimet tuaja për veten tuaj, mos u tregoni paragjykues por më tolerantë dhe gjithashtu tregoheni më të mirë ndaj vetes, se ndoshta për arsye se do dënoni me mendje një sjellje tuajën, do doni që të dënoni dhe atë të të tjerëve, por më mirë jo… ndryshoni këndvështrim.
Në javën e tretë të muajit ata prej jush që janë beqarë, (femra dhe meshkuj) mund të lidhen apo njihen me dikë që është më i rritur se ju. Në punë mundet që t’ju afrohet dikush, një njeri me një autoritet si i atij i një babai tipik, i cili do që t’ju drejtojë dhe ndihmojë. Në momentin që dalloni se dikush do t’ju ndihmojë, pranojeni sepse nuk i dihet se kur mund t’ju vjë prap kjo mundësi. Përsa i përket shëndetit, duhet të përpiqeni që të shikoni me kujdes se me çfarë ushqeheni, në mënyrë që të ndjeheni më të kënaqur me trupin tuaj.
Në javën e katërt të muajit do arrini të përfundoni diçka në mënyrë të suksesshme. Ju pret një shpërblim i shumë merituar në javën e fundit. Ka mundësi që të promovoheni në punë, t’ju rritet shpërblimi, t’ju rriten fitimet dhe në përgjithësi do ndihmoheni në jetën tuaj të përditshme. Mund t’ju jepet më shumë autoritet, një punë me më shumë përgjegjësi ose në përgjithësi do ju mbështesin në punë, edhe nëse shpërblimi financiar nuk do dalë ende në pah. Mund të merrni një lajm të lumtur mbi suksesin e dikujt tjetër gjithashtu. Ndoshta një familjar ka fituar një bursë ose një vend të mirë pune. Java e fundit e muajit është shumë e bukur.
Në dashuri disa prej jush që janë në lidhje romantike të cilat ju kanë munduar, mund të jenë shumë të pavendosur. Disa mund të duan që të largohen prej asaj lidhje të cilës i keni dhënë më shumë seç iu ka dhënë, por jeni ende me një këmbë brenda dhe një këmbë jashtë. Ndoshta është ndjenja e fiksimit apo e “inatit” ajo që ju mban afër njëri-tjetrit, ndoshta disa prej jush janë në një lidhje toksike. Ata prej jush që do duan të largohen nga kjo marrëdhënie,m edhe pse partneri nuk do e besojë që kjo është përfundimtare, sepse ndjen se ka shumë pushtet dhe shumë kontroll mbi ju, në fakt ju kësaj rradhe mund të largoheni vërtetë njëherë e mirë. Duke qënë e e keni vënë re që ju kanë dhënë gjithmonë e më pak, tani ndjeheni të lodhur dhe e dini që duhet të bëni diçka, e dini që meritoni diçka më shumë, një njeri që ju lejon që të ndjeheni dhe tregoheni të hapur. Nëse dikush ju vë ultimatumin që ose të zgjidhni mënyrën se si personi tjetër i pëlqen gjërat, ose të largoheni, ka mundësi që të vendosni largimin. Nëse është personi tjetër ai që do të largohet, ndoshta ju duhet të rimendoni sjelljen tuaj dhe të mos e lini këtë situatë të përfundojë në ndarje. Kjo është një situatë e përgjithshme që po ndodh për shumë prej jush që janë në lidhje të pakonsoliduara këto kohë.
Në përgjithësi sfida e këtij muaji është të mos përpiqeni që të mbani në kontroll një situatë të caktuar. Ka mundësi që një njeri tjetër pranë jush të jetë në përpjekje për të kontrolluar por askush nuk duhet ta bëjë këtë gjë këtë muaj. Mos merrni përsipër risqe për të cilat nuk keni informacionin e duhur. Këshilla e këtij muaji është të bëni kujdes me dëshirat që keni sepse mund t’ju realizohen, dhe mund të përfundoni me një gjë që në fakt nuk e donit, kështu që kujdes.
Këtë muaj do dilni me ndoshta më shumë njerëz seç keni menduar, ndoshta me miq që s’kishit menduar t’i takonit prap ose me një partner të vjetër. Për disa prej jush do jetë shumë surprizuese që të takojnë dikë që mendonit se e kishit humbur. Ata prej jush që duan që t’i kthehen një pune të mirë të vjetër, ose një pune që është po aq e mirë sa një e vjetër, do e arrini atë gjë. Gjërat do arrijnë sërisht në pikën e dëshiruar këtë Qershor.
Qiell të mbarë.