Në përgjithësi këtë muaj do mësoni se kush është gjëja e duhur për ju dhe se çfarë duhet të bëni për të arritur qëllimin tuaj. do tregoheni jashtëzakonisht të pavarur, të mirëmenduar, dhe do tregoni shumë vetëbeim personal. Nëse shoqëria (në përgjithësi) bie në kontradiktë me atë që ju mbroni apo besoni, do e tregoni që nuk doni t’ia dini. Do tregoheni privatë dhe plot vetëbesim. Fuqitë tuaja intuitive do rriten shumë këtë muaj prandaj besojini 100% intuitës suaj. Mund t’ju duhet që të rrini pak më shumë në privatësi dhe do ndjeheni më rehat me veten.
Në javen e parë të muajit disa prej jush do vendosin se çfarë gjëje do i përkushtohen, se çfarë edukimi do zgjidhni, do planfikoni dietën, programin ushtrimor dhe në përgjithësi do filloni një projekt për ta përmirësuar veten, qoftë në mënyrë fizike, qoftë në mënyrë mendore ose shpirtërore. Ndoshta një njeri i ri ose një njeri me natyrë shumë rinore, do vijë dhe do ju japë një ide të re.
Në javën e dytë të muajit në përgjthësi do ju duhet që të tregoheni shpatulla mbështetëse e njerëzve përreth. Në jetën e shumë njerëzve do ketë ndryshime që mund t’i trondisin, dhe ndoshta mund t’ju udhet që t’i kushtoni kohë të tjerëve për shkak se kanë nevojë për këshillat tuaja në një moment transformues të jetës së tyre.
Në javën e tretë të muajit ju pret një gjë gjë shumë e bukur e cila do ju bëjë që të ndjeheni shumë mirë me veten tuaj. Ndoshta mbështetja që do jepni në javën e dytë, do ju kthehet mbrapsht. Njerëzit përreth do tregohen shumë të gatshëm për ju kështu që në qoftë se do ndjeni se keni nevojë për të mësuar nga eksperienca e dikujt tjetër, kërkojeni ndihmën tuaj.
Në javën e katërt të muajit do ju duhet të rikujtoheni se sa shumë gjëra keni bërë, se sa shumë keni arritur dhe se sat ë aftë jeni. Mos harroni se sa të fortë jeni. Në javën e katërt mund të tregoheni më modestë seç duhet. Duhet të ndjeheni krenarë për veten sepse keni arsye për të qënë. Përpiquni që ta përfundoni brenda kësaj jave atë gjë që mund ta përfundoni brenda kësaj jave. Kapërcejini pengesat brenda vetes sepse janë vetëm brenda mendjes suaj, dhe jo jashtë… mjafton të kujtoheni kësaj jave se sa i pafund është kapaciteti juaj.
Në dashuri disa prej jush janë, kanë qënë ose po tërheqin një lidhje me një njeri që nuk është vlerësues i natyrës suaj, ndërkohë që ju jeni aspak më pak se fat i mirë për këtë person, dhe kjo mund të jetë zhgenjyese. Mund të jeni ju personi që ofron dashurinë, mund të jeni ju ai në rolin e të cilit refuzon ofertën e personit tjetër. Gjithsesi ky nuk është fundi. Personi tjetër thjesht do diçka më të strukturuar, një njeri që i duket më i parashikueshëm, or në fakt thjesht nuk di se çfarë do. Ju mund ta keni bërë ofertën tuaj dhe të jeni duke u treguar të vendosur që oferta juaj të pranohet (oferta për të patur diçka bashkë sigurisht), personi tjetër mund të jetë duke u treguar kokëfortë gjithashtu por për arsye ndoshta jo dhe aq të forta. Ndoshta po ju pëlqen një njeri që gjykon se gjërat mund të ndodhin vetëm në një formë të caktuar, dhe nuk e shikon mënyrën se si ju doni që t’i bëni gjërat dhe gjithashtu nuk e shikon që ju i ofroni mundësinë për një romancë shumë të bukur. Sido që të jetë, njëri prej jush po i prish vetë punë vetes duke mos e vlerësuar këtë ofertë. Ndoshta dikush mund të thotë që ka frikë se personi që i bën ofertën e dashurisë, do që t’i marrë lirinë, por nuk është kështu. Ai që e refuzon thjesht ka frikë nga ideja e lidhjes dhe thotë justifikime, dhe gjërave mund t’i vijë fundi, ose frika mund të kapërcehet dhe të shijoni një mundësi për një histori të bukur dashurie. Gjithsesi kjo varet nga rasti juaj personal.
Sfida e këtij muaji është që të tregoheni të vëmendshëm ndaj asaj që po ndodh përreth në botë. Përpiquni që në përpjekjen tuaj për të gjetur liri dhe drejtësi, të mos veproni si një njeri që endon se qëllimi justifikon mjetet, sepse tu ndjerit i lirë nuk është e njëjta gjë me të qënurin realisht i lirë. Këshilla e këtij muaji është që t’ia filloni edhe njëherë nga e para dhe të mos keni frikë që ta bëni këtë gjë sepse do e gjeni veten aty ku ishit apo në pozicionin që doni, shumë shpejt.
Qiell të mbarë.