Akrepi & Ashendentja Akrep, Parashikimi i muajit Qershor 2024

Ky muaj në përgjithësi është financiarisht shumë shpërblyes për ju. Në punë do ia dilni shumë mië dhe do merrni këshillim shumë të mirë financiar, sidomos nëse nuk e dini se ku të investoni kursimet tuaja. Këtë muaj ndoshta nuk do keni fillime të reja financiare, por do keni shpërblime për punën në të cilën jeni investuar për shumë kohë. Dikush, i cili mund të jetë një burrë i mesit të të tridhjetave, mund t’ju ofrojë këshilla shumë të vlefshme financiare.

Në javën e parë të Qershorit, ka mundësi që ju të sforconi apo ta shtyni me zor fundin e një situate (ju ose dikush tjetër), ose mund të refuzoni të pranoni që një situate të caktuar, i ka ardhur fundi tashmë. Mund t’ju duhet që të merreni me një transformim me të cilin nuk doni të merreni, por nuk ju shërben që të luftoni kundër rrymës sepse fundi i asaj situate është i përcaktuar që të vijë, në mos ka ardhur tashmë sepse java e parë ka filluar. Mos e deklaroni të mbyllur një projekt që nuk ka përfunduar në realitet, sepse kështu vetëm mund t’i prishni punë vetes. gjithashtu gjatë javës së parë mund të merreni me një çeshtje të vjetër që rikthehet, një çeshtje që mund ta kishit menduar të mbyllur.

Në javën e dytë të muajit ju sugjerohet që të rimendoni fjalën që keni në mendje përpara se ta thoni. Zmbrapsuni pak sepse sjellja apo energjia juaj këtë javë, priret që të jetë më e pa matur. Mund t’ju duket se keni të drejtë në një temë të caktuar, por merrni në konsideratëmendimin se mund edhe ta keni gabim. Mund t’ju duhet që të shkëputeni prej një projekti. Mund të takoni një njeri më të ri që është shumë i papjekur në sjelljen e tij gjithashtu.

Në javën e tretë të muajit mund të fokusoheni më shumë në një lloj edukimi tuajin i cili mund të jetë akademik, por mund të jetë dhe shpirtëror apo filozofik, pra nëpërmjet një libri apo një videoje informuese. Shumë prej jush janë të favorizuar për martesë këtë javë, të favorizuar për tu rritur në detyrë, për t’i bërë gjërat në një mënyrë më standarte dhe të planfikuar. Mund t’ju vijë një lajm i mirë për një aplikim brenda kësaj jave gjithashtu.

Në javën e katërt të muajit do merri vendimin për të lënë pas një prej detyrave tuaja, dhe do i fokusoheni vetëm një gjë, asaj që keni më shumë prioritare, dhe shumë mirë do bëni. Ndoshta do ju duhet që të lini pas një klient apo një sipërmarrje prej të cilës nuk keni ndjerë vlerësimin apo shpërblimin e duhur. Mund të jetë vendimi i duhur ose jo, por gjithsesi do ndjeheni të lumtur për faktin që do keni më shumë kohë të lirë në duar.

Jeni shumë aktivë në dashuri këtë muaj. Nëse doni që të nisni një lidhje, nëse ju shkon ndërmend, doni që të veproni, ta hidhni një gur. Disa prej jush i kanë të gjitha mjetet që ju duhen, mjafton vetëm të veproni. Shumë prej jush e dinë se me këtë duan të jenë, se kujt duan t’i përkushtohen dhe doni që të hidhni një hap drejt këtij personi. Për personin që ju intereson, ju jeni një mundësi e fshehtë apo një lloj sekreti, megjithëse ky sekret do dalë në pah. Nëse keni dashuri platonike apo diçka të tillë, duhet ta tregoni në mënyrë që gjërat të ecin para. Doni që këtë njeri që e shikoni si shpirt binjak, ta keni pranë dhe personi tjetër e ka menduar këtë gjë si një gjë që mund të ndodhë. Disa prej jush mund të vendosin që të udhëtojnë me partnerin në mënyrë që ta ktheni marrëdhënien tuaj në një lidhje të vërtëtë ose në një përkushtim të shprehur. Megjithatë këtë muaj ju kërkohet që të bëni një lëvizje në mënyrë që ta transformoni situatën tuaj dashurore, nga ajo që është në atë që doni të jetë. Edhe nëse jeni të lidhur me atë që e vlerësoni si shpirt binjak,  për momentin gjërat janë disi të mpira, të palëvizshme, dhe ajo që prisni që të bëni është që të ecni pak më shumë përpara. Nëse dikush prej jush është marrë dhe me dikë tjetër, kjo gjë do dalë në dritë, do rrëfehet, dhe çfarëdo që të jetë për tu thënë, çfarëdo situate e të shkuarës apo plan i së ardhmes, do ju ndihmojë që të ecni para në këtë marrëdhënie. Ju mund të habiteni, ndërsa personi tjetër jo. Mund të habiteni për mirë, shpresoj që po, por sido që të jetë, ai që rrëfen atë informacion që do të ndajë, mund të ketë kohë që e ka në mendje edhe që do që ta thotë.

Sfida juaj këtë muaj do jetë që të pranoni transformimet në jetën tuaj. nëse i shikoni gjërat ndryshe dhe gjërat duan të ndryshojnë, bëni një hap mënjane dhe hapini vend gjërave të reja që të ndodhin. Ju këshillohet që të mbani më shumë për vete, të kurseni më shumë, të tregoni më pak dhe të mbështeteni më shumë tek puna juaj e pavarur.

Këtë muaj në përgjithësi gjithashtu, do doni që të bëni një gjë por gjithashtu dhe një tjetër, dhe do e shtyni një vendim, derisa ajo gjë të vendoset vetë. Lajmi i ri që do merrni këtë muaj do j’ua sheshojë pavendosmërinë sepse ndoshta nuk do ju duhet të bëni ju një zgjedhje të caktuar sepse zgjedhja mund të jetë bërë tashmë ose do bëhet, dhe kjo do ju ndihmojë që ta mblidhni mendjen.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping