Peshorja & Ashendentja Peshore, Parashikimi i muajit Qershor 2024

Energjinë e përgjithshme të këtij muaji e keni të mirë. Ju jepet një mundësi për të marrë veten prej një momenti të vështirë, një mundësi për tu liruar prej zinxhirëve që ju kanë mbajtur të lidhur në atë moment kur jeni ndjerë keq.

Në javën e parë të muajit do filloni ta shikoni një gjë nga një perspektivë krejtësisht të re. Do tregoheni shumë të vërtetë ndaj vetes, edhe nëse të tjerët mund të mendojnë se nuk i keni gjërat në rregull. Mund të mos ndjeheni rehat ndërkohë që kërkoni për një të vërtetë por nuk ësht gjithmonë e lehtë një gjë e mirë. Sjellja juaj në javën e parë të muajit është e pazakontë, më jokonvencionale. Do jeni më të gatshëm për të provuar gjëra të reja apo për të përqafuar ide të reja. Mund të bëni meditim, mund të bëheni më krijues, mund të theksoni intuitën tuaj në javën e parë.

Në javën e dytë të muajit sjellja juaj do anojë më shumë nga papjekuria. Mund të ndjeni një peshë të madhe përgjegjësie dhe të mos ju duket vetja shumë në rrugën e duhur. Ndoshta do dalloni se keni në punë një njeri që nuk është shumë i aftë, një mik apo mikeshë që ka shumë nevojë për ju që të shikojë dritën në fund të tunelit, ose një partner që ka nevojë për shumë motivim në këtë moment. Në javën e dytë një njeri që ka një pozicion autoritet mund të tregohet i padrejtë me ju.  Ky mund të jetë eprori, mund të jetë dhe një mësues. Gjatë kësaj jave ju këshilloeht që të pranoni se ndoshta nuk keni autoritetin e duhur për të bërë apo kërkuar disa gjëra të caktuara. Ndoshta duhet t’ia delegoni dikujt tjetër disa përgjegjësi tuajat. Gjithashtu gjatë kësaj jave nëse ju duhet të merrni një vendim, mund t’ju duhet të bëni rolin e të keqit sepse është e nevojshme. Nëse dikush duhet pushuar nga puna, duhet larguar nga rrethi juaj shoqëror, nga grupi i punës ose diçka tjetër e ngjashme, bëjeni.

Në javën e tretë të muajit mund të diskutoni me një person dhe të tregoheni shumë të ftohtë, të pakujdesshëm dhe imponues gjithashtu. Përpiquni që të mbani veten nën kontroll në mënyrë që të mos tërhiqni një situatë të papërgjegjshme dhe të paparashikueshmë ne jetën tuaj gjithashtu. Javën e tretë duhet të përpiqeni që të zmbrapseni, të mos merrni asnjë vendim të prerë por të ulni kokën dhe të prisni pak. Mos merrni vrull sepse mund të hasni në pengesa që nuk i keni planifikuar. Nëse keni bërë një plan pune, testojeni pak për të parë nëse është vërtetë plan i mirë apo jo.

Në javën e katërt të muajit ka shumë dashuri për ju. Ata që janë beqarë, mund të takojnë dikë që është shumë i pjekur emocionalisht, që është bujar, i hapur, i besueshëm, i dhembshur, një njeri që mund ta përballojë mirë një situatë të vështirë emocionale dhe që është shumë intuitiv. Gjithashtu mund të përmirësoni shumë mënyrën se si shpreheni, se si komunikoni me të tjerët dhe mënyrën se si merreni me një punë krijuese. Mund të ndjeni shumë emocione, edhe të ndjeheni shumë emocionalë, por kjo mund t’ju motivojë. Gjatë kësaj jave mund të merreni me shumë njerëz, shumë njerëz mund të kërkojnë vëmendjen tuaj emocionale dhe do tregoheni të aftë për të dhënë këshillat që do ju kërkohen. Gjatë kësaj jave do mësoni që t’i doni njerëzit për ata që janë dhe njerëzit do ju duan për atë që jeni gjithashtu. Do tregoheni lider i vërtetë në fitimin e zemrave të të tjerëve.

Në dashuri mund të ndjeheni shumë të vendosur për t’iu përkushtuar lidhjes suaj, për të bërë atë që doni të bëni dhe për të bërë atë që ndjeni se duhet bërë. Shumë prej jush do vendosin që të bëjnë atë që shohin të nevojshme për të bërë dhe partneri mund të jetë gjithashtu duke pritur që ju të bëni atë që mendon se ju duhet të bëni. Universi mund të jetë gati për të ju dhënë një fillim të ri, por përpara se të ndodhë kjo gjë këtë muaj, në fillim duhet të bëni një zbulim të caktuar i cili mund të jetë zhgënjyes. Ju ose partneri, prisni diçka prej tjetrit dhe ndoshta njeriu që pret, nuk është shumë i sinqertë. Ndoshta ka një tjetër interes edhe pse do shumë që ju të rrini me të. Nëse ata prej jush që janë në lidhje të paqëndrueshme apo të pakonsoliduara, vendosin që të dëgjojnë ose të thonë të vërtetat e pathëna këtë përiudhë, mund të rishikojnë vendimin e tyre për të vazhduar me këtë lidhje, për të investuar në këtë person edhe një ditë më shumë. Ndoshta mënyra se si thuhen gjërat do jetë e ashpër, ose thjesht e vërteta do jetë shumë e ashpër. Ndonjëherë gjërat dihen por fiksohemi me dëshirën tonë që të jenë ndryshe, me iluzione, dhe këtë muaj iluzionet mund të forcohen ose të dallohen dhe të merrni një vendim më të shëndetshëm. Ndoshta disa prej jush janë të iluzionuar mbi një lidhje e cila është shumë ndryshe nga ajo që doni të besoni. Nëse keni patur dyshime reale, pse të mos i diskutoni dhe të përpiqeni që të dalloni nëse ka vërtetë sinqeritet tek personi tjetër, apo ka një maskë që po përpiqet të mbahet veshur… mos u mbani fort pas një personi që nuk e njihni mirë. Kjo është këshilla për ata prej jush që janë në një lidhje siç e shkruajta pak më lart. 

Sfida juaj këtë muaj është të kuptoni se kur jepni fjalën për një gjë, duhet ta mbani. Mund ta keni të vështirë që të mbani një premtim, ose mund të mos e keni të vështirë por të pendoheni papritur për fjalën e dhënë dhe gjithsesi, duhet ta çoni deri në fund atë që premtoni.

Këtë muaj mund të bëni maksimunin tuaj që t’i mbani gjërat ashtu siç janë, ose mund t’i jepni fatit një mundësi dhe të ndiqni rrymën. Ka shumë mundësi që t’ju duhet ta lini një ndryshim të madh të ndodhë, të marrë formë, të hiqni dorë prej diçkaje, prej kontrollit. Diçka duhet të lëkundet, të tronditet këtë muaj, në mënyrë që të bëni ndryshimet e dëshiruara këtë muaj.

Këtë muaj për habinë tuaj do lini pas disa situata toksike, dashuri të papjekura, sjellje të papjekura, frikëra… do bëni disa ndryshime të cilat nga jashtë mund të mos duken shumë, por do e ndjeni brenda vetes evolimin tuaj shpirtëror. Ju uroj vetëm më të mirën.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping