Virgjëresha & Ashendentja Virgjëreshë, Parashikimi i muajit Qershor 2024

Në javën e parë të muajit mund të përfundoni një projekt të caktuar, por ky projekt mund të ketë një vonesë ose një tjetër kleçkë që mund t’i vonojë shumë gjërat. Ndoshta gjithashtu kësaj jave do shpenzoni më shumë seç duhet dhe nuk i dihet se si do ju ndikojë kjo gjë, por për shembull, mund ta blini një mall i cili mund të jetë i vogël apo i madh, me një vlerë më të madhe se ajo që realisht ka, mbajeni parasysh këtë gjë. Nëse keni shumë punë në zyrë, mund t’ju duhet që t’i riktheheni punës për të bërë disa rregullime. Ka gjithashtu mundësi që dikush pranë jush, i cili mund të jetë pjesëtar i familjes suaj ose jo të ketë nevojë për mbështetjen tuaj pasi mund të jetë refuzuar nga një ofertë për punë apo nga një person për të cilin ka interes romantik.

Në javën e dytë të muajit do ndjeheni pak të lodhur e të rraskapitur pas një proçesi të gjatë e të mundimshën. Ndoshta sepse kjo java e parë do ju lodhë kaq shumë shumë. Do dalloheni si një njeri që ka përballuar shumë pengesa e megjithatë vazhdoni që të këmbëngulni. Edhe pse do ndjeheni se keni arritur shumë gjëra me shumë mund, keni ende punë për të bërë dhe kjo mund t’ju bëjë të ndjeheni pak nervozë. E mira është që të vazhdoni të luftoni dhe të mos hiqni dorë, edhe pse do i ndjeni muskujt e trupit dhe mendjes shumë të lodhur tanimë.

Në javën e tretë të muajit do jetë pak e vështirë që të ndjeheni të ekuilibruar në punën tuaj. Ndoshta gjërat në punë nuk janë të organizuara, ose bashkëpunimi juaj me dikë nuk është aq harmonik. Ata prej jush që kërkojnë për punë, do e kenë pak të vështirë që të gjejnë intervista pune për të dhënë, ose intervista për punë që ia vlejnë. Njerëzit përreth jush gjatë kësaj jave mund të thonë një gjë, dhe ju të dëgjoni një gjë tërësisht ndryshe. Mund të jetë e vështirë për ju që të viheni në të njëjtën faqe me dikë tjetër. Ka gjithashtu mundësi që njerëzit përreth jush të harrojnë porositë tuaja ose të nëglizhojnë.

Në javën e katërt të Qershor do tregoheni shumë të vendosur për të filluar gjëra. Mund të bëni një lëvizje që i ndryshon gjëra në mënyrë pothuajse të menjëhershme, sepse do jetë një lëvizje e logjikshme dhe shumë inteligjente. Muaji Qershor do ju lejë një shije jashtëzakonisht të mirë në fund dhe mbi të gjitha, do ndjeheni krenarë për veten.

Sfida për ju këtë muaj është që të siguroheni se veprimet tuaja nuk ndikojnë keq apo nuk e vështirësojnë punën e të tjerëve. Ndonjëhere edhe atëhere kur përpiqemi që të veprojmë për të ndihmuar, i bëjmë gjërat më keq seç ishin… duroni pak më shumë, prisni që t’jua kërkojnë ndihmën.

Për momentin jeni shumë të fokusuar tek puna, tek karriera, tek shkolla, dhe shumë më pak tek dashuria. Sigurisht që juve ju shijojnë shumë përgjegjësitë e zakonshme të ditës, por bëni pak kudjes se mos e lini shumë mënjanë anën romantike të jetës suaj, mos e trajtoni dashurinë si një gjë të zakonshme ose, nëse s’jeni ju duke e bërë këtë gjë, ndoshta thjesht jeta dashurore për ju është pak pasive këto kohë, dhe kjo po ju bezdis, qofshi të lidhur, qofshi beqarë. Disa prej jush do e mendojnë tepër gjatë një situatë të caktuar e cila mund të jetë e shkuar ose e tashme, por mos e bëni tepër gjatë këtë gjë. Shumë prej jush duan një fillim të ri dhe besoj se edhe pse do ju pëlqente që të kishit vëmendjen e dikujt, nuk po e merrni këtë gjë tani. Ose ju ose personi tjetër është shumë i dhënë pas punës dhe nuk i jepni kohë njëri-tjetrit, dhe prej kësaj do ketë një moment përplasjeje. Ndoshta njëri prej jush është manipulues, ose nëse nuk është manipulues, thjesht do më shumë pasion në jetën e tij personale, ndërsa tjetri është shumë i dhënë pas punës dhe as nuk e dallon këtë gjë. Ndoshta keni kaluar fazën e romancës dhe tani po i ktheni kurrizin romancës, sepse është në natyrën tuaj që t’i ktheheni punës pas romancës. Sido që të jetë, nëse jeni ju ai që është zhytyr në punë, edhe pse jeta është më shumë se punë dhe detyra, duhet të komunikoni më shumë me partnerin, që të krijoni një lidhje më të fortë, që të jeni më të lidhur me partnerin që ka nevojë për vëmendjen tuaj, sepse është natyrë më emocionale dhe gjithmonë njerëzit tërhiqen më shumë nga e kundërta, por dhe e kundërta kërkon pak sakfrificë prej të dyja palëve në mënyrë që të arrini në një pikë ekuilibri apo në një zonë të rehatshme për që të dy.

Sfida e vërtetë e këtij muaji është që të përpiqeni që t’i lini gjërat ashtu siç janë, sepse në përpjekjen tuaj për të ndihmuar apo për të përshpejtuar një rikuperim apo një përmirësim, mund t’i lini gjërat më keq seç i gjetët.

Këshilla e përgjithshme për këtë muaj është që, në qoftë se e kuptoni se nuk e mbani dot një fjalë që keni dhënë, bëjani të ditur personit tjetër që situata juaj ka ndryshuar apo që gjërat nuk janë siç i mendonit. Në qoftë se ju duket se diçkaje i ka ardhur fundi apo që është bërë e mërzitshme, jeni të lirë që ta lini pas. Mos e paralizoni veten dhe njerëzit përreth duke mbajtur një sjellje apo qëndrim të pavërtetë ndaj dëshirës suaj reale.

Këtë muaj dikush mund t’ju rrëfehet për atë që vërtetë ndjen ose ju mund të rrëfeni atë që ndjeni vërtetë. Disa prej jush mund të ndjehen të refuzuar në dashuri, ose ju mund të refuzoni një ofertë romantike apo një ofertë për miqësi. Këtë muaj mund t’ju surprizojë tek vetja një ndjenjë xhelozie, sidomos ata prej jush që nuk e njohin veten për të tillë. Ndoshta këtë muaj duhet të hiqni dorë prej një ëndrrë të idealizuar, një ëndrre të tipit “po sikur”. Ndoshta nuk është dëshirë e shëndetshme dhe duhet ta rimendoni fiksimin tuaj. shikojini gjërat për atë që janë, jo për atë që do donit ju ishin. Gjithashtu mund të dalloni më shumë njerëz që ndjehen ziliqarë karshi jush. Sigurisht sepse kanë arsye, jeni fantastikë. Ju uroj vetëm më të mirën.

Qiell të mbarë.

2 comments

    Une jam konfuze ke shenje duhet te lexoj a mund te me informoni jam dem me ashendent virgjereshe, ke nga dy horoskopet t lexoj dhe te besoj?

      Të dyja.

Comments are closed.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping