Energjia e përgjithshme e këtij muaji është shumë e mbushur me komunikim, me pyetje, dashuri, sensualitet, tolerancë, dhembshuri dhe me idealizëm.
Do keni shumë komunikime nëpërmjet emailit, pra komunikime profesionale, dhe gjithashtu shumë biseda të mbushura me dashuri. Do tregoheni romantikë dhe idealistë. Qershori ju thekson shumë intuitën, ju bën më emocionalë, sidomos në javën e fundit të muajit. Komunikimi me njerëzit do jetë shumë i sinqertë, i hapur dhe i ngrohtë. Duhet të përpiqeni që të shikoni dhe vlerësoni gjërat që njerëzit bëjnë për ju.
Mund të jeni dukë marrë një vendim shumë të rëndësishëm në dashuri, një vendim që ju ndryshon jetën. Mund të jeni duke u marrë me një Ujor, me një Dem, me një shenjë uji (Gaforre, Akrep, Peshqit). Them për ata prej jush që po dalin me dikë, që nuk kanë një lidhje ku janë dhënë unazat dmth. Njëri prej jush e ka parë vlerën e kësaj lidhjeje që në fillim. Nëse dikush prej jush e ka patur të vështirë që t’i përkushtohet një lidhjeje më parë, tani gjërat janë shumë ndryshe sepse e sheh që perosni tjetër ka shumë vlerë dhe kjo lidhje e bën shumë të lumtur, është si realizim i një dëshire të vjetër. Kjo mund edhe ta frikësojë njerin prej jush por duke qënë se asnjëri nuk po luan, të dy mund të ndjeheni të qetë. Njëri prej jush e sheh tjetrin si njeriun e jetës, njeriun e zemrës, ndërsa tjetri do që ta marrë më ngadalë. Ndoshta njëri prej jush mund të mos ndjehet rehat nga piedestali ku tjetri e ka vënë, por është shumë entuziasmuese për njërin prej jush që të ndjejë se ka pranë të barabartin e vet. Ajo që e sfidon dashurinë tuaj është paqartësia nëse e doni vërtetë njëri-tjetrin. Pyetja pra është a e doni njëri-tjetrin sepse njëri e shikon që tjetri është i bukur dhe i arrirë, por a e doni njëri-tjetrin për atë që jeni? A jeni të aftë ta doni njëri-tjetrin? Ajo që duhet të bëni në mënyrë që të arrini atë që doni në këtë lidhje, është të largoheni prej vlerësimit mbi gjërat sipërfaqësore dhe t’i jepni lidhjes suaj kohën që i duhet për të forcuar dashurinë në mes. Pra gjërat mes jush janë të mira dhe kanë potencial për të qënë akoma më thellësisht dhe emocionalisht përmbushëse, nëse i jepni kohë. Kjo lidhje mund të jetë e duhura por njëri prej jush po e sforcon shumë sepse ka ankth të cilin ia transmeton dhe tjetrit. Ndoshta njëri prej jush mendon se tjetri do të luajë. Ndoshta njëri prej jush pyet se pse ky njeri që ndoshta mund të ketë këdo, zgjedh të jetë me të… “pse më ke zgjedhur mua për të më kushtuar kaq shumë vëmendje dhe përkushtim?” Për njërin prej jush është shumë e qartë që kjo lidhje ka shumë potencial, është e veshur me dashuri dhe se është ajo lidhje që i duhet. Njëri do që ta marrë shumë lehtë, do thjesht t’ia kalojë mirë dhe pa ndonjë qëllim të keq apo as qëllim serioz në kokë, ndërsa tjetri e ka marrë shumë seriozisht. Nëse ai që është serioz mbi këtë lidhje nuk lejon zbavitjen dhe thjesht mendimin që ta marrë lehtë këtë situatë, nuk do i japë mundësi kësaj lidhjeje që të marrë fymë dhe të zhvillohet ashtu sic do. Thjesht njëri prej jush nuk duhet të ketë aq shumë ankth mbi këtë lidhje sepse dashuria është prezente, vetëm lëreni të marrë frymë, qofshi ju apo njeriu me të cilin po dilni tani. Njëri prej jush do që dashuria mes jush të zhvillohet në mënyrë të natyrshme, dhe tjetri duhet të mos ndjejë më frikë dhe të mos e sforcojë dashurinë sepse dashuria është prezente dhe nuk do arratiset gjëkundi, edhe nëse e le të marrë frymë. Kjo lidhje është si një flutur, nëse e prek pak më shumë seç duhet, e shtyp dhe e vret. Njëri prej jush duhet të tregohet shumë më i qetë dhe i duruar. Nëse dikush ka gjetur njeriun që ka dashur gjithmonë të ketë, është normale që të frikësohet pak dhe të dojë të sigurohet që do e ketë pranë vetes, por duhet të ketë besim tek kjo lidhje, sepse që të dy e doni njëri-tjetrin dhe duhet t’i jepni njëri-tjetrit mundësinë për ta treguar veten, pra t’i jepni kohë, sidomos ai prej jush që është nervoz.
Në javën e parë të muajit do tregoheni shumë të admirueshëm për forcën mendore dhe për aftësinë tuaj për të gjykuar apo për të analizuar. Do jeni shumë të qartë dhe të logjikshëm dhe kjo do ju ndihmojë që të merrni vendime shumë të prera. Nëse dalloni se dikush përreth jush po tregohet i pasinqertë apo i paaftë, ata prej jush që janë punëdhënës, do heqin nga puna jo pak veta. Ata prej jush që e dallojnë këtë gjë në marrëdhëniet shoqërore, do i shkëpusin apo ftohin kontaktet me njerëz të caktuar, ose mund të them në çdo lloj marrëdhnëieje apo situate, do tregoheni të prerë dhe pothuajse të ftohtë në vendimarrjen tuaj. Edhe në marrëdhëniet romantike do tregoheni më të logjikshëm. Nuk do i përgjigjeni situatave në mënyrë emocionale por në mënyrë të logjikshme, të mirë menduar. Do ndjeheni mirë për veten.
Në javën e dytë të muajit duhet të tregoheni të kujdesshëm se mos tregoheni tepër të varur prej përshtypjes së dikujt apo të disa njerëzve mbi veten tuaj. Nëse java e parë iu hipën pak mbi kokë, dmth në javën e dytë do bënit mirë që ta vlerësonit kontributin tuaj në punë për aq sa është, jo më shumë, ose mos zhvlerësoni punën e të tjerëve dhe vlerësoni vetëm tuajën. Ndoshta në javën e dytë do jetë pak më e vështirë që të tregoni veten sidomos nëse puna juaj është e tillë që fitimi ne ka të lëkundshëm sipas shitjeve, sipas frymëzimit tuaj artistik për shembull, ose në përgjithësi ka një risk të përfshirë. Nuk është java për të përfituar bonuse financiare java e dytë. Nuk mund të keni humbje, por asnjë ngritje shumë të madhe. Duhet të tregoheni të kujdesshëm se mos lini dikë tjetër që të marrë vlerësimin për punën që bëni ju. Nëse nuk është rasti ku dikush tjetër tregon një delir madhështie në punë, tregohuni të kujdesshëm se mos jeni ju ai që e bën një gjë të tillë sepse nuk ju shërben. Mbajini këmbët në tokë dhe mos shpenzoni shumë në këtë periudhë.
Java e tretë e muajit është javë shumë e mirë sepse ndoshta do e kuptoni edhe vetë nga java e dytë, vlerën e bashkëpunimit me të tjerët. Ai momenti kur e kupton që je thjesht një pjesë e zinxhirit dhe nëse punon fort dhe me integritet bashkë me të tjerët, mund të arrini shumë. Puna në grup, planifikimi dhe mirëkuptimi janë fjalët kyçe të kësaj jave. Ndoshta do ju vijë një mundësi për të filluar një punë të re, për tu rritur në pozicion në vendin ku punoni, ose mund t’i bashkoheni një grup të ri pune. Do keni mundësinë që ta shprehni veten në këtë grup dhe ta gjeni veten shumë mirë. Mund ta bëni ju një ofertë bashkëpunimi, ose t’ju vijë një ofertë e tillë e cila do jetë shumë e kënaqshme për që të gjitha palët.
Në javën e katërt të muajit ju sugjerohet që të tregoheni të kujdesshëm me investimin që bëni në një gjë të caktuar, qoftë investim me kohë, me para, me energji, me përkushtim emocional… varet nga ju, varet nga personi dhe nga situata juaj, por e përgjithshmja është kjo; duhet të bëni një hap mbrapa dhe të pyesni veten nëse po jepni më shumë seç duhet. Ndoshta doni të bëni një event dhe doni të shpenzoni më shumë seç ua lejon buxheti. Ndoshta doni të vendosni për të bërë pushimet në një vend që prap ju kërkon më shumë shpenzime seç është e logjikshme që të bëni. Ndoshta ju kërkojnë që të merrni një përgjegjësi përsipër e cila ju kërkon një kohë që nuk e keni… mos harroni energjinë me të cilët e nisët muajin… do e nisni me një Diell që ka aktivizuar fushën e njëmëbëdhjetë, fushën e energjisë më të logjikshme, dhe do e përfundoni me një Diell që aktivizon fushën e humbjes së energjisë, gjë që thjesht do ju ndodhë por gjithsesi kur unë ua them që ta keni parasysh, keni mundësinë që të zgjidhni të tregoheni më të moderuar.
Sfida e përgjithshme e këtij muaji është që të siguroheni se mund t’i vini gjërat në lëvizje atëhere kur e doni këtë gjë. Ndoshta në përgjithësi këtë muaj do ndjeheni pak të lodhur dhe të mërzitur nga dyshimet se mos një gjë nuk bëhet atëhere dhe si e doni ju. Ndjenja e mërzisë është e përkohshme megjithatë është prezente. Zbuloni pak se çfarë ju bën kaq të fiksuar me gjëra të caktuara dhe do e kaloni më shpejt ndjenjën e dyshimit.
Këshilla që duhet të mbani parasysh është që të mos e bëni një sy qorr e një vesh shurdh nëse ndjeni se diçka nuk është aq e bukur sa duket. Pranojeni nëse ju duhet ende kohë për të përfunduar një gjë të caktuar, nëse një punë nuk ju kënaq aq shumë, apo një lidhje romantike është e bukur vetëm në dukje… ajo shprehja “Fake it until you make it” (që do të thotë shtiru derisa të dalë e vërtetë), nuk ju shërben në rastin tuaj. Duhet ta përballoni me kurajon dhe guximin që ju karakterizon atë gjë që nuk ju pëlqen, në çfarëdo fushe të jetë. Jeni të talentuar për aktrim, por u bëni spektator i mahnitur pas aktrimit tuaj. Thjesht ka momente në jetë kur duhet ta shikojmë veten me më shumë realizëm, s’është asgjë e jashtëzakonshme apo tepër e mundimshme, dhe në fund të fundit s’është gjë që ju s’e përballoni dot.
Mund t’ju vijnë shumë gjëra të reja në këtë muaj, disa ndryshime për shembull në klientët me të cilët punoni, në tarifën e shërbimeve apo produkteve që shisni. Ndoshta do dëgjoni për një ish-in tuaj që ka filluar një lidhje serioze, që është fejuar apo martuar… nëse është një ish që nuk ju intereson, shumë mirë… shpresoj mos t’ju interesojë asnjeri që keni lënë pas dhe të shikoni vetëm përpara sepse nuk është moment i mirë për tu rikthyer me ish-a apo ish-e gjithsesi. Gjithashtu ata prej jush që nuk janë ndjerë gati më përpara për të dalë nëpër takime romantike ose për tu lidhur me dikë, do fillojnë të ndjehen gati këtë muaj. Në përgjithësi këtë muaj do jeni më të shkujdesur dhe kjo mund t’ju befasojë pak, mund ta befasoni veten me moskokëçarjen tuaj këtë muaj. Sjellja juaj mund të jetë pak e çuditshme këtë muaj, pak e paparashikueshme.
Qiell të mbarë.