Në javën e parë të muajit mund të jetë e vështirë për disa çifte që të investojnë kohë tek njëri-tjetri, apo të duan të rrinë bashkë. Disa prej jush mund të shkëpusin marrëdhënien me punëmarrësin, ose me klientët. Një lloj bashkëpunimi mund të tronditet ose të shkëputet. Disa prej jush mund të dëgjojnë lajme mbi një çift që ndahet ose dikush mund t’ju rrëfejë se nuk e mban dot një premtim që ju ka bërë. Nëse jeni ju ai që nuk e mban dot një premtim, këtë javë nuk do doni më ta shtyni. Mos i mbani njerëzit të lidhur pas vetes pa një arsye të sinqertë.
Në javën e dytë do ju duhet që të përpiqeni shumë në mënyrë që të ruani drejtimin tuaj. Mund t’ju duket e vështirë që të dalloni se jeni në rrugën e duhur, megjithatë edhe nëse njerëzit nuk e kuptojnë se jeni në rrugën e duhur, nuk keni pse të mbështeteni në miratimin e tyre në mënyrë që të ecni përpara. Ndoshta do keni një mundësi për ta frymëzuar dikë me dashurinë tuaj, një njeri që është trishtuar nga mungesa e vëmendjes apo e afeksionit që ka në jetën e tij. Nëse ju vetë do ndjeheni të shqetësuar për faktin që nuk po gjeni zgjidhje në një situatë, ndoshta nuk është koha e duhur tani, por zgjidhja do vijë. Për ata prej jush që janë duke dalë me dikë, edhe pse mund t’ju duket se nuk do takoni dikë që është shumë interesant, në fakt ky njeri mund të jetë më i përshtatshëm se sa ju shkon në mendje. Mundohuni të dalloni të mirën tek çdo gjë. Jini mirënjohës.
Java e tretë e muajit është përgjigje e ndjenjës së mirënjohjes që kishit me javën e dytë. Do keni një qëndrueshmëri dhe siguri të jashtëzakonshme financiare. Do fitoni shumë, dmth ndoshta edhe nëse luani, do fitoni me të vërtetë. Partneri mund të jetë duke jetuar një sukses shumë të kënaqshëm gjithashtu. Ju këshillohet që të fokusoheni tek e mira e kolektivit apo komunitetit, jo vetëm tek interesi juaj. Për disa që janë të lidhur, mund t’i çoni gjërat në nivelin tjetër dhe të premtoni, le të themi, jetëgjatësi bashkë.
Java e fundit e Korrikut mund të jetë pak më e vështirë sepse mund të ndjeni se nuk ndjeheni të sigurt me pothuajse asnjë opsion që ju ofrohet. Do e keni të vështirë të ndjeni se keni një sens drejtimi apo orientimi. Sfida e kësaj jave është që të mblidhni mendjen mbi se cilën punë doni të zgjidhni, për çfarë pune të aplikoni, me cilin person të dilni, kë të pranoni… Mund të ndjeheni pak nervozë mbi idenë se mund të bëni zgjedhjen e gabuar. Për ata prej jush që e kanë të vështirë që të orientohen me projektet e veta, që nuk e kujtojnë mirë se ku i fillojnë dhe ku i përfundojnë, përpiquni të mbani shënime, sepse mund të lodheni shumë dhe të humbisni kohë prej mungesës së vëmendjes. Gjithashtu, nëse mendoni se nuk mund të merrni një vendim të mirë tani, mos merrni asnjë vendim, thjesht mos e lini këtë moment që të zgjasë tepër. Disave prej jush mund t’i vijë në majë të hundës pavendosmëria dhe lëkundshmëria e partnerit. Gjithashtu edhe ju duhet të tregoheni më të qëndrueshëm. Këshilla e kësaj jave është të mos e nxitoni veten. Nëse merrni përsipër më shumë seç mund të mbani, do dukeni i papërgjegjshëm para të tjerëve.
Mund të keni probleme me makinën dhe surpriza në udhëtime në përgjithësi. Tregohuni të kujdesshëm në atë që, mos u përpiqni që të sfidoni të tjerët vetëm për të treguar veten. Nëse gjërat nuk ecin fiks sipas planeve, nuk është fundi botës. Drejtoni të tjerët dhe veten tuaj me ndërgjegje e me mençuri, jo me impulsivitet.
Qiell të mbarë.