Në javën e parë të muajit diçka mund të arrijë në përfundim por mund të mos jetë përfundimi i duhur. Kujdes mos shpenzoni tepër para. Shumë prej jush do iu duhet që të rishikoni punën apo dokumentet tuaja. Sfida e javës së parë është që të mos filloni të numëroni sukseset pa e verifikuar që të gjithë projektet janë përfunduar mirë. Ata prej jush që janë të lidhur, ka mundësi që t’ju duhet të gjeni apo të kërkoni për ndonjë lajm të mirë në mënyrë që lidhja juaj të rigjallërohet dhe të entuziasmoheni pak. Edhe për ata që ankohen se iu duhet pak më shumë kohë për ta çuar një punë deri në fund, në vend të kësaj (të ankimit) përpiquni që të përvishni mëngët dhe thjesht bëni punën.
Në javën e dytë gjërat do ecin me një shpejtësi shumë të madhe, shumë projekte do arrijnë në konkluzion. Mund t’ju bëhen propozime të cilat mund t’i merrni në konsideratë dhe në përgjithësi mendja juaj do jetë e qartë, e shpejtë dhe produktive sepe do keni shumë pasion. Edhe gjëja më e mirë që mund të bëni kësaj jave është që të ngrini zërin dhe ta shprehni veten. Besojini instikteve tuaja dhe ndiqni rrymën.
Në javën e tretë mund të ndjeheni jashtë kontrollit, të bombarduar nga situata. Nuk ju këshillohet që të merrni vendime të mëdha. Ka mundësi që planet për të udhëtuar t’ju anullohen ose të hasni vonesa. Mos përtypni më shumë seç mund të përballoni sepse do e paguani papërgjegjshmërinë. Ka mundësi që t’ju duket se ia keni dalë kaq keq (nëse nuk bëni kontrollet që ju thashë në javët paraardhëse), sa do e keni të vështirë ta motivoni veten.
Në javën e katërt do jetë pak e vështirë që të çoni një punë deri në fund, mund t’ju duhet të zgjidhni një plan B. Mos humbni kohën duke tentuar 100 herë me të njëjtën gjë sepse thjesht do rraskapiteni. Për këtë javë ju këshillohet që t’ia flloni nga e para, ose të hiqni dorë nga një projekt që nuk mund t’ju shpërblejë.
Sfida për ju këtë muaj është që të tregoheni mendjehapur, mos ndiqni vetëm traditën, zakonin apo rutinën e përhershme nëse doni që të keni sukses.
Këshilla juaj e përgjithshme është që të fokusoheni më shumë në shëndetin tuaj material, financiar, në mënyrë që të ndjeheni më të sigurt në të gjitha fushat e tjera.
Qiell të mbarë.