Luani, parashikimi i muajit Korrik 2024

Në javën e parë të muajit do tregoheni super praktikë, metodikë dhe në përgjithësi ju këshillohet që të tregoheni të qëndrueshëm, të ndiqni rutinëb. Duhet të punoni shumë, të punoni fort, të ngrini tullat një nga një derisa të shikoni murin. Mos u shpërqëndroni, kapuni pas asaj që keni dhe mos shpenzoni më shumë seç ju mban xhepi. Tregohuni të përgjegjshëm me premtimet që jepni.

Në javën e dytë të muajit do doni që të merrni një hap mbrapa në mënyrë që të merrni veten dhe të procesoni informacionin që keni marrë. Merruni me meditim ose thjesht pushoni në mënyrë që të reflektoni sa më shumë. Mos veproni këtë jave, sepse këtë jave ju duhet që të filloni të peshoni gjërat që keni në kokë. Përpiquni që të bëni gjëra që janë ndryshe nga ajo që bëni apo nga ajo që keni në kokë, në mënyrë që t’i jepni vetes një mundësi për të menduar me qartësi, për të marrë vendimin e duhur.

Java e tretë e muajit është javë shumë e vështirë sepse mund të jeni në një moment ku pyesni veten mbi atë se kush jeni, dhe se çfarë doni vërtetë të bëni, çfarë ju përmbush…? Ju e njihni shumë mirë vlerën e të qënurit autentikë, kështu që shikojeni nëse nuk po tregoheni të vërtetë ndaj vetes apo para të tjerëve. Kjo është java kur do rrëfeheni, ose kur do doni që të hiqni velon prej fytyrës suaj dhe të tregoni atë se kush jeni, të tregoni integritetin tuaj jo vetëm përballë botës por dhe përballë vetes. Nëse nuk e keni shkelur “rrezikshëm” imazhin tuaj, do jetë shumë më e lehtë që ta ngrini më shumë zërin mbi atë që jeni këtë javë.

Në javën e katërt të muajit do jetoni një moment shumë të bukur. Popullariteti dhe të ardhurat financiare do jenë shumë të kënaqshme. Në fakt është dhe periudha kur shumë prej jush kanë ditëlindjet, kështu që do ia kaloni vërtetë mirë. Shumë prej jush do çlirohen prej huave apo prej borxheve. Në qoftë se disa prej jush e kanë patur të vështirë që ta mbledhin grupin e punës për të punuar, tani do jetë shumë më e lehtë që të kënaqeni me bashkëpunimet tuaja me të tjerët.

Sfida e përgjithshme e këtij muaji qëndron tek fakti që nuk po e shikoni qartë situatën tuaj këtë muaj, ose e keni aftësinë që ta gjykoni qartë veten dhe situatënm por po e lini në mënyrë të ndërgjegjshme gjykimin tuaj të mjegullohet prej eksperiencave dhe paragjykimeve të ndryshme.  

Këshilla që duhet të mbani parasysh është që sado të mërzitur të bëheni në ndonjë moment, ta ruani qetësoni tuaj sepse mund t’i ktheni gjërat në leverdinë tuaj për aq kohë sa ruani besimin.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping