Javën e parë të muajit e filloni me një energji shumë të mirë, sepse do fokusoheni tek arritjet tuaja. Në fillim të muajit do merrni në konsideratë të ndërmerrni një veprim për një situatë apo ambicie të caktuar. Ka mundësi që rruga t’ju duket konfuze, e paqartë. Mund t’ju duket se duhet që të zmbrapseni njëherë përpara se të hidhni hapin, në mëyrë që të mos pendoheni më vonë duke i thënë vetes se nuk e kuptuat as vetë se pse donit që të bënit një gjë të caktuar, apo pse pranuat një ofertë të caktuar, kështu që merreni pak ngadalë.
Në javën e dytë të muajit do kuptoni se gjërat nuk janë gjithmonë ashtu si duken, gjërat ndoshin vazhdimisht pas perdes, dhe njerëzit organizohen në mënyrë që të realizojnë diçka të caktuar, dhe universi gjithashtu po punon pas perdes së skenës së jetës, për t’ju sjellë një shfaqje për të cilin skenarin në përgjithësi, nuk e keni të qartë tani. Ndoshta kjo mund t’ju bëjë të ndjeheni të rraskapitur sepse e keni të vështirë që të dalloni progresin në situatën aktuale. Mos bini pre e panikut por ndiqni rrymën. Duhet të tregoni besim në procesin e universit, dhe kini parasysh se çdo gjë ndodh kur i vjen koha. Ka aspekte të jetës suaj në të cilat po pqrpiqeni të mbyllni shumë gjëra por nuk keni arsye që të nxitoni, edhe pse mund të ndjeheni shumë emocionalë mbi situatën. Nuk mund ta forconi asgjë që të shkojë aty ku doni ju atëhere kur nuk i ka ardhur ende vakti apo momenti.
Brenda javës së tretë diçka me shumë rëndësi do arrijë në fund, pa dyshim. Mund të ketë të bëjë me një studim apo me një punë me të cilin jeni marrë prej shumë shumë kohësh. Mund të mbyllni shumë aspekte të jetës suaj, gjëra me të cilat i kishit mbyllur hesapet ne mëndjen tuaj, dhe tani do i mbyllni realisht. Mund të jetë një moment i vështirë për mendjen tuaj sepse mund ta mbysni veten me pyetje dhe pasiguri, edhe pse kjo gjë ndodh vetëm në mëndjen tuaj sepse nga ana tjetër këtë situatë që finalizohet në javën e tretë, mund ta gjykoni si çlirim, sepse nuk do e përjetoni më kurrë atë shqetësim në mënyrën si e keni përjetuar. Do jeni të lumtur pas një momenti vlerësimi.
Në javën e katërt të muajit do arrini në një moment shumë të qëndrueshëm, të shëndetshëm, do ndjeheni të plotë me punën tuaj. Kohën dhe energjinë që ia keni kushtuar energjisë suaj, do e merrni mbrapsht me fitim dhe siguri financiare. Do hidhni bazat për një të ardhme të qëndrueshmë për veten. Bëni vetëm kujdes se mos kapeni tepër fort pas diçkaje apo pas dikujt, sepse nëse ndodh një përfundim në javën e tretë, ndoshta do mendoni që të kapeni fort pas një momenti dhimbjeje dhe të mos e lini, por e mira është që ta lini veten të rriteni dhe të evoloni. Mendoj se shumë prej jush do ju japë momente shumë të bukura lidhur me punën, me jetën tuaj profesionale, me karrierën tuaj. Nuk ju premtoj dot asgjë por ka mundësi që të dëgjoni diçka këtë muaj e cila ju bën shumë të lumtur, si të gjesh një qyp me florinj në derë të shtëpisë. Dashuria do ju ndihmojë shumë që t’i ktheheni njeriut që jeni në të vërtetë, të jeni njeriu që doni të jeni, që e dini se jeni. Përpuquni që ta ndiqni intuitën, të dëgjoni atë që ju thotë zemra. Ndoshta do dilni me dikë dhe do dalloni një lidhje të veçantë shpirtërore me atë person. Ky person mund të jetë një partner, por mund të jetë një koleg/kolege, një shok/shoqe universiteti, një grup pune me të cilët ndjeni një lidhje të thellë dhe shumë i rëndësishëm në jetën tuaj. Mendoj se mund të themi pa frikë se po jetoni një moment shumë të rëndësishëm të jetës suaj këtë muaj. Do fitoni më shumëqartësi dhe vendosmëri lidhur me qëllimet dhe prioritetet tuaja. Fokusi për ju këtë muaj është shumë i madh dhe mundësitë për sukses gjithashtu.
Qiell të mbarë.