Peshorja, Gusht 2024

Gushti është muaj ndryshimesh të jashtëzakonshme. Do bëni një ndryshim të rëndësishëm. Do ju duhet që të shkundni një situatë, ta lini plotësisht pas, në mënyrë që të vazhdoni të ecni para në mënyrë të jashtëzakonshme. Keni çdo gjë që ju duhet që të dilni në dritë pas një momenti vështirësie.

Në javën e parë të muajit do ndjeni se po merrni atë që meritoni dhe do e dini se çfarë ndryshimesh duhet të jetpni në  mënyrë që të ecni përpara siç duhet. Për shumë prej jush do jetë një mundësi për të marrë më shumë informacion, do jetë një mundësi për të fituar më shumë financiarisht ose për tu ngritur në detyrë dhe për të marë rolin që meritoni.

Java e dytë është java e ndryshimeve të mëdha.  Këto ndryshime mund të ndodhin në çdo lloj fushe të jetës prandaj duke qënë se është parashikim i përgjithshëm dhe energjia ndërkohë është shumë intensive, mund t’ju them vetëm që ta lini atë që s’do të rrijë më në jetën tuaj (dhe nuk them se është person, por më shumë si gjendje apo situatë) të ikë, sepse në javën e tretë ju pret një moment shkëlqimi. Duhet të keni besim se java e tretë ju mbron me shpresë dhe me optimizëm. Keni plot arsye për tu ndjerë pozitivë mbi ofertën që mund t’ju bëhet javën e parë, dhe ndryshimit që ndodh në javën e dytë.

Në javën e katërt do keni një fitore të jashtëzakonshme, dhe do jetë një fitore e brendshme, mendore. Nëse keni patur dryshime, dyshimeve do ju vijë fundi. Udhëtimi shpirtëror apo emocional i këtij muaji mund të jetë i vështirë në një moment, por kini besim sepse edhe shpërblimi është i madh.

Në muajin gusht do hapen rrugë të reja për ju. Ndoshta do filloni të merreni me një pasion të ri, me diçka që është e rëndësishme për ju dhe shpirtin tuaj. Kreativiteti, frymëzimi, biznesi, sipërmarrja, janë të gjitha të theksuara këtë muaj dhe në mënyrë pozitive. Procesin e këtij ndryshimi dhek ëtij transformimi të këtij muaji e keni filluar tashmë prej disa kohësh dhe tani thjesht ju duhet që të hidhni hapa praktikë në mënyrë që të çoni gjërat përpara, që të forconi bazën e përgjegjësive tuaja.

Për shumë prej jush dashuria do jetë shumë e ëmbël dhe shumë e gëzueshme. Lidhja që mund të jeni duke jetuar me dikë, për ata prej jush që janë të lidhur, është arsye për tu lumturuar. Ndërsa beqarëve mund t’ju duhet që të merrni një vendim shumë të rëndësishëm për tu përfshirë me dikë. Kjo që do ndodhë do ju ndohmojë që të lidheni me shumë me veten, me shpirtin tuaj. Ndoshta do bashkoheni me një kompani të re, me partnerë biznesi të cilët duan që të mendojnë për të mirën e të gjithëve, prandaj dhe bashkëpunimi do jetë kaq i mirë.

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping