Luani, Gusht 2024

Gushti është muaj shumë i rëndësishëm për punën tuaj të dashur Luanë. Që në fillim të muajit, që në javën e parë të muajit, jetoni një javë shumë të bukur, një javë kur nxirrni në pah fuqinë tuaj të brendshme, talentet që zotëroni, energjinë tuaj fisnike dhe të admirueshme. Duhet të keni më shumë besim në vetvete, sepse ndoshta mund të ndjeheni të pasigurt mbi drejtimin që duhet të mërrni, mbi atë me të cilin doni të merreni. Kini besim në aftësitë tuaja sepse ju mund t’ia dilni. Thjesht mendoni për çdo gjë që ju bën të veçantë prej të tjerëve, për aftësitë dhe cilësitë që ju bëjnë magjikë dhe të jashtëzakonshëm, prandaj besojeni se mund t’ia dilni me këtë sfidë, mund të ecni përpara.

Në javën e parë situata do ju duket shumë e paqartë. Ndonjëherë përpiqemi që të kuptojmë se çfarë do ndodhë në bazë të asaj që shohim dhe dimë, sepse e di që doni shumë të dini se çfarë ju pret dhe çfarë do bëni, por shumë gjëra mbi atë se çfarë po gatuan universi, ju nuk i dini dhe duhet të tregoni më shumë besim tek energjia që ekuilibron jetën në tokë, që përgatit gjëra për të cilat ju nuk keni dijeni dhe që në fakt do që t’i arrini dëshirat tuaja.

Java e tretë është gjithashtu javë kur e keni të vështirë marrjen e një vendimi. Arsyeja pse mund të ndjeheni të pasigurt nëse udhet të merrni një vendim apo një tjetër, është sepse së pari nuk i keni të gjitha informacionet dhe ju duket se kështu nuk mund të hidhni asnjë hap, por në fakt siç ju thashë duhet të tregoni pak besim, dhe së dyti është elementi i dyshimit në vetvete që ju lë pas.

Në javën e katërt të muajit mund të rilidheni me diçka të bukur, dic1ka e bukur mund të rikthehet në jetën tuaj. Shumë prej jush do rilidhen me atë që janë në të vërtetë, me dimensionin më të lartë brenda vetes suaj, dhe për këtë arsye, do qartësoheni mbi dyshimet e javëve të para. Gjithashtu mund të takoni dikë prej të shkuarës suaj i cili mund të jetë një i afërm, një mik, një mikëshë, një partner, ose një njeri që në fakt s’e keni njohur më parë si emër apo si fytyrë, por ia njihni energjinë shumë shpejt. sepse mund ta keni njohur në një jetë të mëparshme.

E gjithë puna e jetës suaj, mund të finalizohet disi këtë muaj. Mund të keni punuar fort dhe tani mund të ndjeni shumë lodhje, presion dhe rraskapitje prej punës e cila ju mërzit tani, dhe kjo mërzitje do ju shtyjë që të kërkoni për një gjë të re. ka ardhur momenti që të lini diçka pas dhe të fillioni një gjë të re.

Kini më shumë besim në vetvete, kini besim tek inutita dhe tek dëshira juaj e mirë.  Ndoshta në punën tuaj do ju ndihmojë një person i cili është shumë motivues, sipërmarrës dhe energjik. Ky person mund t’ju ftojë diçka, do t’ju këshillojë, mbështesë, sepse është vetë lider shumë i mirë dhe nëse ju po rraskapiteni me diçka por personi tjetër e dallon potencialin tuaj, do ju ndihmojë me perspektivën e tij, do ju ndihmojë të relaksoheni dhe të mësoni se si të veproni. Mund të jetë një partner, mund të jetë një mik, por sido që të jetë, nga dikush këtë muaj mund të merrni një ndihmë të rëndësishme.

Oferta që dikush do ju bëjë këtë muaj do ju kënaqë shpirtin, që do lidhet shumë me ju.

Do filloni diçka të re e cila do ndryshojë shumë gjëra në jetën tuaj. Mund të merrni një ofertë dashurie, dikush mund të dojë që t’ju përkushtohet. Gjithashtu mund të doni të merrni ndonjë kafshë shtëpiake këtë muaj, ose thjesht kafshët do jenë më prezente në jetën e shumë prej jush. Vetëm sigurohuni se oferta që ju bëhet, qoftë çeshtje vendi, çeshtje personi, çeshtje pune, çeshtje shëndetësore, sigurohuni se oferta është e mirë. Nëse mendoni se nuk është ofertë e mirë, mos e merrni parasysh. Thjesht besojini atë që ju thotë intuita në dy sekondat e para, por dhe mos u nxitoni që të merrni një vendim, jepini vetes pak kohë sepse askush nuk po ju ngut. Gjërat do dalin më mirë seç keni pritur. 

Qiell të mbarë.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping