Dielli do jetë në shenjën e Virgjëreshës deri në datën 22 Shtator dhe për këtë arsye Dielli ka aktivizuar fushën e tetë astrologjike të jetës që do të thotë se nëse jeni të punësuar mund të shikoheni tani si një person shumë i aftë, si një bashkëpunëtor shumë i rëndësishëm i kompanisë, biznesit apo institucionit ku punoni. Mund të jeni të paqartë kur vjen puna tek paratë. Do punoni fort por do jetë e vështirë që të qartësoheni se sa para mund të vini mënjanë dhe se si mund të fitoni më shumë. Do ju sugjeroja që të mos mendonit për të bërë ndryshime në karrierën tuaj sepse vetëm në mos keni diçka specifike, dhe keni një qëllim të qartë, nuk ka arsye për të bërë ndryshime sepse nëse bëni një ndryshim të paqartë spontan, ndoshta nuk do i përkushtoheni mjaftueshëm dhe do ndryshoni mendje pas dy-tre javësh.
Kemi një energji rebele (Uranin) në fushën e shtëpisë, në fushën e familjes (që për ju përfaqësohet nga Demi) dhe ky planet do jetë i lidhur me Marsin (planet i zellit dhe i dëshirave) në shenjën e Gaforres, dhe Saturni në shenjën e Peshqve aktivizon një reflektim më shpirtëror brenda jush. Mund të ndjeheni shumë të fortë shpirtërisht, të gatshëm për të fituar më shumë qetësi të brendshme. Qëndroni më shumë në shtëpi dhe kaloni më shumë kohë me familjarët. Edhe pse nuk do jetë muaj me vështirësi të krahasueshme me ato që keni kaluar në Korrik dhe Gusht, muaji mund të ketë vështirësi të tjera por janë vështirësi të cilave nuk do iu trembeni. Çdo gjë mund t’ju sfidojë ju shtyn që të ecni më para. Do jetë shumë e lehtë që t’i bëni të prekshme idetë tuaja në punë dhe do jetë e lehtë që t’ia dilni të rrisni fitimet financiare. Fillimi i muajit duket shumë i mirë për Ujorët e punësuar sepse do tregoni aftësitë për t’i kthyer idetë në realitet. Shtatori ju favorizon që të kapërceni vështirësitë tuaja.
Nëse shikoni ëndrra, tregohuni të vëmendshëm sepse mund të mësoni shumë mbi atë që ju pret nëpërmjet nëndërgjegjes tuaj. Ka mundësi që motra, vëllai ose një tjetër i afërm, t’ju ndihmojë me këshilla financiare duke që nëse siç e thashë do jeni disi të mjegulluar nga ky sektor. Ndoshta do ndodhë diçka që e çon karrierën tuaj në një nivel tjetër, ndoshta do jeni në një mbledhje ose në një festë ku ka njerëz të rëndësishëm të cilët dëgjojnë diçka që thoni dhe fillojnë t’ju shohin me një sy tjetër apo prej komunikimit tuaj do fitoni një tjetër vlerësim. Hëna do ju bëjë të ndjeheni të dashuruar me punën, nuk do keni shqetësime aty. Nëse doni një pozicion të ri, keni mundësi të rriteni këtë muaj.
Mërkuri është drejtuar dhe për këtë arsye gjërat do lëvizin shpejt këtë muaj. Ka shumë mundësi që të përfshiheni më shumë në ambjente të reja dhe të keni shumë sukses.
Në datën 3 Shtator kishim Hënën e re në shenjën e Virgjëreshës dhe kjo lidhje mes Hënës në Virgjëreshë dhe energjisë suaj, krijon një ekuilibër shumë të mirë për ju, seose ju jeni vizionar, Virgjëresha është detajiste, dhe prandaj në dy javët që pasojnë do ndjeheni dhe veproni në mënyrë veçanërisht të ekuilibruar.
Në datën 4 Shtator, Marsi erdhi në Gaforre dhe do ju japë shumë fuqi dhe shumë energji për të bërë shumë gjëra. Do doni që çdo gjë ta çoni në nivel tjetër, të kapëcëni disa kufinj. Do e shijoni shumë njohjen ose bashkëpunimin tuaj me dikë.
Në datën 7 Shtator mund t’ju realizohet një ëndërr lidhur me punën tuaj, prandaj do jetë moment shumë i mirë. Në javën e parë të muajit do ia kaloni mirë në punë.
Data 13 është data më e mirë për karrierën tuaj dhe shumë njerëz do ndjehen mirënjohës që ju kanë në punë. Data 14 është gjithashtu datë e mirë, dhe energjia e përgjithshme do ndryshojë më shumë nga data 15 sepse do filloni të mendoni nëse doni që t’i jepni më shumë nga vetja institucionit ku punoni apo doni t’i jepni vetes më shumë kohë për tu relaksuar.
Në datën 18 mund të keni edhe më shumë dyshime mbi se ku të shkoni, por mendoj se ju kursej kohë duke ju këshilluar që të mbaheni pas asaj që keni sepse gjërat në karrierë do shkojnë më mirë, sepse puna juaj nuk ka pse të ndryshojë. Në datat 15-18 Shator, nëse e keni luksin që të merrni pushime, bëni pushime me dikë që doni afër ose vetëm, ose nëse do jeni në punë, përpiquni që të bëni diçka stimuluese në punë dhe të zbaviteni në darkë.
Nga data 8 deri në datën 22 Shtator do ketë disa ndërlidhje planetare të cilat konfliktohen me njëri-tjetrin dhe krijojnë fërkime në përditshmërinë tuaj. Do doni që të tregoheni të ekuilibruar dhe të ndani mesazhe shumë njerzore dhe humanitare me njerëz të ndryshëm, megjithëse këto mesazhe sado pozitive të jenë, nuk ndahen brenda një dite, prandaj jepini vetes kohë dhe mos u shkurajoni, hidhini hapat një nga një, sepse asgjë s’ndodh brenda natës.
Më datë 18 kemi Hënën e plotë në shenjën e Dashit dhe kjo do çlirojë një energji shumë të zjarrtë dhe ju do flisni më shumë në ditët në vazhdim, do i krijoni vetes mundësinë për të shkruar diku tjetër. Bëni kujdes me gjërat që thoni në takime pune apo me njerëzit në përgjithësi sepse mund të humbisni një mundësi nëse thoni diçka të pamençur.
Në datën 23 Shtator Dielli do vijë në shenjën e Peshores, kemi ekuinoksin e vjeshtës, dhe ditët do bëhen shumë më tërheqëse dhe entuziasmuese për ju. Do jetë shumë më e lehtë që të udhëtoni më shumë, të zgjeroni horizontin tuaj, të bëni disa gjëra që keni dëshirë të bëni dhe të relaksoheni.
Më datë 24 do punoni dhe do e shijoni ditën.
Në datën 26 Shtator do keni mundësi për të udhëtuar dhe për të zbuluar gjëra të reja. Në datë 26 keni një lidhje mes Mërkurit në Virgjëreshë (para se të kalojë në Peshore) dhe Plutonit në Bricjap, sepse do jenë në pika të kundërta në qiell dhe për këtë arsye do ju zhvillohet dhë dhembshuri dhe mirëkuptim i ri brenda vetes suaj. Në datën 28 Shtator do jeni më të fokusuar në punë. Në datën 29 mund të ndjeheni të konfliktuar mes mendimit që të merreni me familjen apo të merreni me punën. Ritmi do pushojë pak nëfund të muajit, nuk do ketë më aq shumë dinamikë por do mësoni shumë. Mund të jeni më produktivë në punë nëse e shfryni aty konfliktualitetin brenda vetes suaj, kështu që mos kini shumë dyshime sepse mund të kënaqeni me ngjitjen në karrierë sidomos.
Qiell të mbarë.