Luani, Shtator 2024

Përpara se të flas për Shtatorin, dua të them diçka mbi muajin që lamë pas, muajin Gusht. Hëna e re në shenjën e Luanit në datën 4 Gusht ishte një moment i rendesishem për Luanin (edhe nese s’u duk fiks ne kete date por rreth kesaj date). Luani ka përjetuar shumë eklipse dhe do jetoni edhe një eklips tjetër të rëndësishëm Hënor per jeten tuaj me date 18 ne shenjen e Peshqve. Gjatë dy viteve të fundit ju është kërkuar që të ndryshoni pamjen tuaj, mënyrën se si shikoni jetën, ju janë kërkuar që të keni fillime të reja, të ndryshoni mënyrën se si silleni në lidhjet romantike dhe në lidhjet në përgjithësi, të ndryshoni imazhin që keni për veten, mënyrën se si e prezantoni veten para botës dhe gjithashtu keni patur ndryshime të jashtëzakonshme në fushën e punës duke qënë se Plutoni eshte ne shenjen e Bricjapit (fusha juaj e punes) Urani planeti i surprizave, në shenjën e Demit (fusha e karrieres). Nëse gjërat që ju bëni nuk janë reflektime të personit që jeni, atëhere do keni vazhdimisht mundësi për të bërë gjëra të reja. Nëse ndjeheni të ngecur diku, me diçka që nuk e shpreh vërtetë atë që jeni, nëse po bëni diçka që nuk nxjerr në pah talentin tuaj, atëhere universi do ju  shtyjë drejt një drejtimi të ri, drejt një pune, lidhjeje dhe situate të re. Çdo gjë që ka ndryshuar, ka ndryshuar për më të mirën tuaj.

Nëse jeni beqarë prej disa kohësh, vazhdoni të jeni dhe për disa kohë sepse mund të keni ende punë për të bërë, për tu rritur dhe për të kuptuar më shumë. Megjithëse njerëzit mund të mos durojnë që të qëndrojnë gjatë me ju për shkak se keni një ndriçim shumë të fortë, siç ua kam thënë më parë njerëzve mund t’ju duhet të vëjnë syze për të parë njerëzit e shenjës së Luanit që drejtohen nga Dielli, ashtu mund të keni dalluar se njerëzit vinë dhe ikin shpejt nga jeta juaj sepse nuk e përballojnë dot standartin tuaj. Ju jepni dhe prisni shumë, e njihni zemrën tuaj shumë mirë, e dini si funksionon kjo pjesë e njerëzve por të tjerët nuk kanë të njejtën aftësi dhe mund të jeni rrethuar me zili gjithashtu. Kështu që vetëm jepini kohë vetes që në mënyrë të pavarur të arrini në një shkallë të re të vetes suaj, që kur të bashkoheni me dikë, të jetë dikush i shkallës suaj, shpirtërisht dhe intelektualisht.

Çfarë mendoni se po krijoni në jetën tuaj? A mendoni se po krijoni gjëra që ju pëlqejnë? A mendoni se po krijoni një rutinë që ju përfaqëson? Muaji Shtator do ju pëlqejë shumë per t’i dhene pergjigje ketyre pyetjeve. Virgjëresha për ju si Luanë, përfaqëson mënyrën se si menaxhoni burimet tuaja, kursimet, dhe Hëna e re në shenjën e Virgjëreshës mund t’ju sjellë një fitim të shkëlqyer për ju. Mërkuri gjithashtu ju sjell tani të mira materiale të shumë merituara.

Tregohuni të kujdesshëm me fjalët që nxirrni nga goja sepse këtë muaj mund ta manifestoni shumë shpejt atë që thoni. Përpiquni të kujtoheni për ligjin e tërheqjes, t’i thoni vetes se i keni gjërat apo njerëzit që doni sepse nëse thoni se nuk keni, nuk do keni, dhe nëse thoni se keni, do keni atë që doni dhe në të gjitha rastet, ajo që thoni do manifestohet në realitet shumë shpejt. Pas Hënës së re në shenjën e Virgjëreshës më datën 3 Shtator dhe derisa të vijë Hëna e plotë në shenjën e Peshqve më datën 18 Shtator, gjërat lëvizin shumë shpejt, gjërat do realizohen, do realizohen shumë shpejt.

Mendoni të ndryshoni orët që i kushtoni punës, ditët kur punoni ose tarifat tuaja. Mund të tërhiqni njerëz që janë më të ndershëm dhe më korrektë në bashkëpunime me ju dhe ju duhet të besoni se do tërhiqni gjëra që ju pëlqejnë.

Mos hezitoni duke menduar mbi gjërat që nuk janë perfekte, mos mendoni se ju duhet më tepër kohë sepse duhet të rregulloni disa gjëra në mënyrë që ajo gjëja që doni t’i prezantoni botës, të bëhet gati për tu parë prej të tjerëve, sepse gjërat i keni bërë tashmë gati, nuk do jenë kurrë perfekte por janë mjaftueshëm të mira sa për t’ia prezantuar të tjerëve. Luanët janë vizionarë, dhe nëse më vone dalloni që gjërat nuk janë mjaftueshëm të mira mund t’i rregulloni më vonë, por fillimisht duhet t’ia tregoni botës se kush jeni dhe çfarë produkti keni krijuar. Jupiteri është në moment shumë të mirë me Aferditen kështu që për ata prej jush që duan të bëjnë ndryshime në shtëpi, që duan të nisin një biznes nga shtëpia, tani do jetë moment fantastik.

Shtatori do jetë muaj shumë i mirë për të dalë e për të gjetur dikë. Nëse doni që thjesht të flirtoni apo të luani, jeni mëse të favorizuar për ta bërë këtë gjë. Afërdita do vijë në shenjën e Akrepit me date 23 dhe do jetë shume mirë me planetin e Marsit për pasojë, prandaj nese mendoni se keni energji tani, prisni fundin e muajit per rritjen e sensualitetit tek ju dhe per terheqjen tuaj me dikë. Do doni që ta bëni shtëpinë tuaj shumë të bukur, do e zbukuroni ambjentin ku qëndroni duke qënë se ju vjen Afërdita në shtëpi, pra në shenjën e Akrepit që për ju përfaqëson shtëpinë. Gjithmonë çdo gjë ka një kleçkë dhe edhe në këtë situatë me Afërditën ka një gjë të çuditshme e cila mund të jetë e tillë që personi tjetër mund të ketë dikë, ose mund të jetë i/e martuar me partnerin e vet ose i/e martuar me punën e tij/saj ose mund të ketë ende në mendje një partner të mëparshëm. Nuk ju duhet që të përfshiheni në një lidhje ku ju jepni pafundësisht aty ndërsa personi tjetër do të japë diku tjetër. Ju duhet njeriu i duhur dhe njeriun e duhur ndoshta duhet ta prisni nëse jeni beqarë. Situata tamam do sqarohet rreth datës 18 Shtator atëhere kur të kemi Hënën e plotë në shenjën e Peshqve. Ndërkohe, planetet e tjera sugjerojne mundësi për të fituar shumë para. Hëna e re në shenjë ne Virgjëreshës do jetë një mundësi për tu hedhur një shkallë një lart në fushën e parave, në fushën e aftësisë suaj për të fituar para, për të tërhequr bollëk në jetën tuaj.

Më datë 22 Shtator do ndodhë ekuinoksi i shenjës së Peshores e cila shënon fillimin e vjeshtës ku trupi qiellor qe ju drejton (Dielli) fillon te urreje veten ne Peshore (bej shaka, thjesht Dielli nuk e pelqen Peshoren ashtu si Saturni nuk ju pelqen shume ju) por kjo do jetë një datë e rendesishme per kete arsye. Ndryshimet do jenë shumë të shpejta dhe sezoni i Peshores, do jete një sezon jashtëzakonisht shumë i mirë, i mbushur me aksion. Mund të sjellë dhe pak drama si periudhë, mos u fokusoni shumë në të shkruajturit mesazhe të gjata dhe të tregoheni të kujdesshëm me ato gjëra që thoni publikisht, me statuset që shkruani në Facebook apo në Instagram. Mos harroni se jeni një shenjë fikse dhe shenjat fikse janë shenjat më të forta të horoskopit, dhe nëse ju duhet që të sqaroni situatën me dikë, t’i sqaroni se kush drejton dhe se kush mban kurorën në kokë… 👸

Hëna e plotë në shenjën e Peshqve do ju ndihmojë që t’i dalloni njerëzit për atë që janë, kështu që përpiquni që të mbani shënime duke qënë se jeni pak më të prirur se të tjerët që të falni e të harroni dhe njerëz apo situata që në fakt duhet t’i mbani parasysh.

Mund t’ju tërheqë dikush që ju duket se është fantastik por ai person mund të mos jetë i disponueshëm për ju dhe Saturni së bashku me Hënën do ju ndihmojë që ta sqaroni këtë gjë në momentin e Hënës së plotë.

Shumë prej jush do ndriçohen më shumë, do e keni më të qartë se çfarë do t’ju mësojë jeta. Do e kuptoni se nëse dikush ju do, duhet ta tregojë, nuk keni pse të luftoni gjithmonë vetëm ju. Lëreni personin tjetër ta vërtetojë atë që ndjen për ju.

Pra do jetë muaj fantastik sepse gjërat do ecin para dhe shumë shpejt. Do e shijoni shumë kreativitetin dhe do e shijoni procesin e të krijuarit dhe për pasojë do krijoni gjëra që dhe të tjerëve iu pëlqejnë shumë. Kush do që të gjejë dikë, mund të gjejë dikë shumë të mirë ose ata që janë të lidhur, duhet të sigurohen që po i kushtojnë kohë edhe partnerit të tyre. Në përgjithësi do gjeni tek një mënyrë e re për të shprehur vetveten, perfshire investimin e kohes ne praktikimin e nje hobi qe ju kenaq.

Qiell të mbarë.

1 comment

    Faleminderit. Sa motivuese jam ndjere me kete parashikim🙏🏻🥰

Comments are closed.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping