Ky është një muaj ndryshimesh shumë të mëdha. Mund të ndryshoni vendin ku punoni, të rrezikoni duke hequr dorë nga një punë dhe të prisni ose të nisni vetë diçka më shpërblyese për veten. Duhet të jetë diçka që keni kohë që e mendoni. Mërkuri është i drejtë këto kohë dhe do hyjë në shenjën e Virgjëreshës më datë 9. Do ecni përpara në gjënë ku jeni të përfshirë dhe vendimet apo zgjedhjet që bëni këtë periudhë, këtë muaj, do ju ndikojnë për shume vite. Prandaj është shumë e rëndësishme ajo që vendosni tani. Mos mendoni për opsionin më të lehtë e më të sigurt, por riskoni, provojeni diçka edhe nëse ju duket e frikshme apo e pasigurt. Ndoshta ju kërkohet që të flisni në television, ju kërkohet që të ndani veten me botën nëpër media sociale, duke ndarë atë që dini të bëni me botën. Ka ardhur momenti që bota ta dijë se sa të aftë dhe të talentuar jeni. Përpiquni që të bëni tani ndryshimet që keni dashur të bëni në jetën tuaj. Gjithashtu kush do të bëhet me fëmijë, është super i favorizuar këtë muaj. Ka shumë energji pjellore nën qiellin e Shtatorit. Por pjelloria në astrologji nuk lidhet vetëm me fëmijët por dhe me lindjen e një projekti, një projekt artistik ose projekt biznesi ndaj të cilit ju jeni “mamaja ose babai”.
Hëna e Re në shenjën e Virgjëreshës ka qene dhe ende eshte shumë favorizuese për ju që të ndani veten me të tjerët, për të folur me shumë njerëz që ju duan dhe ju vlerësojnë. Hënën ju e kuptoni më mirë se kushdo duke qënë se është trupi qiellor që ju drejton dhe e ndjeni shumë kur ajo ndryshon fazat e saj, e re, e plotë, në mbushje apo në ngrënie.
Këto kohë do filloni të pyesni veten se sa praktikë tregoheni me zgjedhjet dhe me ëndrrat tuaja. Gjithashtu sigurohuni që njerëzit nuk po japin më pak seç jepni ju, që nuk po bëheni ju prindi dhe tjetri fëmija që përfiton prej jush. E vërteta është që njerëzit që japin, tërheqin njerëz që marrin, por nëse mendoni se keni rënë dakort të jepni më shumë seç merrni, zmbrapsuni, sepse peshorja e një marrëdhënieje nuk duhet të rëndojë vetëm nga njëra anë.
Nga tani e per vite më pas, do jeni shumë të fokusuar tek komunikimi me shumë njerëz, tek shpërndarja e informacionit, e produktit që keni, e marketingut të punës suaj. Nëse nuk ndjeheni të vlerësuar në punë, brenda fundit të muajit mund të vendosni që të nisni diçka të re, diçka tuajën. Nëse ju ka shkuar kjo gjë në mendje që më parë, mos prisni më dhe thjesht ecni para. Dielli dhe Mërkuri kur te vijne në shenjën e Peshores (22 dhe 26 shtator) do ju shtyjne që të rrini në shtëpi, të merreni me përgjegjësi familjare apo shëpiake, ndërsa Hëna e plotë në shenjën e Peshqve në datë 18 Shtator, do që të ecni përpara, të dilni e të njiheni me shumë njerëz. Pa risk nuk ka shpërblime dhe duhet të keni besim tek vetja që jeni shumë të përgatitur dhe mjaftueshëm të fortë për të përballuar çdo lloj rezultati, prandaj shtyjeni veten që të bëheni aq të mirë sa doni të bëni, sado të jeni të mirë në atë që bëni.
Kjo verë ka pasur goxha planete të zmbrapsura, gje qe ju ka ndihmuar te reflektoni dhe te kuptoni me shume mbi veten. Ende mund të jeni duke marrë veten, por tani gjërat do ndryshojnë.
Duke qënë se Jupiteri është në shenjën e Akrepit, në përgjithësi mund të ndjeheni shumë tërheqës dhe shumë të gatshëm për ta hapur veten ndaj dashurisë, për t’i çuar gjërat në nivelin tjetër. Duhet të siguroheni se po i jepni vetes mundësinë që të zbaviteni me njerëzit që doni më shumë. Nëse ju duket se nuk paguheni aq sa doni, se nuk merrni atë që meritoni, tani keni mundësinë që të shfrytëzoni theksin planetar që vendoset tek karriera juaj me Hënën e plotë më datë 18. Shikoni se mos e keni lënë punën tuaj të drejtojë jetën tuaj personale, se mos po lini veten pas dhe vetëm çoni punën para pa i dhënë vetes as mundësinë për të shfrytëzuar pushimet dhe mundësitë për zbavitje. Jepini vetes kohë këtë Shtator për tu zbavitur dhe për të arritur ato ndryshime që ëndërroni të arrini në karrierën tuaj.
Kur i jepni vetes kohë, i jepni vetes mundësinë për tu lidhur me burimin e energjisë të gjithë universit, kështu që mundohuni që të shijoni kohën vetëm.
Qiell të mbarë.