Ka ardhur momenti juaj edhe pse Dielli është në shenjën e Peshores. Po filloni që të dalloni shenjat e para të një rruge të re, një rrugë e cila ka disa muaj që po shtrohet për ju. Mjafton që ju ta lini zemrën e hapur për një mundësi të re. Këtë muaj do kujtoni më shumë kujtime me njerëzit e afërm, do krijoni kujtime të reja dhe do ndani nostalgjinë e viteve të mëparshme me njerëzit tuaj të afërm. Ky është muaj i cili do ju bëjë që të mendoni për njerëz të cilët ndoshta nuk i takoni më dot por distanca fizike nuk ju ndalon që t’i transmetoni energji dhe dashuri njëri-tjetrit sepse ju e keni këtë person në kujtimet tuaja. Këtë muaj duhet t’i jepni vetes ca kohë për tu kujtuar për periudhën e lumtur që keni kaluar me dikë. Nëse diçka e vështirë i ka ndodhur dikur një njeriu të dashur, këtë muaj nuk duhet ta kufizoni
Do rishikoni mënyrën se si vlerësoni financat tuaja, marrëdhënien tuaj me njerëzit e tjerë, dhe gjithashtu ka mundësi që një dashuri e shkuar të rikthehet ose ta trajtoni lidhjen aktuale në një formë të re. gjithashtu mund të kthehet një njeri i të shkuarës me të cilin do mbyllni përfundimisht marrëdhënien tuaj. Kur Afërdita është e zmbrapsur njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm me ndryshimet që bëjnë në pamje sepse ka më shumë mundësi që të mos iu pëlqejë. Do mundoheni që me kalimin e javëve, edhe në Nëntor pra dhe në muajin që vjen, të afroheni më shumë me një njeri që e doni shumë. Gjërat që do ju pëlqentë të mësonit këto kohë, do keni mundësi t’i mësoni. Ju jepet një mundësi këtë muaj ëpr të rifreksuar besimin dhe shpresën tuaj në jetë.
Nëse dikush do që të bashkëpunojë këtë muaj me ju, duhet të presë edhe një përgjigje negative në rast se nuk shikoni se gjërat bëhen me drejtësi dhe me barazi. Do ndjeheni shumë krenarë për veten në fund të ditës, edhe pse personi tjetër mund të befasohet, por ju po përpiqeni që të gjeni balancën dhe kjo mund t’ju shkaktojë fërkime me njerëzit që thjesht presin nga ju dhe janë mësuar me këtë gjë. Doni që të ruani mendjen e hapur dhe kreativitetin tuaj të lartë, edhe nëse kjo do të dojë të thotë që duhet të keni një përballje për të mbrojtur interesat tuaja.
Njerëzit do ju respektojnë edhe më shumë për faktin që ju mbroni interesin tuaj këtë muaj. Këtë muaj do kërkoni prej të tjerëve respektin që ju i jepni vetes. Nëse gjërat kanë qënë të vështira financiarisht, ka mundësi që këtë muaj të gjeni mënyra të reja për ta ndryshuar këtë pjesë të jetës suaj. Do tregoheni më të përkushtuar ndaj arritjes së qëllimeve në punë. Këtë muaj ju pret një ndryshim shumë i madh. Mund të kaloni një ditë shumë të bukur me dikë dhe kjo t’ju prekë emocionalisht dhe t’ju inkurajojë që të lëvizni në një drejtim të ri.
Do gjeni më shumë durim këtë muaj, do tregoni besim tek universi.
Ka mundësi që të filloni të flisni më shumë, të jemi aktivë në rrjete sociale, të ndani një mesazh që lexohet nga shumë njerëz.
Në datën 17 Hëna e plotë do ju bëjë të ndjeheni të gatshëm për të bërë një lëvizje të rëndësishme. Do ju jepet një mundësi për të ndryshuar ambjentin tuaj, do shikoni për mundësi transferimi ose ndryshimi shtëpie vetëm ose me familjen tuaj. Do keni mundësinë që të gjeni pikën e mesme mes kohës që i jepni vetes dhe kohën që i jepni të tjerëve.
Mund të gjeni veten këtë muaj si personi që ndihmon dy njerëz apo dy palë të ndryshme që të pajtohen.
Qiell të mbarë.