Këtë muaj ju ndizet drita jeshile për të ecur përpara. Është muaj shumë aktiv dhe Dielli është shumë pozitiv ndaj jush. Do merreni me një gjë të rëndësishme ose do përfshiheni në një situatë me rëndësi. Mund të ngriheni në detyrë gjithashtu.
Këtë muaj do merrni lajme shumë të mira dhe shumë të rëndësishme. Gjithashtu lajmi i mirë mund të vijë nga një njeri i rëndësishëm. Nëse keni pritur që t’ju vijë një lajm nga një vend i largët, ky lajm do ju vijë.
Sfidat e këtij muaji nuk do jenë shumë të mëdha dhe do i kapërceni. Për shumë prej jush do realizohet një ëndërr e rëndësishme. Do ju jepet mundësie për të ecur përpara me një gjë të re. mund të promovoheni me diçka të re dhe kjo do ju entuziasmojë shumë.
Ka mundësi që të ndihmoheni nga një njeri që jeton jashtë vendit. Jeni në një pikë shumë të rëndësishme kthimi këtë muaj, që ndoshta nuk e shikoni ose nuk e dini me ndërgjegje të plotë, por ky është muaj shumë thelbësor për ju. Këtë muaj do zgjidhni një çeshtje që ju ka rënduar dhe kjo zgjidhje do ndikojë thellë në jetën tuaj, do ndjeheni më të lehtë. Mund të prisni zgjidhjen më të mirë për një situatë apo çeshtje që ka nevojë për këtë gjë.
Lajmi i madh astrologjik këtë muaj ishte Eklipsi Diellor i datës 2 tetor. Do shikoni se cilat marrëdhënie ju bëjnë të ndjeheni vetëm dhe cilat ju shërbejnë vërtetë. Do ju jepet një mundësi për të rivlerësuar disa marrëdhënie, për të vazhduar me një lidhje që e keni lënë në gjysmë. Mund të fitoni nga një marrëveshje shumë e mirë. Afërdita e zmbrapsur do ju ndihmojë që të gjykoni nëse merrni kënaqësi nga puna juaj, nga komuniteti ku jeni përfshirë, apo duhet të bëni ndryshime në këtë aspekt. Kjo periudhë nuk është periudhë e mirë për të bërë ndryshime të mëdha në pamje, për tu përfshirë në ndërhyrje estetike. Ky muaj ju jep një mundësi të re në drejtimin e përgjithshëm të jetës suaj; në karrierë, në shkollë. Mund të ndryshoni shtëpinë.
Mund ta gjeni veten duke folur para shumë njerëzve të vëmendshëm ndaj fjalës suaj dhe të merrni pjesë në një vend ku mblidhen shumë njerëz.
Dielli do vijë në Akrep rreth datës 23 Tetor dhe do ndriçojë në fushën e të ardhurave tuaja duke ju dhënë mundësinë për të fituar më shumë nga kjo datë e tutje edhe në Nëntor.
Hëna e plotë e datës 17 Tetor do ndriçojë në fushën e romancës së jetës suaj, kështu që këtu mund të prisni një finalizim. Për ata prej jush që janë me fëmijë, mund të mbaroni punë më në fund me një çeshtje që ju ka mbajtur të zënë; edukimi ose shëndeti i fëmijës. Ky është muaj që ju inkurajon që të ëndërroni dhe të fitoni shumë.
Qiell të mbarë.