Ky është muaj shumë interesant. Nga njëra anë është shumë i qetë por gjërat do fillojnë të ndjehen ndryshe. Pjesa e mbetur e vitit mund të jetë pak çoroditëse emocionalisht. Shumë gjëra duken të paqarta, ndryshimi është prezent por përfundimi duket i mjegullt, dhe këtë arsye Akrepi këtë muaj arrin pothuajse në fund të një periudhe emocionalisht të vështirë. Paqartësia sidomos në një shenjë që ka nevojë të ndjej kontroll mbi përditshmërinë dhe ngjarjet në jetë, është shumë sfilitëse, por lajmi i mirë është se kjo periudhë po shkon në fund. Mund të keni një vit që prisni një përgjigje të caktuar; nga një punë, nga një lidhje romantike, dhe papritmas përgjigjia do vijë, brenda këtij muaji për disa prej jush, dhe brenda muajit tjetër për të tjerë.
Ndoshta nuk do ndërmerrni vetë nisma të rëndësishme dhe gjithashtu ndryshimi i pamjes në mënyrë të theksuar nuk sugjerohet tek ju, sidomos nëse doni të përfshiheni në operacione estetike, por edhe ndryshimi i flokëve, i veshjes ndoshta nuk do ju gëzojë në fund.
Hëna e re e datës 2 Tetor ju ka sjellë mundësinë për tu çliruar nga mëri dhe pakënaqësi të së shkuarës. Akrepi ka tendencën që të mbajë shumë me vete dhe kjo Hënë e re ka qënë dhe vazhdon të jetë mundësi shumë e mirë për tu lehtësuar. Me Mërkurin që do vijë gjithashtu në shenjën tuaj (këtë muaj do keni shumë vëmendje tek vetja dhe të tjerët tek ju) do rishikoni mënyrën se si komunikoni, do shikoni nëse mund të tregoheni më të kujdesshëm në mënyrën se si i flisni njerëzve të caktuar.
Do keni mundësinë që të gjeni një ekuilibër në marrëdhënien tuaj me njerëzit e tjerë.
Do festoni këtë muaj, do keni mundësinë që të shijoni daljen me miq dhe me familjarë, me siguri edhe sepse pas datës 22 fillon periudha e ditëlindjeve për shumë prej jush, por do keni arsye të tjera përveç kësaj këtë muaj.
Nëse nuk jeni ndjerë hsumë mirë nga ana e shëndetit, këtë muaj do e merrni veten. Një konfuzion që ju ka peshuar në kokë do qartësohet dhe do jetë më lehtë që të arrini atë që doni.
Mundet që të ketë qënë e vështirë që të pranoni një vështirësi që ju ka lodhur por tani do keni mundësinë që të merrni frenët në dorë dhe të ndryshoni atë që doni të ndryshoni. Pengesat dhe vështirësitë tani nuk do jenë më kaq sfilitëse. Për shumë prej jush që janë lodhur shumë këtë muaj me puënn, do bënit mirë të shfrytëzonit mundësinë për të marrë disa pushime.
Disave prej jush do ju duhet që të dorëzoni një projekt në punë ose në shkollë dhe duhet të përpiqeni që të kontrolloni për cilësinë dhe saktësinë e punës suaj. Mund të bëni kërkime lidhur me një temë apo projekt në shkollë dhe publikimi juaj do ju kërkojë ende shumë punë, shumë hetim, gjë për të cilën jeni shumë të aftë por ende nuk i keni të gjitha detajet që ju duhen lidhur me këtë punë, edhe këtë muaj kjo pjesë ende nuk finalizohet.
Këtë muaj do arrini në një nivel të ri dhe nëse atmosfera nuk ka qënë shumë e mirë, edhe nëse sfidat kanë qënë të mëdha, keni më shumë pika të mira se pika sfiduese prandaj do i zgjidhni të gjitha, vetë dhe me ndihmën e njerëzve të besuar përreth.
Qiell të mbarë yje