Ky muaj ka shumë të bëjë me një lidhje të shkuar, me një person me të cilin nuk keni biseduar dhe sqaruar çdo gjë dhe tanoi do i ktheheni mbrapa për ta përfunduar këtë punë të lënë pezull. Mund të mos jetë domosdoshmërisht një person me të cilin keni patur të bëni romantikisht por mbetet një person me të cilin lidhja ka qënë dhe ndoshta ende në njëfarë mënyre, mbetet e thellë, jo e sipërfaqshme. Kjo situatë mund t’ju bëjë pak nervozë.
Në fillim të muajit do dalloni se keni shumë energji për tu marrë me karrierën, me trupin dhe me shumë gjëra. Tetori nuk do jetë periudhë e mirë për të rënë në dashuri, për tu marrë me lidhje të reja. Do ndjeheni më emocionalë se zakonisht nëse takoni një njeri me të cilin jeni përfshirë dikur, por kjo mund të jetë ndjenjë iluzionare.
Më datë 12 do keni mundësi që të tregoni veten se sa e rëndësishme është për ju që të merreni me një punë të caktuar ose që t’i shërbeni dikujt të cilin e respektoni shumë.
Këtë muaj keni mundësi që të nisni lidhje të reja ose të vazhdoni me të vjetra, por as ju dhe as personi tjetër ndoshta nuk i shikoni gjërat qartë dhe me shumë mundësi do ju ndryshojë mendimi mbi situatën dhe njëri-tjetrin pak më vonë.
Këtë muaj mund të nisni një lidhje të re ose të rinisni një lidhje të vjetër. Ky muaj do ju sjellë gjëra të reja me një person të rëndësishëm, me një njeri që ka influencë ose të paktën për ju është i rëndësishëm. Mund të merrni një drejtim të ri këtë muaj, mund të merrni një propozim për martesë, mund të merrni një propozim për ta çuar lidhjen tuaj romantike në një nivel më të lartë, më serioz, ose të filloni një kapitull të ri me dikë me të cilin situate s’ka qënë e qëndrueshme.
Mos nisni sipërmarrje të reja serioze këtë muaj sepse mund të jenë më të komplikuara seç mendonit. Data 23 do jetë ditë shumë e mirë për tu marrë me meditim, për të reflektuar.
Në datën 18 tetor Hëna do jetë në shenjën e Demit dhe do ndjeheni shumë të frymëzuar për t’i bërë gjërat sipas mënyrës suaj. Mundet që dikush t’ju bëjë për vete me pamjen e tij ose të saj por mirë është që të të ndiqni ritmin e planetit tuaj drejtues Afërditës dhe të zmbrapseni.
Mund të ndërtoni diçka të re, mund të merreni me rregullime në ambjentin e shtëpisë, në ambjentin e punës, mund të vendosni që të fillloni të jetoni bashkë me personin e zemrës ose do ndryshoni detaje nga bashkëpunimi juaj profesional me dikë.
Në rradhë të parë mund të ndjeheni pak të pasigurt sepse nuk jeni të informuar mbi disa detaje mbi një punë ose një person që ju intereson, por në fund çdo gjë do jetë në rregull sepse do informoheni mbi të gjitha. Mund të planifikoni ose të ikni me pushime diku, edhe pse është Tetor dhe vera ka kaluar por shumë prej jush mund të shkojnë me njeriun e zemrës në një vend ku do pushoni. Këtë muaj ose do transferoheni me shtëpi, ose do ndryshoni atmosferën sociale, do njihni miq të rinj, do bëheni pjesë e një grupi të ri njerëzish me të cilët ndani të njejtën filozofi dhe mentalitet, gjë që do ju bëjë të ndjeheni shumë të rehatuar dhe shumë të pavetmuar.
Në fund të muajit mund t’i jepni një dhuratë ose një eksperiencë shumë të bukur njerëzve të familjes. Ndoshta do shkoni të gjithë në një vend ku do ia kaloni shumë mirë.
Këtë muaj do filloni një kapitull të ri nga brenda, do filloni gjëra të reja dhe do shijoni shumë elementë pozitivë, edhe pse fillimisht mund të ndjeheni të pasigurt.
Qiell të mbarë.