Dielli është në shenjën tuaj këtë muaj dhe para se të largohet, do ju sjellë një dhuratë të shkëlqyer në jetën tuaj. Deri më tani mund të jeni ndjerë të pasigurt, të paqartë, konfuzë… kush ka dashur të rrijë vërtetë pranë jush, kush ka mbrojtur edhe interesin tuaj dhe edhe të vetin…? Tani keni një ide se çfarë doni dhe se çfarë ju pret.
Hëna e Re në shenjën tuaj më datë 1 nëntor, do ju ndihmojë që ta dini mirë se çfarë duhet të bëni për tu fuqizuar, për të bërë më të mirën tuaj (kjo Hënë e Re do ju ndikojë më shumë në dy javët në vazhdim dhe nëse nisni një projekt gjatë këtyre dy javëve, ju premtohet fat).
Afërdita ju shtyn që të vini në formë apo dhe do ju ndihmojë që të përballeni me diçka private që nuk keni dashur ta përballni, ndoshta një dhimbje apo lëndim që mund të ketë të bëjë me Uranin në Dem (Urani qëndron në shenjën tuaj të kundërt që përfaqëson raportet), pra lidhur me sjelljen apo përfundimet tuaja me njerëz të caktuar. Urani në Dem ju nxit që të shkëputeni nga marrëdhënie të caktuara, dhe tani që Plutoni do kalojë përfundimisht nga Bricjapi në Ujor, do jetë më e lehtë për ju për të marrë një drejtim.
Jupiteri (bollëku) do t’ju ndihmojë në aspektin financiar pavarësisht se për aq kohë sa është në shenjën e Binjakëve, keni shumë shpenzime të papritura, është më e vështirë se zakonisht që të bëni kursime, por gjithmonë do keni mbështetje.
Këtë muaj do kërkoni për më shumë ekuilibër dhe barazi në marrëdhëniet tuaja me të tjerët.
Në përgjithësi ky muaj ju sjell një mundësi të mirë për të planfikuar dhe për të parë mundësi të reja për të fituar para.
Hëna e plotë në shenjën e Demit në datë 15 nuk është dita më e mirë financiare e mundshme, prandaj në fund të muajit mos merrni rreziqe financiare, vazhdoni me atë që bëni zakonisht, por në përgjithësi ky muaj është fillimi i një periudhe shumë të kënaqshme financiare. Kini sa më shumë besim tek ajo që keni për të dhënë, dhe po aq do rritet dhe llogaria juaj bankare.
Qiell të mbarë.