Gaforrja, parashikimi i muajit Nëntor 2024

Hëna e re në shenjën e Akrepit, e datës 1 Nëntor, do ju ndihmojë që të keni një fillim të ri në jetën tuaj romantike, në zbavitje, në gjëra që doni të bëni. Do keni shumë mundësi të mira nëse doni që të njihni dikë të ri ose që të përpiqeni për tu bërë me fëmijë, është natë e mirë në këtë drejtim për ju. Do doni të bëni gjëra që ju japin kënaqësi, që ju zbavisin në dy javët në vazhdim.

Që prej 26 Janarit të vitit 2008 (e di që është shumë kohë e gjatë) keni patur ndryshime shumë të rëndësishme në raport me njerëzit, me partnerin, me jetën personale, dhe arsyeja për këtë është Plutoni (planet i transformimeve) ka qënë në shenjën e Bricjapit (hiq ca periudha të shkurtra kthimi në Shigjetar që zgjatën deri në Nëntor 2008), dhe kaloi në Ujor në dy periudha të shkurtra (21 maj deri 10 qershor 2023 dhe 20 janar 2024 deri 1 shtator 2024) por nga data 1 shtator 2024, deri në datën 18 të këtij muaji, Plutoni është edhe për pak pra, në shenjën e Bricjapit. Ça ka mbetur për tu rregulluar në aspektin e lidhjeve, çfarëdo e mirë apo inat që ka mbetur për tu sqaruar, do sqarohet brenda muajit. Nëntori në përgjithësi ka një energji transformuese, por Plutoni e shton këtë gjë dyfish.

Nga data 19 Nëntor e tutje, rruga e karrierës suaj, aspekti i bashkëjetesës, ndarjes së pronave, së pasurive, çeshtjet mbi trashëgimitë, do ndryshojnë thellësisht.

Keni qënë më aktivë nga ana sociale, dhe do vazhdoni të jeni deri në datën 16 Nëntor (derisa Hëna të vijë në shenjën tuaj paraardhëse). Në qoftë se jeni ndjerë të mbytur prej punës suaj, të pastimuluar apo të pamotivuar, dhe nëse e ndjeni se nuk jeni në karrierën e duhur, universi po ju jep paqëndrueshmëri tani dhe për arsye të ndryshme mund t’ju duket se po e humbisni dëshirën apo vullnetin për tu marrë me diçka që nuk është për ju. Mund t’ju nxjerrë pak nga zona e rehatshme por do ju bëjë të ndjeheni më të gjallë gjithashtu.

Nëse jeni ndjerë rehat me një punë të parehatshme, nuk do ndjeheni më rehat sepse do ju kërkohet që të lëvizni vendit dhe të bëni ndryshime në punën tuaj. Do nisni një punë tjetër e cila është më përmbushëse për ju, një punë që ju sjell më shumë gëzim.

Ju keni një energji shumë sipërmarrëse tani, megjithatë dihet që jeni energji sipërmarrëse sepse jeni një prej shenjave kardinale, shenjave që duan të nisin gjëra të reja (shenja të tjera kardinale janë Dashi, Peshorja dhe Bricjapi). Universi thjesht do t’ju shtyjë pak me forcë larg prej një vendi që s’ju takon sepse shpirti juaj nuk e do. Disa prej jush mund të jenë gati për këtë gjë, disa jo, por ndryshimi do ndodhë gjithsesi.

Nga njëra anë ju pret një muaj më serioz dhe nëse keni ndonjë shqetësim shëndetësor, do dalë në pah, por Marsi që kalon nga shenja juaj në shenjën e Luanit më datë 4 Nëntor, do ju mbrojë, do ju bëjë më të fortë duke rregulluar atë që është e prishur apo atë që nuk shkon shumë mirë. Do keni kaq shumë punë për të bërë sa nuk do pranoni dot oferta të reja pune apo kërkesa të reja për projekte të pavarura. Mundet që të ndryshoni punën, të ndryshoni projektet që zgjidhni, të ndryshojnë njerëzit për të cilët punoni dhe do ju nduhmojnë që të dukeni më mirë, që puna juaj të ecë përpara. Shumë gjëra brenda një muaji.

Do ju duhet që të punoni pak më shumë për të ruajtur harmoninë mes jush dhe partnerit tuaj.

Do bëni më shumë analiza shëndetësore dhe do merrni vendime të mira në këtë drejtim.

Nga fundi i muajit do jetoni një moment tranzite lidhur me familjen dhe shtëpinë sepse do keni një mundësi shumë të mirë karriere për të cilën familjarët do informohen dhe do entuziasmohen për ndryshimet, ose mund të transferoheni me shtëpi.

Qiell të mbarë.

Shënim: Shkoni tek Harta Astrologjike për të bërë porosinë me parashikimin tuaj astrologjik.

1 comment

    Jeni shumë e mirë! Sa i bukur parashikimi për ♋️ me zir po pres për ndryshimin në punë 🙏🤗
    Faleminderit!

Comments are closed.

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping