Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Shtator vlen për njerëzit që kanë Diellin në Dash, Hënën në shenjën e Dashit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Dashit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qiellore të momentit të lindjes suaj, mund të klikoni në këtë program online: Birth Chart Calculator
♈︎ Shtatori dhe Tetori do jenë muaj kryesisht të qetë apo pa shumë dinamikë ngjarjesh kozmike. Në muajin Nëntor energjia do jetë më intensive por tani për tani, duhet të shijoni qetësinë aktuale. Afërdita do jetë në një shenjë ku nuk ndjehet rehat dhe na bën më dyshues, më skeptikë dhe mosbesues. Mund të vendosim të presim raportet me shumë njerëz, të shkëputemi nga rrethet sociale (nëse s’e keni bërë akoma) ose thjesht të ftoheni me njerëzit.
Aktiviteti më i rëndësishëm për ju gjatë pjesës më të madhe të Shtatorit do jetë puna. Shumë punë, iniciativa, punë e re, aplikime të reja, ndryshime, shumë detyra për të përfunduar. Do jeni shumë më të fokusuar në projekte profesionale por gjithashtu do e gjeni veten duke bërë më shumë punë shtëpie; duke pastruar më shumë, duke rregulluar gjëra të cilave ia keni shtyrë rregullimin. Marsi do ju shtyjë që të filloni bashkëpunime me njerëz; do shikoni se si do rritet ndërveprimi juaj me njerëz; do keni më shumë njerëz në ambjentin tuaj. Partneri ose partnerja juaj, do bëhet shumë më i gatshëm për iniciative, do jetë shumë më aktiv. Për shkak të planetit Mars këtë muaj gjithashtu, nga mesi i muajit (sdiomos) do dalloni se po tërhiqni njerëz që janë më pak të gatshëm për të bërë kompromis dhe edhe sjellja juaj do jetë e tillë; dominante mbi të tjerët. Forca juaj më e madhe motivuese do vijë prej të tjerëve dhe edhe pse kjo mund t’ju bëjë të ndjeheni të frustruar fillimisht, kjo do ju bëjë mirë në afatgjatë sepse njerëzit do ju shtyjnë që të mësoni gjëra të reja dhe të bëheni më të aftë. Mund të arrini shumë projekte dhe të keni bashkëpunime shumë të mira me njerëzit. Mund të bëni fushata agresive marketingu, të shisni shumë; nëse keni biznesin tuaj ose nëse merreni me shitje.
“Dokumento momentet kur ndjehesh më i dashuruar me veten ; çfarë po vesh, me kë je, çfarë po bën. Rikrijo dhe përsërit.”
– Warsan Shire
Kur vjen puna tek marrëdhëniet; ju këshillohet që këtë muaj të tregoheni më pak dominantë dhe me afër njëri-tjetrit; fizikisht dhe mendërisht. Ky është një muaj gjatë të cilit do lëvizni shumë dhe është shumë e rëndësishme që të jeni aktivë fizikisht.
Mund të fitoni më shumë para dhe më shumë mbështetje prej të tjerëve; mbështetje financiare dhe emocionale. Këtë muaj duhet të merrni më shumë në konsideratë nevojat e të tjerëve. Nëse nuk e bëni këtë gjë, nëse nuk mendoni dhe për kohën e të tjerëve, kjo mund t’ju kthehet mbrapsht në një mënyrë a një tjetër. Afërdita do shtyjë disa prej jush që të keni raporte të cilat i mbani të fshehura apo shumë private.
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik klikoni në: Harta Astrologjike
Për porosi për librin klikoni në: Ajlen – Libri roman
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike