Parashikimi është i përgjithshëm dhe mund të mos i përshtatet që të gjithëve prej jush. Ky interpretim planetar i muajit Shtator vlen për njerëzit që kanë Diellin në Shigjetar, Hënën në shenjën e Shigjetarit, dhe sidomos për ata që kanë ashendenten në shenjën e Shigjetarit. Për të gjetur shenjat e këtyre 3 pozicioneve qielloretë momentit të lindjes suaj, mund të përdorni këtë program online: Birth Chart Calculator
♐︎ Ky muaj fillon në mënyrë shumë aktive për ju. Marsi dhe Jupiteri janë në fushën e karrierës suaj këtë periudhë dhe prandaj karriera juaj do ketë shumë ndryshime, do keni njerëz me autoritet dhe dominantë pranë vetes. Këta njerëz do ju presionojnë me më shumë kërkesa dhe përgjegjësi. Do keni dëshirën për të filluar diçka të re; karrierë të re, punë të re, projekt të ri.
Mund të shkëlqeni shumë dhe të arrini shumë. Gjithashtu është një periudhë gjatë të cilës mund të ndjeni shumë frymëzim për tu marrë me projekte të reja e për të tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve të rëndësishëm. Deri më datë 15 mund të ndjeni më sumë presion prej përgjegjësive. Pjesa e parë e muajit është periudhë e mirë për të aplikuar për punë e për të parë mundësi të ndryshme karriere për veten. Do ju vijnë disa ide mbi se si të fitoni më shumë financiarisht, nëse keni një biznes që ndikohet nga numri i njerëzve që ju ndjek në mendia sociale, numri i njerëzve që ndjek ju apo biznesin tuaj, do rritet. Do ju vijnë edhe më shumë ide. Do jetë periudhë shumë e mirë për të kërkuar për punë, për të bërë intervista e për të lënë përshtypje shumë të mirë, veçanërisht nga fillimi i muajit e deri më datën 22 shtator.
Në pjesën e dytë të muajit, kur të fillojë sezoni i Peshores, për ju do jetë periudhë fantastike që të arrini shumë dhe shumë shpejt. Do merreni me një projekt të rëndësishëm. Do ju rritet dëshira për tu lodhur me njerëz të cilët mendojnë në një mënyrë të ngjashme me tuajën. Do e dalloni që tërhiqni më shumë nejrëz të ngjashëm me veten gjatë kësaj periudhe. Qëllimet tuaja në karrierë do mbështeten prej shumë njerëzve. Në shtator e tetor do lidheni më shumë me njerëzit që janë vërtetë të ngjashëm me ju e që meritojnë një vend në jetën tuaj, dhe do largoheni nga ata që nuk janë në të njejtin nivel apo që nuk ndajnë të njejtën filozofi me ju.
“Ndoshta kështu ndjehem si një gjë brenda, një gjë jashtë dhe unë në mes. Ndoshta kjo jam; gjëja që ndan botën në dy. Nga njëra anë e jashtmja, nga ana tjetër e brendshmja, që mund të jetë e hollë sa një petë. S’jam as njëra as tjetra, jam në mes, jam pjesëza, kam dy sipërfaqe dhe s’kam trashësi. Ndoshta kështu ndjehem, një daulle e veshit; nga njëra anë mendja, nga ana tjetër bota, dhe unë s’i përkas asnjërës.”
Samuel Beckett
Nëse keni biznesin tuaj apo rrjetin tuaj social ku ndiqeni prej shumë njerëzve, brenda fundit të muajit mund të dëshironi që të afroheni më shumë më njerëzit që u ndjekin por gjithashtu të bëni një lloj ndarjeje për tu siguruar se ndiqeni nga një lloj i caktuar njerëzish. Mund të fitoni shumë nëse investoni në një fushatë të mirë marketingu për punën tuaj; kështu që investoni në cilësi dhe në përhapje lajmi.
Mërkuri do ju shtyjë që të bëni negociata për të marrë atë që doni. do tregoheni shumë këmbëngulës për të marrë atë që doni.
Në shtator do flini shumë gjumë dhe gjithashtu do keni më shumë eksperienca private ose më shumë takime romantike se zakonisht. Gjithashtu mund të shkoni në një spa ose në një vend tjetër ku mund të izoloheni për t’i kushtuar kohë vetes. Disa prej jush po i përkushtohen mësimit të një gjuhe të re ose në përgjithësi po lexoni më shumë për të mësuar më shumë. nëse doni që të mësoni diçka të re; ju sugjerohet që ta bëni sepse është pjesë e rrugës që duhet të përshkoni për të arritur aty ku doni të arrini.
Qiell të Mbarë.
Për porosi për Parashikim Personal Astrologjik klikoni në: Harta Astrologjike
Për porosi për librin klikoni në: Ajlen – Libri roman
Kontakt në Instagram: @hartastrologjike