Libri Ajlen

12

Librin e gjeni gjithashtu në amazon në versionin anglisht: Ayelen, Esmeralda Petrela 

Njëherë të kam vrarë, tani më mbetet të të shpëtoj.” 🕯

Historia nis në një vend ndryshe prej tokës që njohim, me personazhe mbinjerzorë të një kohe të largët që jetojnë histori aktuale. Më pas ngjarjet zhvillohen në Egjiptin e lashtë dhe zhvendosen në Amerikën moderne. Irealja shkrihet me realen. E shkuara me të tashmen. Ajlen është ajo që lëndon e shpëton e që mbi të gjitha ka kujtime të rëndësishme për të gjithë njerëzit përreth. Kërkimi për përgjigjen e kush është Ajlen të çon në zbërthimin e çeshtjeve të tjera.

Çfarë fshehin arkeologët?
Çfarë ka frymëzuar adhurimi ndaj Diellit dhe dymbëdhjetë shenjave rreth tij?

Personazhet futen brenda teje, figura e secilit rritet dhe evolon me rrjedhën e ngjarjeve.

Misticizëm, okult, guxim.

Botime Dudaj
Faqe: 328

Subtotal:

Add-ons total:

Total:

Category:

Description

“Ishte fillimi i viteve njëzet, kur arkeologu anglez, i panjohur deri në atë çast, Jan Hiçens gjeti një ndërtim të vjetër në një zonë shumë të largët nga qyteti i shkretuar i Memfisit. Për habinë e tij, dikur egjiptianët e lashtë ndërtonin një tempull larg çdo vendi, çdo qyteti të gjetur deri në atë çast.

Jani kishte ardhur si ndihmësi i arkeologut që kishte nisur ekspeditën dhe ishte rastësi fatlume për një njeri të dalluar veçanërisht si i shpërqendruar, që të kalonte i pari dhe me nxitim në drejtim të tempullit. Diçka i thoshte të ecte diku ndryshe prej atyre që kishte ndier një përbuzje të ndërsjellë.

E ndiente se të gjithë e shikonin si një llafazan të bezdisshëm, një amator të cilit nuk i kishte takuar vërtet që të bëhej pjesë e këtij grupi kërkuesish. Ishte ditë e nxehtë korriku, por në ajrin e thatë të shkretëtirës trupi nuk i djersinte shumë.

Jani u fut i vetëm në tempull me vrap dhe u mahnit nga gjendja e ndërtesës dhe nga shkrimet e shumta në mur. Ato që e lanë pothuajse pa frymë amatorin fatlum ishin papiruset me shënimet autentike të ruajtura me kujdes për shekuj të tërë.

Në mure përsëriteshin simbolet e planetëve, që nga Dielli e deri te Saturni, dhe ato të katër elementeve të natyrës. “Gjeta një thesar!”, bërtiti dhe shtrëngoi grushtin i gëzuar. Dikur, tempulli kishte qenë përgjithësisht i bardhë dhe ndërkohë që shikonte i habitur muret, i ra përtokë një mollë e kuqe që mbante në xhepin e vogël të xhaketës.

Në përpjekje për të kapur mollën, e cila ra pak shkallë më poshtë në anën e majtë të tempullit, gjeti hyrjen e një dhome të nëndheshme. U fut në atë dhomë ku ajri ishte shumë i rëndë dhe gjeti tre trupa.”

Additional information

Ngjyra

Deep Dark Blue, Gold Black, Gold White

Shopping cart

0
image/svg+xml

No products in the cart.

Continue Shopping